e mërkurë, nëntor 01, 2006

Fadil Demaku











Abria e stinës së armëve

(Botim i autorit)























Virgjinia, USA , Shtator 2004

















Nënës Rabë dhe babë Ramizit, që më dhanë jetën

Njerëzve të vendlindjës sime,

gjaku i të cilëve na e bëri më të lehtë këtë jetë

dhe para të cilëve përkulem gjithëmonë me admirim.




Autori































Në vend të hyrjës





Gjatë luftës në Kosovë vetëm dy gjëra kisha që më përcollën deri në fund të saj; dy bombat që i ruaja me kujdes deri në momentin, kur nga maja e Lubotenit po kaloja kufirin për në Maqedoni dhe një gjysëmfletore me një laps, në të cilën sa herë kisha kohë regjistroja përjetimet më të rëndëshishme të ditës. Bombat i kisha për të ruajtur qenjën time fizike nga thikat serbe, natyrishtë jo nga plumbat dhe granatat, ndërsa fletorën për të ruajtur kronologjinë e ngjarjeve, të cilave mund t’u vënin pluhurin e harresës ngjarjet e reja, me vrazhdësinë e tyre shumëherë më të madhe se të të parave.Luftën e përjetuam të gjithë, kush më pak e kush më shumë. Dikush në front e tjerët në prapavijë. Unë, nga prapavia, që nuk ishte edhe aq e lehtë, atëherë kur nuk kishe çka t’u afroje mijëra njerëzve që kërkonin ndihmë, nganjëherë gjeja kohë edhe për të regjistruar përjetimet e ditës. Pata bërë edhe një inçizim me kamerë të Abrisë së djegur dhe shkatërruar pas ofenzivës së parë, por mjerishtë gjatë një tërheqje të shpejtë e harrova në shtëpi dhe nuk e gjeta më kurrë, sepse shtëpia ishte djegur, për të dytën herë e bashkë me të edhe videokaseta në fjalë. Në Këshillin e Emergjencës të Abrisë së Epërme, të formuar gjatë luftës dhe selinë e Shoqatës Humanitare “Nëna Tereze”, kishim mbajtur edhe një fletore, në të cilën regjistronim betejat që zhvilloheshin ato ditë nëpër Drenicë, por edhe ajo përjetoi fatin e videokasetës, ngase ngeli e mbyllur në lokalet e Këshillit të Emergjencës, i cili jo vetëm që ishte djegur, por granatat i kishin hapur edhe dhjetëra dritare të reja në muret , tashmë gjysëmtërrënuara.Tash, pas shtatë vitesh këtu në Amerikë, ende e ruaj gjysëmfletoren time, si thesarin më të çmueshëm të jetës. E dij nuk do ta kem lehtë të bëj ndonjë seleksionim adekuat të ngjarjeve më të rëndësishme, sepse kur realiteti mund imagjinatën e ke të vështirë të organizosh një libër të një niveli të lartë. Mbi të gjitha do të bëj përpjekje të përkujtoj edhe njëherë emrat e bashkëfshatarëve të mi, të cilët me gjakun e tyre ujitën të ardhmën e Kosovës.Një ndihmë të madhe më bëri vëllau, Iliri Demaku inxh.i dip. i kimisë , duke mbledhur të dhënat dhe fotografi të martirëve të lirisë nga Abria e Epërme, pastaj Hamdi Kurtaj, Jakup Hysenaj, Ymer Deliu, Zeçir Demaku, me fletët e shkëputura nga ditari i tyre i luftës. Poashtu falenderoj edhe Ismail Hotin, arsimtar i Gjuhës shqipe në shkollën fillore "Shotë Galica" për tekstet rreth Fehmi Demiqit dhe nënë Shehide Hysanjt.

Veçanarishtë, përshëndes Zotin Bahri Ramadani, koleg nga Bordi Drejtues i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane të zotit DioGuardi, për ndihmën materiale në botimin e këtij libri, por edhe kontributin e madh në kultivimin e traditës, kulturës dhe qenjës sonë kombëtare në Amerikë.

Nuk përjashtohet mundësia të kem harruar dikend pa e regjistruar, sidomos nga ato familje të Abrisë, që nuk jetojnë më në Abri. Këtë nuk do ta dëshiroja kurrë, sepse martirët kanë vetëm një emër - vetëm një parti.

Partia e tyre është Kosova!



Autori





Abria e Xhemail Abrisë









Abria është ndër fshatrat me territor më të madh në Drenicë dhe gjendet në brigjet që ndajnë rrafshin e Dukagjinit me rrafshnaltën e Drenicës, në trekëndëshin e territorit të komunave: Klinë, Skënderaj dhe Drenas. Abria është ndarë në dy pjesë dhe bashkon territoret e komunave që tërsisht i takojnë regjionit të Drenicës; Drenasin dhe Skënderajn. Më vjen shumë keq, që me këtë rast do të përqendrohem vetëm në territorin e Abrisë, që i takon Drenasit, ndërsa edhe nga gjaku ashtu si edhe nga emri ato janë të pandashme.Emri Abri daton dikund para pesë-gjashtë shekujsh. Në një hartë të vjetër të Perandorisë Osmane, e cila rreth pesë shekujsh kishte sunduar në këto troje, ishte gjetur edhe emri i fshatit tonë. Gojdhënat flasin për afërsinë tonë fisnore dhe të gjakut me Prekazin dhe Lutogllavën, ku ishin vendosur dy vëllazërit tjerë, nga tre sa kishin ardhur nga Kuçi, afër Podgoricës së Malit të Zi. Natyrishtë, njëri nga të tre vëllazërit ishte vendosur në brigjet e sotme të Abrisë, për t'u ikur vërshimeve dhe përmbytjeve të ujit, duke vënë themelet e Abrisë së Madhe dikur, sot të Epërme. Përhapja dhe zhvillimi i mëvonshëm i popullatës nga kjo familje imponoi zgjerimin e saj edhe në territorin e sotëm të Abrisë së Ultë, apo e Vogël siq e kishin quajtur dikur si dhe Murgës.
Kur përmendet emri i Abrisë, kudo në Kosovë dhe më gjërë, menjëherë përkujtohet plaku i urtë dhe i mençur, Xhemajl Abria. Xhemail Abria me urtësinë dhe mençurinë e tij la gjurmë të pashlyeshme nëpër kullat shqiptare, atëbotë kur kullat tona ishin shkolla, fushëbetja ku matej burrëria e mençuria popullore, ishin gjykatore dhe drejtësia e tyre ishte më e fuqishme se ligjet e pushteteve antipopullore në këto treva...Shqiptari gjithëmonë kishte pushtetin paralel- pushtetin e kullave, të cilin me mjeshtëri politike do ta aplikoi Lëvizja Demokratike Shqiptare në Kosovë, në krye me Dr. Ibrahim Rugovën, si opozita e parë kundër regjimit të egër Millosheviqian, që po përhapej si sëmundje, duke trazuar gjithë ballkanin.

Nuk ka qenë turp kurrë për shqiptarin të dënohet nga gjykatat e pushteteve antipopullore, por ka qenë turp të dënohet nga pleqtë dhe kulla. E Xhemajl Abria ishte "kryeplaku" i kullave shqiptare dhe fjala e tij ishte gur i madh në kalanë e drejtësisë së kullave shqiptare të fundshekullit të nëntëmbëdhjetë.Ata që kanë lexuar librin e Anton Çetës : "Tregime popullore nga Drenica" në dy vëllime, mund të mësojnë më së miri se cili ishte në të vërtetë Xhemajl Abria, që me mendjemprehtësinë e tij ishte i gatshëm në çdo moment të gjykonte drejt dhe të jepte përgjigjën më adekuate edhe në situata, për të tjerët, pa shtekdalje.Edhe pas një shekulli ruhen të freskëta fjalët e tij dhe nuk mund të imagjinohet një qëndrim i denjë e burrëror në kullat shqiptare, nëse nuk ke sadopak njohuri mbi filozofinë tonë popullore të prodhuar nëpër kulla, ku Xhemajl Abria del në rolin e kryefilozofit.Atij nuk i ishte dhënë kurrë respekti që e meritonte, ngase shqiptarët nuk patën kurrë pushtetin e vet popullor, madje as gjatë periudhës së rrejshme të vetçeverisjës socilaiste, e cila në fakt dukej sikur Kosovës i kishte krijuar kushte për vetudhëheqje, por që kjo vetudhëheqje ishte në shërbim të ideologjive joshqiptare.Në fillimet e viteve të nëntëdhjeta, kur Kosova e para po i kundërvëhej kësaj ideologjie, përmes Lëvizjës së parë Demokratike në ish Jugosllavi, edhepse ishte ndrydhur si kurrë më parë nga regjimi i Serbisë, u thyen prangat ideologjike dhe shumë figura të mëdha kombëtare dolën në dritën e ndaluar për vite të tëra. Kështu, në Abri themeluam Shoqërinë Kulturore, të cilën e pagëzuam me emrin e plakut Xhemajl Abria. Kjo shoqëri do të veprojë deri në prag të luftës në Kosovë, duke shfaqur shumë koncerte nëpër fshatra të ndryshme të Drenicës, atje ku dora serbe nuk mund të përzihej ende. Formimi i kësaj Shoqërie dhe organizinmi i një orkestri kompakt muzikor, bëri që pastaj interesimi i të rinjëve të jetë shumë i madh për t'u aktivzuar në këtë shoqëri. Aty u zbuluan edhe talentë të rinjë. Lindi një këngëtare e re, nxënëse e klasës së pestë fillore, atëbotë, Afërdita Demaku. Lindi Halit Gashi, djaloshi që më këmbë vinte nga Qabiçi (fshat në komunën e Klinës) vetëm për të provuar të këndoj.Afërdita është motra ime dhe asnjëherë nuk do të më shkonte mendja se ajo mund të bëhej një këngëtare e dalluar, sikur të mos provonim zbulimin e talentëve të rinj në këtë shoqëri kulturore. Ishte e vogël, por që në koncertet e para pushtoi publikun e fshatrave përreth. Edhe në koncertet ku morën pjesë këngëtarë të shquar të këngës sonë popullore, ajo përvetësonte simpatinë e publikut dhe nuk ka ndodhur të jetë kthyer në vend me vetëm një këngë, sepse publiku e kërkonte...Pastaj Haliti, djaloshi i turpshëm, që mezi kishte pranuar të provojë zërin e tij, në dy-tri ushtrimet e para të mbajtura edhepse për këtë qëllim kishte ardhur dhe atë në këmbë, duke kaluar dhjetëra kilometra nga fshati i tij. Një ditë, pas shumë lutjeve, "e bëri zemrën dushk" dhe ia nisi një kënge. Ai kishte zë bilbili...Tash Afërdita dhe Haliti janë emra të njohur të këngës shqipe në Kosovë.

Abria kishte nisur një zhvillim më të hovshëm kulturor e arsimor , ashtu si edhe gjithë Kosova, pas Kushtetutës jugosllave të vitit 1974, në të cilën Kosovës iu sigurua një autonomi e plotë në organizimin politik (?), arsimor dhe kulturor, edhepse edhe më heret kishin filluar shenjat e para drejt një jete të qytetëruar.

Kuadrot e para të mësuesve dhe intelektualeve të vjetër si Halil Hajdaraj, Aziz Demaku , Lah dhe Hetem Demiqi,Bajram Demiqi, Xhemail Bajrami- mesues dhe intelektual i shquar...pastaj Daut Demaku, i cili sot njihet njëri ndër krjiuesit më të shquar të kësaj treve, veprat e të cilit janë të mirënjohura për lexuesin kosovar, kishin punuar me përkushtim për një të nesërme më të bardhë të Abrisë.Abria nis rrugën e mbarë.Gjeneratat e para të mësuesve plotësojnë nevojat në tërësi të shkollës fillore, e cila pastaj do të pavarësohet nga shkolla "Zenel Hajdini" e Tërstenikut, duke marrë emrin e ri Shkolla Fillore "Shotë Galica"... Vlen të pë rmenden edhe më suesit nga fshati Të rdevc, të cilit i shë rbeu, gjithashtu kjo shkollë ; Avdi , Daut dhe Isak Halilaj…

Në shtegtimet e zhvillimit të Abrisë do të ecin pastaj Rrahim Demiqi, që bashkë me Aziz Demakun janë juristët e parë të diplomuar nga Abria.

Pastaj Dibran Demaku dhe shumë emra të rinj që me diplomat e fakulteteve të Universitetit të Prishtinës do t'i hapin dyertë Abrisë drejt botës së qytetëruar. Aza, Halime dhe Feride Demaku janë vajzat e para që mësyen rrugën e shkollimit nga gjenerata e parë , e shkollë s së plotë fillore “Shote Galica”, drejt së cilës pastaj udhëtuan me të madhe vashat e kësaj lagje. Ishte dikund viti 1968, kur ato kapërcyen pragun e errësirës dhe padrejtësisë ndaj femrës shqiptare. Pas katër vitesh të njejtën gjë do ta bëj në lagjën e Xhemajlajve, Sofie Xhemajlaj.

Nga familja e Xhemajl Abrisë, sërish hapet dritarja e diturisë- tash e emancipimit të femrës së kësaj lagjeje.Shumë nxë në s nga gjenerata e parë pastaj do të kthehen si më sues në kë të shkollë , si Aza, Shyqiri dhe Sokol Demaku, Ismet Halilaj , Nuredin Ramaj etj.

Abria e Epërme , në fillim të viteve të nëntëdhjeta kishte rreth 2050 banorë, sipas disa regjistrimeve që i kishim bërë në Degën e LDK të fshatit. Ishte periudha kur Kosova në tërësi ishte në këmbë kundër pushtimit klasik serb, që kishte kapluar trojet tona.

Ndër fshatrat e para që forcat e deriatëhershme "socialiste" që vepronin në fshatra do t'i transferoi në Lëvizjen e re Demokratike të Kosovës në Drenicë, pa dyshim ishte Abria e Epërme, duke themeluar Degën e LDK-së bashkë me fshatin fqinj Tërdecin.

Një meritë të madhe në përgatitjen e këtij "revolucioni demokratik" në Abri kishte Sejdi Demaku dhe Halil Xhekaj, i cili ato ditë kishte ardhur nga Australia bashkë me familje.Udhëheqës i Degës së LDK-së u zgjodha unë, edhepse isha i ngarkuar me detyrë të rënd atëbotë, në krye të gazetës së studentëve të UP-së "Bota e Re", që tashmë ishte dëshmuar haptasi kundër regjimit të egër serb e veqmas "piunëve" të tij në Kosovë.Gazetat me renome, jashtë Kosovës e Serbisë shkruanin se "Bota e Re" dridhi themelet e regjimit komunist të Beogradit, pas përkrahjes së fuqishme të kërkesave të minatorëve të "Trepçës", që po qëndronin të mbyllur nëpër zgafella.

"Mbeturinat" e fundit komuniste që ende kishin ngelur në komunën e Gllogocit u kthyen duarthatë nga Abria e Epërme atë ditë!

Një frymë e re uniteti kishte përshkuar gjithë Kosovën e fillimit të viteve të nëntëdhjeta. Egërsia e regjimit komunist serb e bënte edhe më të fortë këtë unitet ndërshqiptar.

Të gjithë ishim një grusht i vetëm, një Lëvizje e vetme popullore kundër pushtimit barbar serb.

Aksioni i atyre ditëve rreth pajtimit të gjaqeve që kishte përshkuar gjithë Kosovën do të kurorëzohet, në qershorin e vitit 1991, me një tubim të madh popullor , në Fushë të Lulave, në të cilin Abria dhe Tërdeci (tash Grykasi) do të pajtojnë të gjitha gjaqet dhe ngatërresat mes banorëve të tyre. Kontributi më i madh në këtë drejtim erdhi, prap nga familja e Xhemajl Abrisë dhe stërnipi i Xhemajlit, Vesel Xhemajlaj,i cili i priu Këshillit për pajtimin e xhaqeve në këto fshatra

Kjo ishte edhe një formë e rezistencës ndaj okupatorit serb, që atëbotë po përgatitej për një pushtet jetëgjatë në Kosovë, por kësaj radhe pa shqiptarë, ose edhe me ndonjë shqiptar të vetëm.

Abria njihet edhe nga luftë rat e Azem Bejtë s, ku kishte nisur betejë n kundë r bullgarë ve, që mbanin territorin e Abrisë dhe veç mas me luftë tarin e shquar të kë saj ane gjatë Luftë s së Dytë Botë rore, Selman Demiqin, mbi të cilin do të lexoni më shumë në studimet e historianit Dr.Islam Dobra, mbi Rezistencë n në Drenicë gjatë asaj periudhe. Ai atje ka botuar edhe një poezi, të recituar nga Xhevat Demaku, tash dë shmor i Abrisë . Poezia ishte e imja por edhe ajo do të përjetojë fatin e shumë vargjeve të mia, të cilat ngjashëm si Islam Dobra do ti publikojnë si anonime, ata që nuk njohin dhe respektojnë të drejten e autorësisë në krijimet artstike…apo për hirë të politikave aktuale nuk publikojnë emrin e autorit, siq do të veproi edhe vet djali i Selmanit, Adem Demiqi që shumë kohë më ishte lutur t'i shkruaja nje tekst kenge per babanë.



















Abria e Adem Jasharit









-Fletë të shkëputura nga ditari im i luftës



Pas masakrës së Likoshanit dhe qëndresës heroike të Jasharajve në Prekaz të Ultë, të cilët sakrifikuan gjithë çfarë kishin për lirinë e atdheut, Drenica po udhëtonte drejt një faze të re , në konfliktin e vjetër serbo-shqiptar.Adem dhe Hamzë Jashari nisin jetën e re në Legjendat shqiptare…Abria e 6 marsit 1998, një ditë pas rezistencës së Jasharajve, do të agoi me djelmoshat e parë të uniformuar, që do t’i ndërrojnë rrjedhën robërisë dhjetëvjeçare, që Serbia po ushtronte mbi Kosovën.. Ishin këta vëllazërit Jahir, Fadil, Zeçir dhe Xhevat Haxhi Demaku, pastaj Isë, Muharrem, Valdet dhe Ymer Xhemajlaj, Musli dhe Zenë Nebih Demaku, Bedri Demaku. Bashkë me këtë grup po vepronte edhe Rasim Kiçina, të prirë nga Musë Jashari i Prekazit të Ultë…

Rasim Kiçina ishte ushtari i parë që takova në uniformë. Ishte i qetë, i buzëqeshur, i afërt dhe mjaft i dashur për të gjithë, i guximshëm dhe fisnik. Kisha dëgjuar për të edhe më parë, por nuk e kam njohur…Si nxënës kishte grushtuar një polic serb që po maltretonte shokët e tij në tren…dhe pastaj kishte këcryer nga treni. Ai më njohu që në takimin e parë. Sigurisht kishim udhëtuar shpesh nga stacioni i Baicës me tren në drejtimin e njejtë për në shkollë të mesme në Gllogovc, ku unë punoja atëbotë…

Nëse ndonjëherë kam pyetur vetveten se cili mund të jetë në radhën e ushtarëve tanë të lirisë nga fshati ynë, gjithëmonë përgjigjen e kam gjetur vetëm te Muharrem Xhemajlaj, një djal i ri shtashkurtër, por tejet i guximshëm, i cili aktivitetin e tij në Këshillin për Liri dhe të Drejta të Njeriut në Gllogovc nuk e ndali, as atëherë kur represioni mbi aktivistët në fshat ishte shtuar mjaft dhe kërcnimet e pushtetit policor serb na vinin nga të gjitha drejtimet . Respektin që kisha për guximin e tij, një ish shoku im i klasës do të ma shfrytëzoj me qëllim që të më kompremetoj publikishtë, atëherë kur sytë e popullit të shtypur ishin drejtuar kah Prekazi dhe veprimtaria ende ilegale e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe atë, në stacionin e autobusëve në Drenas, para nxënësve të mi kishte thirrur:“ Profesori, Fadil Demaku ka informuar policinë serbe se Muahrrem Xhemajlaj është pjestar i UÇK-së“. Shpresoj se asnjëri nga nxënësit e mi nuk do t'i ketë besuar një shpifjeje të tillë. Le të ngelet në ndërgjegjen e tij, nëse ka dhe atyre që e mësuan të veprojë kështu. E gjithë kjo në kohën, kur UDB-ja serbe nga ana tjetër më dërgonte një misionar, "një ish mikun tim" nga Sarajeva, që më vjen “mysafirë” për tri netë rrjesht , Dervish Hallaqi, përmes së cilit më kërcnohej me vdekje për veprimtarinë time kombëtare dhe punën në shkollë "ilegale" shqipe…



Xheva dhe Fehmiu sot- Shota dhe Azemi dje…



Kulla e Haxhi Zeçir Demakut shpejt do të shëndrrohet në Qendër Rekrutimi të emrave më të shquar të kësaj lëvizje, dëshmorëve: Bekim Berisha ( i njohur si AB-eja), Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Besim Mala (murrizi), Shkupi… Çdo ditë e re sillte fytyra të reja të uniformuara dhe të gatshme për luftë…Abria, gjithashtu ishte shëndrruar në një qendër të sigurtë për mijëra e mijëra banorë të rinj, që kishin vërshuar nga katundet e rrezikuara përreth Kijevës, Klinës, Skënderajt, Gllogocit (Drenasit të sotëm). Ndihma për luftëtarët dhe banorët e shumëfishuar të Abrisë vinin nga të katër anët e Kosovës (Theranda, Rahoveci, Prizreni... por edhe nga organizatat humanitare ndërkombëtare.Rezistenca e fortë e trimave tanë në Grykën e Llapushës bëri jehonë të madhe në opinionin botëror e sidomos në atë të vendit, duke thyer rezistencën paqësore e cila ngadalë po humbiste çdo kuptim. Nga ana tjetër i bëri me dije Serbisë se nuk ka të bëjë me një grup terroristësh, por me një popull të tërë, që kërkon liri dhe pavarësi…Në Grykën e Llapushës bjen dëshmori i parë Besim Daut Halilaj dhe varrimi i tij në Tërdevc shënon promovimin e parë publik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kisha përgatitur skenarin e këtij tubimi, madje dhe shumicën e diskutimeve dhe vargjeve që u lexuan atë ditë. Mijëra njerëz ishin mbledhur në Tërdevc nga të gjitha anët e Drenicës nga kurreshtja për të kontaktuar për herë të parë me ushtarët e Kosovës. Rreshtimi i parë publik i UÇK-së! Aty ishte edhe AB-ja. Shumë nga të pranishmit pastaj do të futën në këta rrjeshta…Ishin qindra nxënës të mi, që më vonë do t’i takoj të uniformuar nëpër pika të ndryshme, në roje të lirisë, anekënd Drenicës.Vjeshta e vitit 1998 ia përtriu gjëmët e vjetra Qyçaicës, e thirrja “O prite Azem Galicën o heheheeeeeeej!” do të marrë sërish jetë.Fehmi dhe Xhevë Lladrovci - ringjallje e Azem dhe Shotë Galicës!Mbi njëzetmijë trupa serbe të armatosur deri në dhëmbë, të shoqëruar me tanke, topa dhe artileri tjetër të rëndë, duke inkuadruar edhe helikopterët dhe avionët e luftës, do të mësyejnë Qyçavicën. Çeta e Fehmiut nuk dorëzohet. Popullata e strehuar në Fushë Mollë do të përjetojë tragjedi të ndryshme. Familja e Mahmut Xhemajlajt e strehuar atje ishte goditur nga një granatë prej së cilës do të ngelet i vdekur në vend vet Mahmuti dhe plagosen rënd mbesa dhe gruaja e tij.Gjëmët e Qyçavicës “ i përjetonte “ rënd Kosmaqi përballë!Ofanziva serbe mbi fshatrat përreth Qyçavicës, që kishte për qëllim definitivisht t’i fshijë ato nga hartat e mykura serbe, pas vete lente vetëm tymë, flakë e gërmadha shtëpish të rrënuara…dhe vdekje. Fehmiu kishte vendosur të vdes, por jo të dorëzohet apo tërhiqet nga vija e frontit. Xheva nuk dëshiron të përjetojë fatin e Shotës, pas rënjes së Azemit. Ajo don të vdes përkrah Azemit të saj, me syrin pishë dhe tytën e automatikut që godet pa mëshirë gjakësorët…

…ishim në një tubim në lagjën e Hajdarajve. Prisnim që të vinin edhe nga Shtabi i UÇK-së disa ushtarë të cilët kështu do të kontaktonin me popullin e Abrisë më për së afërmi dhe do të na ndihmonin në zgjedhjen e një konflikti të vogël që ishte shënuar aty rreth ndarjës së ndihmave humanitare. Lagja ishte mbledhur dhe kishim filluar bisedën spontanisht, derisa prisnim ushtarët.Pas pak një trokitje e fortë në derë dhe një trim shtathedhur dhe me qëndrim të ashpër prej luftëtari futet brenda.Ishte ftyrë e panjohur për të gjithë ne.Pas tij do të futet Musë Jashari, të cilin tashmë e njihte Abria, por pamja madhështore dhe e ashpër e luftëtarit të panjohur, sikur bëri përshtypje tek të gjithë pjesëmarrësit. Natyrisht edhe unë u gjenda në të njejtat pozita.Mbledhja kishte filluar dhe shumë shpejt trimi do të inkuadrohet në bisedë , fjalën e të cilit e prisnim me kurreshtje. Fjalët e tij të ëmbëla dhe të buta, sikur binin ndesh me qëndrimin e tij të ashpër e burrëror. Ishte i shkurtër në bisedë, por shumë konstruktiv dhe i vendosur…Luftëtarët dualën, duke kërkuar falje se i prisnin detyra të reja, ndërsa ne ngelëm duke pyetur njëri tjetrin kush mund të ishte ai kreshnik…Pas disa ditësh do të mësojmë se ishte Fehmi Lladrovci, që bashkë me gruan, Xhevën , kishin ardhur nga Kroacia, duke iu bashkangjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…E Xheva ishte gruaja e parë në uniformën ushtarake, që ato ditë lëvizte nëpër Abri…









Serbët më vranë njëqind herë, por …









Fati i Qyçavicës e prsite edhe Kosmaqin. Rënja heroike e Fehmiut dhe Xhevës kishte tërbuar bishat barabre serbe. Ofanzivën e nisur në Qyçavicë do ta vazhodjnë pastaj në anën tjetër të Drenicës. Ata, të vetdijshëm se forcat kryesore të ushatrëve tanë ishin përqendruar në Abri (të Epërmen dhe të Ultën), Likovc dhe Aqarevë, do të nisin forca të reja nga Skënderaj nga Veriu i këtyre fshatrave, pastaj nga Kieva (nga jugu) e poashtu edhe nga Klina drejt Aqarevës (perendimi), kurse nga lindja ishte nisur njësia e cila po kthehej nga Qyçavica nëpër Gllogovc dhe drejt Grykës së Baicës.Rrethim i hekurt!Të shtënat sa vinin e shtoheshin. Krismat e artilerisë serbe nuk kishin pushim. Ato degjoheshin nga të gjitha drejtimet. Ngadal po i afroheshin Abrisë.Bashkë me familje ishim në Domanek. Ngadal u tërhoqem rrënzë bjeshkës së Kosmaqit deri në Grykën e Elshanëve të Baicës. Rrugës deri në këtë grykë na përcollën minahedhësit dhe granatat serbe, që godisnin Kosmaqin përmbi nesh.Aty ishin grumbulluar banorët e fshatrave përreth: Krikovës, Domanekut, Baicës, Tërstenikut.I kaluam dy-tri netë derisa predhat e para ranë krejt pranë nesh dhe forcat serbe po kalonin hekurudhën duke u ngjitur ngadal drejt Baicës. Atëherë i ngarkova plaçkat dhe fëmijtë dhe u nisëm grykës përpjetë, duke kaluar në anën tjetër të Kosmaqit. Për fat nuk patëm ndonjë problem edhepse toka ishte lagur dhe mund të rreshqisnim e të mos ngjiteshim dot.Me ne ishte edhe Afrimi nga Vuqaku, një nip i Haxhi Demakut i cili do të na ndihmoi të kalojmë në Vuqak dhe të strehohemi në shtëpinë e tyre të rrënuar me themel. As këtu nuk do të qëndrojmë gjatë, sepse një njësi serbe tashmë i ishte afruar Negrovcit dhe Vuqakut dhe ne u detyruam të sërish të kërkojmë strehim në grykën e maleve, në perendim të Kosmaqit.Nata e 26 shtatorit do të na gjej të rrethuar plotësisht. Në mbrëmje serbët kishin depertuar, në përcjellje të artilerisë së rëndë, deri në maje të Kosmaqit. Britmat dhe thirrejt e tyre depërtonin thellë në luginën ku ishim strehuar. Terri jepte shpresa jete për të gjithë ata që do të përpiqen të shpërthejnë rrethimin. Unë nuk mund ta bëja këtë, sepse kisha fëmijtë e prindërit dhe ata nuk dinin të drejtonin traktorin. Do të duhej të isha pranë tyre. Edhepse i vetdijshëm se shumë lehtë do të pësoja, ngase ata kishin informata për angazhimin tim në Këshillin e Emergjencës në Abri, duke u kujdesur për mijëra e mijëra njerëz nga fshatrat e Klinës, Malishevës, Gllogovcit, Skënderajt…Sidomos pas tubimit të parë publik të UÇK-së, me rastin e varrimit të Besim Halilajt, ata ishin informuar se unë mund të isha një nga ideologët e kësaj lëvizje. Realiteti fliste ndryshe, por edhe unë kam hisen time në këtë atdhe(?! ) Për këtë dëshmojnë të gjithë ata që u zunë dhe u morën në pyetje nga Abria e Tërdevci, të cilëve policët serb u kishin treguar fotografinë time. I vetdijshëm për këtë edhe qëndrova me familjet e Vuçakut. Se kisha patur të drejtë dëshmojnë pastaj familjet e lagjës sime të cilat i kishin pyetur për mua dhe familjën time gjatë kësaj ofanzive…Bashkë me Aliun e tezës Zojë dhe Afrimin u zgjuam shumë heret dhe pa zbardhur dita u tërhoqëm larg familjeve, lartë mbi Lagjen e Tahirajve të Tërdevcit. Me ne ishin edhe dhjetëra djem të rinjë dhe prsinim çfarë do të ndodhte. Dikush lëshonte ndonjë mahi, sikur donte të na lehtësojë gjendjen në të cilën ndodheshim. Aliu mbante në dorë një pushkë automatike dhe nuk pranonte ta mësheh, siq kërkonin prej tij disa nga të pranishmit, ndërsa Afrimi mbante dy bomba. Dikund rreth orës tetë të mëngjesit do të fillojnë fishkëllimat e plumbave mbi kokat tona. Plumbat e tipit dum-dum, që kërcisnin për të dytën herë në kontakt me drunjtë mbi ne na hutuan. Më nuk dinim nga vinin krismat. Të hutuar kemi vrapuar në drejtime të ndryshme. Kam filluar të ngjitem shpatit, sikur desha t’u bëhem tamam metë e mirë frocave serbe të përqendruara përballë..Futem në një kaçubë që mezi mbulonte gjithë trupin tim . Aty do të ngelem pa lëvizur tetë orët e ardhshme - më të rëndat në jetën time dyzetvjeçare.Breshëritë e plumbave nuk kanë të ndalur. Çdo pëllambë e këtij bregu është goditur, përjashtuar këtë pjesë në të cilën kam zënë vend unë. As kokën nuk mund ta ngris dhe çdo moment pres ndonjë goditje. Pas një gjysmë ore dukej sikur pastruan terrenin dhe të trimëruar nga mjetet stimuluse, kriminelët do të futen nëpër mal. Heshtja e armëve filloi të zëvendësohet me thirrjet dhe kërcnimet e tyre. Diku nja njëzet metra nën mua dëgjova thirrjen e vrazhdë “Stoj”. Duket sikur kishin zënë dikend duke ikur dhe i morën automatikun nga dora.-Daj automat!-thirri çetniku me të njejtën vrazhdësi.E dëgjova tek e përgatiti për gjuajtje dhe zbrazi gjithë karikatorin. Plumbat do të fishkëllojnë mbi kokën time, por assesi të më godasin. Nuk mund ta merrja me mend çfare po ndodh, por isha i bindur plotësisht se kishin zënë Aliun, i vetmi që mbante automatik në krah. O zot, nuk kisha kohë të qaj për vrasjen e tij!-Shta!? I bombe?!- thirri sërish polici dhe shtoi:-Sad çu da ubijem nekoga tamo!Bomba eksplodoi krejt afër meje. Më tronditi, duke më ngritur peshë nga dheu, por nuk më goditi. Pastaj edhe një. Përseritje e së parës. Unë ende jam gjallë. Nuk ndjej dhembje askund. Nganjëherë marrë guxim të ngris kokën dhe të shikoj përreth, sepse në çdo moment prisja të më kapte për krahu ndonjëri nga kriminelët.Zërat përreth vazhdojnë, e unë, tash ndjehem si çdo kafshë tjetër që mund të vdes në secilin moment!

Vetëm në këto çaste njeriu e sheh se jeta nuk qenka asgjë…



Abria ishte bërë shkrumb e hi...









Ngadal pushojnë zërat nëpër bjeshkë dhe fillojnë goditjet me armët e rënda. Kjo dëshmonte se trupat serbe ishin larguar. Predhat korrin lisa dhe degët binin mbi mua dhe rreth meje. Një predhë u fut në dhe, mes këmbëve të mia. Më dridhi të tërin, por nuk më lëndoi. Goditjet vazhdojnë. Fishkëllima e granatave dhe minahedhësve , pastaj eksplodimet e fuqishme do të vazhdojnë deri në mbrëmje….

Dikur, rreth orës pesë në mbrëmje duket sikur po qetësohej. Kishin pushuar krismat dhe një zë sikur më troket në vesh. Ishte zëri i babait, pastaj një zë femre…O zot! Dukej, sikur zëri i Fetijës, shoqës sime…”Paskan dalur të më kërkojnë”, mendova me vete dhe prita edhe një copëherë të përseritej thirrja, por kot. Më kishin mashtruar veshët. Mendja më shkon tek fëmijët. Ka mundur t’u ndodh diçka. Ngritem në këmbë. Më nuk dij të frikësohem. Lëshohem teposhtë si i ç mendur, kapërcej lugje e brigje. E pashë Negrocin tek po digjej në flakë. I pashë tanket serbe të koncentruara nëpë r pikat kyçe, prej nga mund të përcillej çdo lëvizje nëpër malin e xhveshur, por unë nuk mund të ndalesha më. Me të perenduar arrita te familjet. Për habi, as një goditje, asnjë plumb snajperi…Sot, njëqind herë më kanë vrarë serbët, por zoti nuk e deshti vdekjën time!Personi i pare me të cilin do të takohem do të jetë tezja Zojë. Çka t’i them tash asaj, kur isha më se i bindur se Aliu ishte vrarë! Unë nuk dij ku gjeta forcë për ta qetësuar atë, që po qante pa nda, kur edhe vet isha i gatshëm të qaja për vrasjene tij. Ndoshta dita e sotme më kishte dhënë forcë. Nuk dij, vetëm e dij se tërë ditën isha në kufirin jetë-vdekje.Përveq babës askujt asnjë fjalë lidhur me Aliun.Një person gjysëm i uniformuar, po në uniformë të zezë serbe qëndronte vazhdimisht përballë meje dhe përcillte çdo lëvizje timen. Si duket ishte nga një familje “shqiptare” e Gllarevës e cila kishte luftuar kundër ushtarëve tanë dhe mbrohej nga tanket serbe. Flitej se në oborrin e shtëpisë së tij ishin stacionuar forca dhe artileri serbe..Ai ishte i çuditshëm dhe nuk më ndahej në asnjë moment. Dikush më pëshpëriti në vesh se ishte ndonjë spiun serb. Ai do të vazhdoi të më ndjek pas deri sa shkova në familje. Baba poashtu më dha shenjë të jem i kujdeshëm se dyshonte te ai person. Ai ishte paraqitur, sikur kishte humbur rrugën, por lëvizjet poshtë e naltë i kishin bërë të gjithë të dyshojnë në të. Më vonë kishte kërkuar pak ujë. I thash Blerinës, vajzës sime, ta shërbejë qenin me një gotë ujë. Ai nuk do të ndalet me një, por do të kërkoj edhe disa të tjera. Madje edhe gotën kur e ngriste të pijë nuk më ndante shikimin. Kjo po më bënte nervoz, por dita e sotme më kishtë mësuar të përmbahem. Më në fund ai do të më pyes për rrugën drejt Baicës.-Rruga për në Baicë është drejt , por shkijet i ke në maje të Kosomaqit dhe krahët me i pas nuk të lëshojnë të kalosh matanë!- i thash , sikur nuk po dyshoja asgjë tek ai.Ai do të nisej për te shokët e tij në maje të Kosmaqit, por ishte një shenjë se duhet të kisha kujdes këtë natë. Policia serbe nuk kishte kontrolluar familjet e vendosura në këtë grykë, madje as që ishin shfaqur aty.Ramë për të fjetur. Fëmijtë , si lepuj të trembur dhe të lodhur, menjëherë i zuri gjumi. Unë afrova pranë vetës sopatën, të vetmen armë që kisha me vete dhe mbylla sytë. Sapo më kishte zënë gjumi i parë, një shushurimë e kaçubave përmbi më zgjoi. Është për t’u habitur; dikur edhe topat nuk i dëgjoja kur flija e tash…ngadal shtrëngova sopatën pranë. Mora pozicionin e duhur që të mund ta përdorë atë me gjithë forcën që kisha, pa u diktuar. Kur zhurma po afrohej krejt pranë meje dhe zemra ndërron të rrahurat, unë jam i gatshëm ta qëlloj në lule të ballit. Një e kollitur e lehtë që e njoha më bëri të zëmbrapsem. Ishte babai tek po bënte roje përreth.Marrë frymë thellë, duke falenderuar zotin, që shpëtova pa bërë ndonjë marrëzi! Të nesërmen nuk u largova shumë nga familjet. Vetëm disa dhjetëra metra më lartë përcillja ngjarjet përreth. Kishin vazhduar gjuajtjet , por me një intenzitet më të ultë se ditën e kaluar.Kah mbrëmja kishin lajmëruar se duhej të tërhiqej popullata nga mali , sepse kishin vendosur të djegun e granatojnë gjithëçka. Njerëzit filluan të tërhiqen. Dikush tha se në dalje kontrolloheshin të gjithë.Çfarë rrebeshi kisha kaluar, e tash?! Duhej të dorëzohesh vetë për hirë të familjës. Kush do të drejtonte traktorin. Po qe se do të mbeteshin vetëm ata në mal, çfarë do të ndodhte me ta. Mora letërnjohtimin dhe e futa në xhep të këmishës i bindur se assesi nuk do t’u shpëtoja kthetrave serbe kësaj radhe.. U nisëm në kolonën e automjeteve të mbushura përplotë gra e fëmijë, që çonte drejt Vuqakut. Në hyrje të fshatit ishin përqendruar autoblinda dhe tanket serbe dhe qindra policë përreth. Unë mdërroj drejtimin dhe nisem një rrugice që shkonte drejt grykës ku ishin vendosur familjet e fshatit tonë. Delja që ndahet e ha ujku thonë dhe i vetdijshëm prisja të më qëllojnë nga pozicioni i tyre. Asnjë reagim. Pak pa dalur në rrugën kryesore Vuqak-Tërdevc, krejt pranë meje kaloi një xhip i mbushur policë. As ata nuk më ndalen. Më nuk dija të frikësohem. Shkova drejt te familjet e Abrisë, të cilat kishin përjetuar gjëra të tmerrshme. Ishin rrahur, plaçkitur, maltretuar për dy ditë me radhë. Si duket grupi i policëve që i takuam në rrugë ishte ai që kishte kryer këto veprime dhe u ishte kërcnuar se do të ktheheshin së shpejti.Sapo më panë bashkëfshatarët e mi më udhëzuan të tërhiqem menjëherë sepse ata do të kthehen së shpejti. “Pse erdhe këtu ata të kanë kërkuar kudo”, më thanë. Më udhëzuan të iku e fshihem menjëherë. Maltretimet ishin ende të freskëta. Unë u thash se ata po tërhiqeshin dhe se nuk kam ku të shkoj. Këtu me ju do ta kaloj këtë natë e nesër, ditë e re- fat i ri. Mund të kthehemi në shtëpitë tona, nëse ka ngelur diçka atje…



Dua të vdes si Adem Jasharithirri fort Afrim Hajdari...



Gjithë natën na shoqëruan rrebeshe shiu, sikur pastronin gjurmët e krimeve të shkaktuara nga bishat serbe.

Mezi arritëm të përgatisim traktorin për t’u nisur për në shtëpi. Bateria i kishte rënë në zero dhe vetëm me ndihmën e Bujarit që më tërhiqte me traktorin e tij arritëm më në fund ta ndezim dhe përgatitemi për rrugë. Dikush më dha një lajm të cilin nuk desha ta marrë si të saktë, por…Dyshohej se janë vrarë Vesel Demaku, Valdet Xhemajlaj dhe Afrim Hajdari. Me Bujarin, djalin e Veselit kishim ngrënë së bashku kafjall dhe përgatiteshim për nisje, por nuk guxova t’i jap asnjë shenjë se dija diçka lidhur me këtë, ngase as vetë nuk mund të besoja të ketë ndodhur kjo, ndërsa as personi që më dha lajmin nuk ishte i sigurtë për vërtetësinë e tij.Rruga nga Gryka e Vuçakut deri në shtëpi pas atij rrebeshi, ishte përplotë të papritura. Tre ushtarë të vrarë nga Gllareva qëndronin të shtrirë pranë përrockës, që tashmë ishte ringjallur nga shiu që parreshtur kishte rënë gjithë natën…Nëna ua mbulonte sytë fëmijëvë të mos shohin kufomat pranë rrugës.Shtëpitë e rrënuara, bagëtitë e vrara dhe heshtje varri nëpër lagjët Haziraj, Ramaj, Xhekaj të Tërdevcit. Askund gjallëri e lojëra fëmijësh si dikur. Nuk më ka ndodhur të kem takuar këtë heshtje nëpër këto rrugica!Më në fund jemi te Hani i Zukës.Ambulanca e djegur, shkolla e rrënuar dhe djegur në tërësi. Shtëpitë e lagjës së Demakëve të bëra shkrumb e hi ende ndizeshin në flakë. As shiu i rreptë që kishte rënë tërë natën nuk kishte arritur të shuaj flakët që kishin kapluar Abrinë.Sipas një statistike që bëmë në Këshillin e Emergjencës në Abri të Epërme, që po funksiononte që nga Marsi i vitit 1998, prej më se 330 shtëpive dhe objekteve ndihmëse, kishin ngelur pa u djegur vetëm 40 prej tyre…Abria ime ishte bërë shkrumb e hi!Nuk kam qajtur as kësaj radhe për fshatin tim, sepse e dija se të gjithë ishim bërë një grusht dhe e njihnim njëri-tjetrin, e donim njëri-tjetrin. Nuk qajta, as kur Jakupi , që i pari kishte shkelur Lagjën e Demakëve, pas këtij rrebeshi më doli para dhe më vërtetoi lajmin mbi rënjen heroike të Valdet Xhemajlajt, Vesel Demakut dhe Afrim

Hajdarajt…



Ata kishin rënë heroikisht, duke qëndruar deri në fund fyt për fyt me armikun…prandaj nuk kishte arsye të qahej për ta. Ishte vrarë edhe Migja Lan në derën e shtëpisë së tij gjysëm të rrënuar. Ai ishte rreth të tetëdhjetave , fillikat dhe nuk kishte arritur të largohej nga shtëpia.Dy-tri ditët e ardhshme i kalova duke u ngrohur në zjarrin e shtëpisë sime të djegur, në të cilën kishin qenë të pozicionuar serbët, që dëshmojnë muret e shpuara për vëzhgim dhe SS-ët e dyfishuara në kryqin e Shën Savës të shkarravitura nëpër mure.Duke pritur ringjalljën e ngadalshme të fshatit mësuam se në Lagjën Delijaj kishte ndodhur një maskaër e paparë , që do të trondiste civilizimin botëror, duke e sjellur atë në prag të intervenimit ushtarak, kundër hordhive barbare serbe…Mbi tridhjetë viktima, shumë të arrestuar, sidomos nga Lagja Hysenaj, ndërsa nuk dihej për fatin e Dritonit pesëmbëdhjetëvjeqar.









Lotët e parë





Në arën përmbi shtëpi kisha ngritur një kabinë telefoni dhe aty ishte një pikë kontakti me botën i luftarëve të lirisë, qindra e qindra të strehuarëve në Abri nga fshatrat e ndryshme të Klinës, Skënderajt, Gllogovcit, Malishevës…”Murrizi” shpesh kishte folur me Lenditën, vajzën e tij në Holandë, pastaj Shkupi…të mos flasim për ushatarët tanë këtu. Vesel Demaku, Afrim Hajdaraj, Xhevat Demaku, Bekim Hysenaj…E mbajta këtë telefon deri atëherë , kur u bë e pamundur të sigurohej koha njëmujore e lidhjës. E gjykoja më të rëndësishme nevojën e njerëzve për të kontaktuar me botën dhe njerëzit më të afërm se sa akuzat që nesër do të mi bënte dikush se atë kam mundur ta përdor për qëllime tjera, i vetdijshëm se nuk do të mungojnë ato sepse nuk mungojnë as ata që kërkojnë të ngritën duke likujduar e njollosur tjerët. Ymer Deliu, një burrë i të tridhjetave, që kishte humbur familjen e tij; nënën, gruan, fëmijtë, vëllaun dhe shumë të afërm tjerë, të therrur e masakruar në pyllin pranë lagjës së tyre, priste t’i bënte një thirrje telefonike babait Salihut në spitalin e Prishtinës, ku po shërohej tash e sa kohë. Ai qëndronte i fortë dhe mbahej si burrë i vërtetë. Shumë herë kisha thënë me vete: “Zot, mos provo askend më në këtë mënyrë!”. Para një akti të tillë do të humbej secili, por jo edhe Ymeri. Ai me pjekuri logjikonte gjithë këtë ngjarje tronditëse dhe fatin e tij tragjik e kuptonte si fat të secilit në Kosovën e atyre ditëve. Ai rrëfente se si familjet e tyre kishin përjetuar për herë të dytë këtë ofansivë të egër serbe; njëherë në Fushë Mollë, rrënzë Qyçavicës. Pastaj ishin kthyer në shtëpi, duke u futur përseri në zonën e re të kësaj ofansive serbe kundër Drenicës.Ai u përmbajt edhe në bisdë me babain, i cili nuk dinte asgjë për atë çfarë kishte ndodhur në familjen e tij. Ai e pyeste për të gjithë antarët e familjës me radhë, ndërsa Ymeri i përgjigjej pa i dhënë as më të voglin dyshim se diçka tragjike ka mundur të ndodhë me ta. E dëgjova mirë kur Salihu e pyeti për Jetonin se si ishte dhe a po kujdesej per delet. Jetoni ishte djali i madh i Ymerit, poashtu i masakruar para pak ditësh.“Po babë po i ruan dhetë shumë mirë!”, ia ktheu Salihut me të njejtën gjakëftohtësi.O, zot! Unë nuk jam gur! Le të më akuzojë kushdo, për çfarëdo, kriminelët veq të akuzojnë dijnë, por në zemër mu krijua një gur i rënd, i rënd sa bjeshka. Nuk munda ta ndrydh më. Ika mbrapa kabinës të shfryhem në vaj, duke bërë përpjekje të mos bij në provim para qëndrimit burrëror të Ymer Deliut.Pranoj se kësaj radhe nuk u përmbajta dot, derdha lotët e parë …

Vitin e ri shkollor e nisëm me vonesë në Abri. Shtatori ishte vonuar kësaj radhe, sepse nxënësit kishin përjetuar trauma të rënda lufte në muajin, kur duhej të fillonte mësimi. Dy mësuesit e vrarë, Vesel Demaku dhe Habib Delijaj, disa të tjerë të veshur në uniformat e UÇK-se, duke llogaritur edhe ish drejtorin, obligonin që të kujdesemi më shumë për të filluar me punën e shkollës së Abrisë. Vendosëm që mësimin ta mbajmë në lokalin e Ragip Demakut, në të cilin i futëm disa banga dhe arritëm t’i përgatisim nja dy dhoma mësimi. Këtë vit vendosa të punoj në shkollën e fshatit tim. Gjithëmonë kam dashur të provoj të punoj me nxënësit e shkollës fillore. Eh, sikur të ishte ndonjë kohë tjetër…Bashkë me Xhafer Sylkajn , që po drejtonte shkollën arritëm të mbajmë nivelin e duhur të kualitetit mësimor edhepse grantatimet serbe, jo rrallë na detyronin ta ndëprejmë atë dhe të jemi të kujdesshëm për sigurinë e fëmijëve tanë.Me nxënës arrita të përgatis një recital dyzetminutësh, të cilin e shfaqëm para publikut mbi gërmadhat e shkollës së rrënuar. Recitali ishte me temë nga lufta në Abri , kreysishtë mbi ofanzivën e vjeshtës dhe heroizmin e dëshomrëve të kësaj treve. Ky recital u transmetua edhe nga Radio “Kosova e lirë”.Megjithatë e mbaruam një gjysëmvjetor të suksesshëm në rrethana lufte…

. . .Në Këshillim e Emrgjencës të Abrisë së Epërme dhe Shoqatën Humanitare “Nënë Tereza”, aktivitetet e të cilave i kishim barazuar dhe isha caktuar t’i udhëhiqja na vizitonin shumë shoqata humanitare ndërkombëtare. Një ditë erdhi një grup i Komiteit të Kryqit të Kuq me seli në Gjenevë dhe pasi i informova për gjendjen e rënd të mijëra refugjatëve në Abri të Epërme ata premtuan se Abrinë do ta bënin qendrën kryesore të furnizimit me gjëra ushqimore dhe veshmbathje prej nga do të bëhej distribuimi i tyre pastaj nëpër fshatrat përreth. Fati e deshti ndryshe. Gjendja u keqësua sërish, ndërsa pas lufte unë mora rrugën për në SHBA. Me Dr. Nadien nga Franca, antare e këtij grupi, do të kontaktoj sërish përmes internetit…dhe ajo do të më informoj për fatin e disa të burgosurve tanë nëpër burgjet në Serbi, por nisma e Komitetit të Kryqit të Kuq ngeci.





Qielli i Kosovës nën ngjyrën e portokalltë





Pas një paqeje të brishtë gjatë stinës së dimrit, bashkë me pranverën u ringjallën edhe aktivitetet luftarake. Ka disa ditë që në Tërstenik po zhvillohen luftime mes UÇK-së dhe forcave serbe. Pas një qëndrese heroike, pa u zëmbrapsur asnjëherë nga pozicionet bjen dëshmor Bekim Hysenaj. Varrimin e tij do ta përgatisim shpejt dhe ndarjen e fundit prej tij do ta bëj bashkëluftëtari, Isë Xhemajlaj, i cili sapo kishte ardhur nga fronti dhe ishte ende nën presionin e fushëbetejes...

Dita e tretë e pranverës shënoi fillimin e bombaridimeve kaq shumë të pritura të NATO-s mbi caqet serbe. Në mbrëmjen e 24 marsit , qielli i Kosovës disa herë u ngjyros në të portokalltë. Isha jashtë dhe menjëherë mendja më shkoi se këto mund të ishin vetëm sulmet e NATO-s. Hyra mbrenda i lumtur dhe u them se NATO filloi sulmet. Nuk më besojnë, ngase as vet nuk isha i sigurtë. Kështu qielli skuqej mbrëmjeve sa herë shkrep moti, mendoja edhepse dëshiroja të ishte ajo që prisnim. Marr radiotransistorin dhe për dëshiren time që në hapje të tij dëgjuam:“Aeroplanët e NATO-s u nisën nga baza ushtarake “Aviano” në Itali drejt Kosovës, kurse raketata e para shpërthyen mbi pozicionet ushtarake serbe…”Isha i gatshëm të qaja nga gëzimi!Serbët e tërbuar, si bisha të plagosura pastaj do të dhjetëfishojnë egërsinë e tyre . Vrasje të përëditshme dhe masive të njerëzve të paaftë dhe duarthatë. Ata i pengonte gjithëçka shqiptare dhe çdo gjë që lëvizte ne Kosovë. Pas vetës mbollën vetëm vdekje dhe gërmadha.Kosova-tokë e djegur!

***

Ofanziva e re po fillonte në Drenicë dhe synonte Abrinë. Ishte vetëm një kopje në version edhe më të ashpër të asaj të parës. Pleqtë , gratë dhe fëmijët e mbledhur në Tërdevc ishin dërguar nga forcat serbe për në Gllogovc, ku do ti mbanin më lehtë nën kontroll, ndërsa ne u detyruam të kalojmë në malet e Aqarevës, vetëm dy-tri ditë pas ndërhyrjës së NATO-s . Derisa po qëndronim në bjeshkët e Aqarevës një raketë e NATO-s kishte humbur orientimin dhe vetëm për pak ka mundur të jetë shumë tragjike për familjet e Abrisë së Ultë të strehuara disa dhjetëra metra më poshtë. Netët janë shumë të ftohta dhe ne bëjmë gjumin nëpër kaçuba me dushk të lagur. Ishte gjumë i shijshëm edhepse i paktë dhe në kushte të jashtëzakonshme. Tash, kur ndalem dhe analizoj këtë, shpesh them me vete “nëse do të kalonim një natë në të njejtat kushte sot, sigurisht do të na duheshin javë të tëra për t’u shëruar pastaj”. Prej nga kjo forcë dhe qëndrueshmëri?!

Për një moment u gjendem të rrethuar nga të katër anët nga forcat serbe. Në secilin moment prisnim depërtimion e tyre në thellësitë e bjekshkës ku ishim strehuar.Të njejtën gjë prisnim edhe ne këtu tani. Zhurma e makinerisë ushtarake serbe dëgjohej në kodër. Kishim vendosur të mos dorëzohemi të gjallë. Me vete kishim aq armë sa të mos bijmë në duartë e tyre. Të na vrisnin nga largësia, kjo ishte një rrethanë lehtësuese për secilin prej nesh, por ndoshta edhe ne mund të vrisnim ndonjërin prej tyre e të mos shkojmë gjakhumbur. Me ne ishte Xhevdet Demaku me pushkomitralez, Izeti me pushkën automatike, pastaj Luli…e shumë prej nesh i kishim xhepat plotë bomba. Kësaj kategorisë së fundit i takoja edhe unë. Ka kohë që mbaj dy bomba në xhep me një qëllim të vetëm, të mos bijë i gjallë në duartë serbe. Kishim zënë pozicionet në një të qarë nga uji të bjeshkës dhe për orë të tëra do të prisnim çfarë do të lëviz. Kisha bërë gadi siguresat e bombave dhe për pak sekonda mund të ishin gadi për eksplodim. Zemra kishte ndërruar ritmin e të rrahurave. Pritëm gjatë…Më në fund një lëvizje në kaçubat mbi ne dhe një person në uniformë ushtarake zbriste pa ndonjë kontroll. Mbetëm të shtangur. Sikur të kishte automatikun e drejtuar kah ne sigurisht se do të reagonim, por…ai iu përgjjgj shqip thirrjës sonë për t’u ndalur. Ishte ushtar i yni në vëzhgim.





Rënja heroike e Xhevatit, Bedriut...





Mbrëmja na solli lajme të reja nga Abria e Ultë. Familjet e strehuara në Fushën e Elbit, fusha pranë përrockës që ndanë Abrinë e Ultë nga e Epërmja kishin pësuar rënd. Nga secila familje ishin marrur meshkujt e të gjitha moshave, pleq dhe fëmijë, duke i pushkatuar pastaj në oborrin e një shtëpije mbi xhami ku ishte vendosur komanda e forcave serbe..Nga Abria e Epërme ishin pushkatuar Bajram Gashi (nipi i Sadik Kuritajt) , Sefer Xhemajlaj, Bardhec Demaku, i cili kishte mbijetuar pushkatimin dhe është dëshmi e gjallë e kësaj masakre. Ishte vrarë edhe Rexhë Kurtaj, bashkë me tre djemtë e tij: Vetonin, Sherifin dhe Fatonin gjashtëmbëdhjetëvjeçar. Kësaj radhe i kishin dështuar llogaritë. Dëshmitarët thonë se ishin keqtrajtuar me shkopinj për vdekje para se ti qëllonin me automatikë, Rexha me djalin e madh, Vetonin. Kufomat e tyre i takuam pranë kroit të Elezit, nën lagjën e Smakiqëve të Ultë, tek po ktheheshim në shtëpi , pasi forcat serbe ishin tërhjekur përkohësisht deri në Likoc.Armiku kishte filluar të shlyej të gjitha gjurmët i bindur se nga kjo luftë do të dilte vetëm si humbës!Ne u kthyem nëpër shtëpitë tona. Shtëpitë! E ku kishim shtëpi ne!? Edhe ato që kishim adoptuar ishin djegur sërish. Tash kishim vetëm mure gjysëm të rrënuara, por jo edhe shtëpi më...

Sërish fillon jeta në fshat.Xheledin Demaku aktivizoi mullirin e tij , ndërsa poashtu edhe Sylë Xhemajlaj dhe djemtë e Danit vunë në lëvizje me ndihmën e traktorëve dy tre mullinj, kështu u furnizuam edhe për një kohë me miell…

* * *

Qetësia relative u prish shpejt. Sapo u duk se filluam prap një jetë normale krismat nuk kanë të ndalur dhe serbët sërish do të mësyejnë Abrinë. Familjen e tërhoqa me kohë në Domanek e pastaj edhe në Shtrubullovë. Traktorin e lash në duartë e djalit tim të madh Bledarit, nëntëvjeçar. Ai vetëm njëherë kishte provuar një gjë të tillë dhe atë për disa metra dhe kjo ishte e tëra. Atij nuk i mbërrinin as këmbët për ta frenuar atë , por nuk kishte zgjidhje tjetër…Pranë e kishte mamin e tij t’i ndihmoj kur duhej ndalur…Bashkë me dhëndërrin e ri Azem Lekun, natën e kalonim në Shtrubullovë dhe Domanek, kurse ditën tërhiqeshim në Kosmaq. Ngjitja e përditshme deri në maje të Kosmaqit nuk ishte e lehtë, kurse edhe gjuajtjet e artilerisë serbe shpesh na e vështirësonin edhe më shumë këtë rrugë…

Serbët kishin depërtuar tashmë nga Gryka e Baicës në Tërdevc duke e vënë në rreth të hekurt Njësinë Speciale të UÇK-së, e cila tash sa ditë po ballafaqohej me forcat serbe që kishin depërtuar nga Skënderaj, Likovci dhe Abria e Ultë. Një grup i ushtarëve tanë ishte përqendruar në shtëpinë time , prej nga mbahej nën kontroll gjithë fusha e Milimerit dhe kishin zhvilluar luftime të rrepta me policët serb që po depërtonin në këtë anë. Një malutkë e dirigjuar nga Abria e Ultë kishte goditur shtëpinë, duke depërtuar tej për tej katër mure dhe duke u përplasur pastaj në oborr. Nga ky shpërthim ishte plagosur lehtë ushtari Driton Ramaj. i cili pas pak dite do të vijë në çaj tek unë, një mëngjes, dhe do të më rrëfej gjithë ngjarjen e atyre ditëve …Atë ditë ishin vrarë Bedri Demaku , pastaj edhe Xhevati, i cili ishte shquar në të gjitha betejat për guximin e pashoq, sidomos gjatë sulmeve të parreshtura që i bënin policisë serbe të stacionuara në Likovc.

Në Vërbovc ishin arrestuar qindra e qindra të rinjë duarthatë dhe pastaj ishin transferuar në kompleksin e Ferronikelit dhe atje ishin pushkatuar. Ndoshta ky ishte grushti më i rënd që mori Drenica këto ditë. Aty ishin pushkatuar edhe Shpend dhe Bekim Bajraktari, dy antarë të shkëlqyr të ansamblit folklorik”Shotë Galica” dhe emra të shquar në skenën e muzikës kosovare. Me Shpendin kisha kaluar ditë të tëra, derisa ishte i strehuar në Tërdevc te miqtë e tij…Tanket serbe do të vërshojnë nëpër Tërdevc për t’u ngjitur pastaj në Abri dhe kështu të pamundësonin lëvizjen e Njësisë Specilae të UÇK-së. Një aeroplan i NATO-s që po fluturonte shumë lartë, kësaj radhe do të godas cakun. Një “tanker” i mbushur me oficerë (komanduesit e kësaj ofensive) serbë do të lëshojë një zhurmë trishtuese. Ai do të shkrihet bashkë me dhjetëra ushtarakë dhe kështu pastaj të krijohet korridor për lëvizjen e trimave tanë.Ngadalë po rrethoheshim edhe ne në Kosmaq. Mezi pritëm të binte terri e pastaj të shpërthenim rrethimin. Minahedhësit disa herë na detyruan të shtrihemi për dhe, sepse fishkëllima e minave mbi kokat tona e pastja edhe eksplodimet e tmerrshme në afërsi nuk na kishin lënën të qetë…Eh, sikur të mos ishte terri dhe nata. Edhe ata që i janë frikësuar territ tash e donin atë!…Natën e kaluam në lagjën e Xhekajve në Tërdevc, ndërsa para agimit u nisëm për në bjeshkët e Aqarevës. Me ndihmën e një ushtaraku, Sahit Jasharajt nga Prekzi i Ulte kaluam krejt pranë punkteve policore serbe, por ata nuk e donin shumë terrin. Rreth hekurudhës takuam qindra e mijëra tenda me banorë të Ujëmirit, Qabiçit, Cerovikut, Aqarevës, Siqevës e prej nga nuk kishte…Ata kishin përjetuar poashtu momente tragjike. Granatat serbe kishin rënë në traktorin përplotë njerës dhe kishin vrarë e lënduar dhjetëra sish, sidomos nga lagja e Beçirajve të Aqarevës, që është familja e shoqës sime.Nga Kosmaqi vinin lajme trishtuese; paramilitarët serbë nën ndikimin e drogës ishin futur nëpër mal, njësoj si në ofansivën e vjeshtës së kaluar, kishin zënë një grup të rinjësh të Ramajve. Kishin vrarë mësuesin Hajredin Ramaj dhe kishin therrur ne fyt djalin e vëllaut të tij Nuredinit ( ish nxënës i imi nga Shkolla e Mesme Teknike në Gllogovc), i cili për fat kishte mbijetuar këtë dhe të nesërmen mëngjesi e zbardhi te ne në bjeshkët e Aqarevës. . .



E martë, më 21 prill 1999

Jemi kthyer në shtëpinë e Azem Demakut, ku kishte qenë e vendosur komanda e ushtrisë serbe dhe prej nga vëzhgohej çdo hyrje në Abri nga jugperendimi, nga Tërdevci, Murga dhe Abria e Ultë. Kulla e Azemit kishte ngelur e vetmja ende e paprekur. Nuk kishte shtëpi tjetër në Lagjën e Demakëve. U përpoqa të ofroj disa gjëra rreth shtëpisë për të krijuar sadopak vend për qëndrim por më kot.As këto tri ditë nuk ngelen pa ndonjë ngjarje të trishtuar. Një ushtarë i ushtrisë serbe, si duket i kombësisë hungareze kishte humbur orientimin dhe kishte kërkuar nga fshatarët ti ndihmojnë të kthehej në njësinë e tij në Likoc.. I frikësuar nga takimi me Azem Miftar Hajdarajn e armatosur e qëllon atë për vdekje. Shokët e Azemit i marrin hakun pastaj…por Azemi, një djalë i urtë do të ngelet i vdekur në vend …

Azem Hajdaraj



Eshtunë, më 25 prill 1999

Ka dhjetë ditë që jemi kthyer në shtëpitë tona. Lajme të hidhura vijnë nga Gllogovci e rrethina, ku janë strehuar shumica e banorëve, kryesisht, pleqë, gra dhe fëmijë të këtij territori. Flitet për vrasje, plaçkitje e dhunime…Sot nëna, gruaja dhe fëmijtë e mi u kthyen bashkë me shume tjerë nga Gllogovci, nëpër Gllobar e Tërstenik, duke depërtuar nëpër qendrat ku ishin stacionuar forcat serbe.Nuk kishin patur ndonjë problem. Natën edhe babai me motrën e vogël Vjollcen kishin depërtuar mes punkteve policore serbe nëpër Domanek e Baicë dhe erdhën në shtëpi.Prap jemi komplet!

E mërkurë, më 29 prill 1999Blerandi, djali im i vogël dje kishte mbushur shtatë vjet. Ai nuk dinte çka është liria dhe pse po ndodhnin gjithë këto ngjarje tronditëse rreth nesh.Kriza e bukës po thellohej çdo ditë e më shumë. Dhjetëra e dhjetëra njerëz lajmërohen brenda ditës për një kafshatë buke. Më nuk mund të depërtojnë as shoqatat humanitare. Thesi i fundit me miell, të cilin e kisha bluar në mullirin e improvizuar të Xhelës, dukej sikur shpejt do të shpenzohej. Fshati ka filluar të mbushet me mysafirë, të cilët nuk kanë asgjë përveq rrobave të trupit. Dikur me muaj të tërë jemi kujdesur për mijëra e mijëra mysafirë nga fshatrat përreth, por kishim ndihma të mjaftueshme nga organizatat ndërkombëtare humanitare. Tash! Çfarë mund të bëja me një thes miell!?Na presin ditë të vështira!









Bombat mbi "Feronikel"





E diel, më 2 maj 1999, Isha në breg, duke vëzhguar sulmet e aeroplanëve të NATO-s. Përballë meje Fabrika e “Feronikelit”, disa dhjetra kilometra më tutje, do të mbulohet nga një tym i zi. Aeroplanët e goditën, sepse kishin informacione se ushtria serbe ishte koncentruar aty. Bashkë me gëzimin për dëmet e shkaktuar policisë serbe edhe një ndjenjë dhembje për këtë gjigand të ekonomisë kosovare…



E martë, më 4 maj 1999

Mëngjesi i sotëm agoi me goditje të forta të NATO-s mbi forcat serbe, duke dëmtuar teknikën luftarake serbe. Nga ana e Negrovcit u ngritën re të zeza tymi nga shpërthimet e forta të raketave të NATO-s. Nga Gllogoci vjen lajmi se njerëzit po ngarkohen nëpër autobusë dhe kanë mësyer Maqedoninë. Asgjë nuk është e sigurtë. Ata mund t’i përdorin serbët si mburojë nga sulmet e NATO-s.Ulu se nuk të hanë qentë!Shumica e banorëve të lagjës sonë që ende kishin qëndruar në Gllogovc ishin nisur. Disa udhëtuan prej këtu sot që në mëngjes për të arritur me kohë te autobusët, që zbraznin Drenicën…Gruaja me fëmijë dhe nëna dëshironin të niseshin, por nuk kisha guxim t’i lejoj…Më vonë do të pendohem sa herë do të gjenden në gjendje kritike, por ishte vonë për gjithëçka…Pjesa e ngelur e popullatës këtu do t’u shërbej pastaj si mburoj trupave serbe, por edhe të shfrynin ndjenjat e tyre shtazarake antishqiptare…Nga Likoci dy- tri krisma të forta para pak ditësh kishin vrarë një djalë të ri nga Gllogoci te lagja e Hajdarajve, ndëresa predhat kishin rënë edhe në hyrje të Xhemajlajve…

E martë, më 18 maj 1999, BerishëE shtuna e fundit ishte një ditë e tmerrshme..Ajo qetësia realtive që na kishte përcjellur gadi për një muaj do të filloi të shkatërrohet fuqishëm. Granatimet kishin filluar që në mëngjes nga të gjitha pikat e stacionimit të policisë serbe. Nga Tërsteniku policia po depërtonte drejt Abrisë. Nga Likoci qëllohej vazhdimisht. Krisma të fuqishme topash vinin nga Plloçica. Në Vuqak e Negrovc poashtu një forcë e madhe ushtarake po futej në drejtim të Abrisë. Kaçushat serbe që nga Arllati goditën fshatin tonë. Rrethim i hekurt !O zot, mungonin vetëm aeroplanët luftarak, të cilët para sulmeve të NATO-s i kishin përdorur serbët.Fëmijtë, gratë dhe pleqtë sërish u grumbulluan në Tërdevc!Kjo ishte tejet e tmerrshme! Për të satën herë po përseritej një “lojë e tillë”!Tash u pendova për gabimin e mëhershëm dhe e ndjeva veten fajtorë pse nuk i lejova fëmijtë dhe nënën e shoqën të shkojnë për Maqedoni!Eh, sikur ta dija kur do të vdes, do ta ndreqja varrin vet!Isha tejet i shqetësuar. Urrejta krismat e forta dhe granatimet serbe. Urrejta fluturimet e kota të aeroplanëve të NATO-s. çfarë nuk urrejta në këto momente tragjike.Ofanziva e fundit serbe në Abri do të zgjas më shumë se rëndomë. Serbët do të pozicionohen për një qëndrim më të gjatë e që do të mbaroi bashkë me luftën në Kosovë, atëherë kur trupat e NATO-s do të futen nga toka , sepse deri atëherë ishin bërë vetëm goditje nga ajri dhe largësia të pozicioneve serbe. Familjet; gratë dhe fëmijtë të mbledhura në Tërdevc, në muzg ishin nisur për në Gllogoc. Në malet e Lekëve të Baicës ishin takuar me hordhitë serbe. Ata kishin shtënë në drejtim të turmës dhe kishin goditur nënën shtatëzënë me dy fëmijë për dore nga Tërsteniku. Aty ishte vrarë Lumnije Xhemajlaj, shtatëmbëdhjetëvjeçare . Turma ishte kthyer pas dhe natën e kishte kaluar në fushën përreth stacionit hekurudhor të Baicës. Grupet e familjeve nga Murga , por edhe një pjesë e banorëve të Abrisë të vendosura te Kroni i Vaut ishin goditur nga një granatë dhe kishin pësuar nëna dhe fëmijë.Kjo më tmerroi edhe më shumë!Unë, baci (baba im), Avdi Nebihu dhe Azem Leku me të rënë të territ iu bashkangjitëm grupeve të shumta të njerëzve që kishin vendosur të shpërthenin rrethimin. Dersia po kalonim nga Lagja e Zariqëve, dëgjova zhurma fëmijësh në drejtim të stacionit te trenit. E mora me mend se çfarë kishte ndodhur…Mes Zariqëve dhe Kukajve dolëm në Gllobar, pastaj në Qikatovë të Re dhe prej aty me ndihmën e disa ushtarëve (më kujtohet Ganimet Bytyçi) do të nisemi nëpër Shtrubullovë, Zabel të Ultë e pastaj Vukovc dhe drejt maleve të Berishës…Baba dhe Abedin Kryeziu u ndalën në Shtrubullovë.



Në zonë të lirë




Berisha kishte ngelur tash zona e vetme e lirë. Aty ishin përqendruar qindra e mijëra banorë të anës së Komoranit dhe fshatrave përreth. Poashtu edhe forcat ushtarake të UÇK-së dhe Radio “Kosova e lirë”…Aty takova miq, kolegë, nxënës… dhe secili ishte i gatshëm të na ofrojë ushqim e strehim. Fillimisht ishim të furnizuar mirë me ushqimet që kishim marrë nga shtëpitë tona dhe shpejt do të ngrisim një tendë najlloni në të cilën do të vendosemi unë, Fehmiu, Rrahimi, Luli, Izeti, Naimi, Faiku, Arsimi, Musliu, Elmiu, Azem Leku…Fehmiu kishte detyrën e kryefamiljarit. Ai merrte miellin që kishim me vete dhe më pastaj na sillte bukët e gatshme. Aty takova edhe dhëndrrin Elmi Krasniqin, me të cilin pastaj do të kalojmë gjithë kohën, pothuaj së bashku. Ai kishte familjen në Ajvali. Atje ishte motra ime e madhe Shukria, bashkë me fëmijë.

E kam një borxh që nuk paguhet ndaj familjës të dajës së tij Hamdi Gashit, të cilët më trajtuan si antarë të familjës së tyre, duke më ofruar ushqim, pastrim e rroba të pastra. Ndoshta nuk do të mund t’ua kthej këtë borxh, por do të ndjej mirënjohje e respekt për jetë për këtë familje.Lajmet e përgjysmuara rreth fatit të falmiljeve tona na bënin të çmendeshim. Kishte të vrarë,në mesin e tyre. Gjithë natën e kishin kaluar rreth stacionit të trenit në Baicë, ndërsa të nesërmen i kishin nisur për në Gllogovc. Kishin vazhduar hekurudhës nëpër Domanek deri në Fermën e vjetave në Krajkovë. Aty i kishin ngujuar për t’iu shërbyer si mbrojtje e artilerisë që kishin vendosur atje, nga sulmet e avionëve luftarak të NATO-s. Të lodhur nga rruga e gjatë me pak plaçka në duar, të etshëm dhe uritur kishin qëndruar për orë të tëra në oborrin e fermës. Aty, serbët kishin improvizuar, në realitet, armatimin e rënd artilerik me qëllim që të mashtrojnë vëzhguesit e NATO-s. Dy tri prova të ngjashme serbe kishin dhënë rezultat, duke vrarë kështu disa dhjetëra shqiptarë të zhvendosur tek shkonin në kolona drejt Shqipërisë. Kështu pastaj akuzonin NATO-n se shqiptarët shpërnguleshin si rezulatat i sulmeve të tyre.

Politikë mafioze se jo mahi!“Aty kemi pirë ujë të verdhë, nga një pus i papastër , në të cilin ishte futur një grua dhe na kishte nxjerr ujin”, më rrëfejnë më vonë Blerina, Bledi dhe Blerandi. Dhe për çudi nuk kishin patur ndonjë problem nga ndonjë infektim i mundshëm.Lajmet e ngjajshme nuk na linin të qetë në Berishë. Vendosëm që një natë të shkojmë deri në Shtrubullovë, të depertojmë rrethimin policor serb atje dhe të njihemi me të vërteten. Rruga ishte e gjatë dhe mjaftë e mundimshme. Mund të ishin vendosur edhe mina dhe në çdo moment prisnin edhe ndonjë eksplodim, por edhe alarmim të forcave serbe të stacionuara në Komoran, Zabel të Ultë, Korroticë… Këtë fat do ta përjetojnë, ndoshta mbrëmjen e nesërme një grup që kishte shkuar nëpër të njejtën rrugë, por jo edhe grupi ynë. Rreth orës 11.00 të natës u futëm në Shtrubullovë. Unë shkova te Alush Kryeziu, që ishte një nip i yni dhe ku ishte vendosur familja ime. U futa brenda pa zhurmë dhe mbi një orë i kalova me babën dhe Fetijen, të cilët më rrëfyen për gjithë ngajrjen. Fëmijtë nuk i pashë sepse në atë kohë po flinin…Para agimit duhej sërish të gjendeshim në bjeshkët e Berishës.Berishë, më 26 maj 1999Jeta në Berishë, ngadal po na vështiresohej. Kishim filluar të kërkojmë bukë nëpër familje. Një ditë me Naimin vendosëm të largohemi, deri në Godanc, një fshat në komunën e Ferizajt, apo Shtimes nuk jam i sigurtë. Kishim dëgjuar se atje po zhvillohej një lloj tregtie. Ishte një rrugë e gjatë, por nuk kishim punë tjetër. Zbritëm nëpër Kleçkë deri në Krajmiroc. Kishim udhëtuar rreth tri orë . Fshati ishte shpërngulur i tëri në bjeshkën përmbi. Aty kishin organizuar një kuzhinë popullor, në të cilën do të ushqehemi shpesh, pastaj se Krajmirocin do ta vizitojmë edhe me Azem Lekun. E bëmë një natë në një odë në Krajmiroc të Lipjanit e pastaj të nesërmen do të nisemi për në Godanc. Pas tri orë e gjysmë rrugë mbërrimë në Godanc. Atje po zhvillohej një lloj tregtie dhe mund të bleje sheqer, kafe, çaj…Blemë ngapak sende për nevojat tona e familje dhe u nisëm sërish për në Berishë. Edhe shtatë-tetë orë të mira rrugë deri në Berishë……gjumi na kishte zënë menjëherë, sepse ishim tejet të lodhur.Mëngjesi i ri dhe lajme të reja. Sejdi Demaku më informoi se vëllau i tij Musliukishte rënë në mina, bashkë me dajlin e tij të dytë,Dritonin. Para një muaji i ishte vrarë djali i madh , Bedriu gjatë luftimeve të ashpra në Abri . O zot! Musa, që me humorin e tij të lehtë, përherë na bënte të ndjehemi mirë në shoqëri me të, të ketë patur një fat të tillë tragjik?! Ai edhe vet ishte ndër ushtarët e parë të UÇK-së.Takojmë plotë të rinjë nga Abria dhe secili prej tyre ka rrëfimin e vet për gjendjen e rënd dhe mungesën e ushqimit. Secili është kurreshtar të dij çfarë po ndodh në Abri. Takoj Abedin Hajdarajn, me të cilin ishim angazhuar së bashku në Shoqatën Bëmirëse Humanitare “Nëna Tereze”, e cila luajti rol të rëndësishëm gjatë periudhës së luftës në Abri. Duke iu falenderuar Xhemajl Bajramit, udhëheqës i Degës në Gllogoc ne arritëm të kujdesemi, shpesh edhe për dhjetëra mijëra njerëz që vërshonin Abrinë për muaj të tërë. Abedini, si duket kishte ngelur pa ushqim dhe se kjo vërehej me të madhe në trupin e tij të përgjysmuar.

Behram Demaku, bashkë me të vritet edhe një pjesë e fëmijërisë sime e kaluar së bashku me të.Flitej se mund të jetë vrarë edhe Behram Demaku , dikund në mes Lagjës së Zariqëve të Baicës dhe Kukajve të Tërstenikut, tek po bartëte një thes miell për familjen në Qikatovë të Re. Si duket thesi i bardhë mbi shpinë kishte bërë që ai të dallohej lehtë edhe në errësirë…

Më prisnin rrugë të pafund...



E premte, 28 maj 1999

Dje, policia serbe kishte ndërhyrë në Qikatovë të Re dhe Shtrubullovë, ku ishin grumbulluar shumica e familjeve të Drenicës, duke mbledhur gjithë meshkujt,në të cilët ka hasur. Nazmi Demaku, bashkë me të birin kishin ikur, duke mos dashur të bijnë në duartë e policisë serbe. Mbrapa i kishin përcjellur breshëri plumbash automatikësh, duke i plagosur rënd për vdekje. Mezi kishin arritur t’i sillnin deri në bjeshkën e Berishës. Gjatë rrugës Nazmiu kishte vdekur, ndërsa djali ishte dërguar në spitalin e improvizuar në Divjakë te Dr. Fadil Beka, me plagë shumë të rënda, por që mosha e bënte të veten.Nazmiun e varrosëm në malet e Berishës.Kam mbetur pa duhan. Ajet Demakun nuk e kam pranë të më gjej ndonjë pako cigare, siq ka vepruar sa herë jam gjetur në këtë pozitë.Krimineli Millosheviq kishte dhënë shenjat e para të pajtimit me qëndrimet e G-8 (grupi i tetë vendeve nga OKB-ja).E enjte, 3 qershor 1999, PetrovëDy netët e fundit i kalova në një pleme në Novosellë. Gjuajtjet e artilerisë serbe shtoheshin vazhdimisht e tok me to edhe frika se ata do të ndërhyjnë edhe në Berishë. Disa predha minahedhësish kishin rënë në maje të kodrës së Berishës dhe kishin vrarë dy djem të rinjë nga Tërdevci. Poashtu edhe mungesa e ushqimit bënin që seriozisht të mendohej për ndonjë shtekdalje. Rruga për në Maqedoni ishte e gjatë , por ka do ditë që vetëm për të do të mendonim. Me Elmi Krasniqin dhe dajët e tij Rexhën dhe Zenelin ishim deri në Krajmiroc për të kërkuar ndonjë korridor drejt Maqedonisë. Flitej se kishte disa persona që të përcillnin deri atje, por që natyrisht kërkonin t’i paguaje. Pajtuam me të gjitha, por cilët ishin ata?! Nuk mundëm të gjejmë ndonjë përgjigje adukuate këtë natë, prandaj do të ndahemi nga Rexha dhe Zeneli, me shpresë se të nesërmen do të shihemi sërish për të mësyer drejt Maqedonisë.Ndodhi ndryshe!Ramë në gjurmë të një grupi i cili po udhëtonte në drejtimin e kërkuar. Ishin qindra djem të rinj, që kishin mësyer të udhëtojnë në drejtim të kufirit me Maqedoninë. Unë dhe Elmiu u futëm në rrjesht…Ngadal terri po binte dhe nata ishte më e sigurtë për të udhëtuar pa u diktuar nga armiku.. Kaluam nëpër Dugë, Koraqicë, Petreshticë, Javor…dikund në Grykën e Carralevës duhej të kalonim asfaltin. Ishte mesnatë. Një kolonë automjetesh ushtarake serbe po kalonte nëpër asfalt. U dasht të pritej gjatë pa u ndëgjuar as zhurma më e vogël. Tashmë numri ishte rritur, sigurisht në rreth njëmijë veta. Kishte edhe të plagosur, që duhej përcjellur matanë kufirit për shërim. Pasi kolona e automjeteve serbe ishte larguar, ne kaluam me shpejtësi asfaltin, duke u ngjitur këmbadoras kodrës përmbi . Ishte pjesa më e mundimshme e këtij udhëtimi. Mezi kaluam ashtu disa qindra metra … Mëngjesi na zbardhi në Petrovë. Ishte një fshat i bukur dhe qëndrontë në duar të ushtrisë sonë. Aty fjetëm në xhaminë e fshatit, pastaj u ushqyem në kuzhinat popullore që kishin hapur aty. Pushuam mirë dhe tek tani, kur po shkruaj këta rrjeshta, kemi kohë të mendojmë për Rexhën e Zenelin, të cilëve u mbetëm borxh, ngase nuk i pritëm…



E premte, 4 qershor 1999 (Grenë)


Unë, Elmiu, Avdi Nebihu dhe një djalë i ri nga Klina do të nisemi pasditen e djeshme nga Petrova, drejt Jezercit dhe disa fshatrave malore, duke mbajtur drejtimin e Lubotenit. Ishte rrugë e gjatë. Këpucët më silleshin në për këmbë. Qorapat i kisha hudhur pasi ato kundërmonin dhe nuk kisha kohë t’i pastroj. Sa lugje dhe brigje kaluam!Udhëtuam rreth dymbëdhjetë orë të tëra, duke arritur pastaj në Grenë, fshat i braktsur nga shqiptarët, por gjysma tjetër e tij u takonte serbëve. Disa fshatarë shqiptarë që kishin ngelur të bëjnë roje në fshat do të na ndihmojnë të mos bijmë në grackën serbe. Na ndalën në krye të fshatit, në oborrin e një xhamie për të bërë nga një sy xhumë. Aty do të na mbajnë deri në mbrëmje, duke vëzhguar vazhdimisht gjendjen në fshat. Na siguruan edhe ushqim e cigare. Prap një pushim i mirëseardhur…





E shtunë, 5 qershor 1999(Burrnik)

Qëndrimi në Grenë ishte i pasigurtë. Me të rënë të territ do të nisemi nga Grena drejt Burrnikut. Pas nja katër-pesë orë rrugë do të mbërrijmë atje. Tani Lubotenin e kishim përballë. Duhej kaluar edhe një pengesë e madhe serbe rreth rrugës së asfaltit për në Brezovicë dhe mund të ngjiteshim drejt majës së Lubotenit…Gjatë rrugës na ishin bashkangjitur edhe shumë djem nga Abria, sidomos të lagjës sonë, si Faiku, Naimi, Arsimi, por edhe nga Xhemajlajt…Samiu, Fadili…Në Burrnik gjetëm ushqim e strehim. Kishim një odë në dispozicion dhe për disa ditë askujt nuk i shkonte ndër mend të kapërcejmë Lubotenin. Naimi do të kujdesej për ushqimin. Mali përreth Burrnikut shpesh përshkohej me eksplodime të minave që kishin vendosur serbët. Për fat nuk kishte rënë ndonjë njeri gjatë këtyre ditëve sa jemi këtu. Pati rënje të kafshëve në to, të cilat pastaj na do t’i përdorim për ushqim. Kazani plotë mish – ishte luks i llojit të veçant për këtë kohë lufte?! Njëri na kishte shitur një thes miell të prishur. Naimi kishte gatuar bukën, por kur filluam ta hamë ishte e idhët si pelimi...Në Burrnik do të qëndrojmë deri më, 9 qershor, madje as që e kishim ndër mend të dilnim, po të mos insistonte një ushtar shqiptar që me çdo kusht të na largonte nga fshati. Më dukej e pakuptimtë liria personale që më priste matanë bjeshkës së Lubotenit, ndërsa fëmijtë i kisha në duartë e serbëve. Në Kumanovë, një delegacion i ushtrisë serbe dhe forcave të NATO-s zhvillonin negociata. Zhvillimet negative të negociatave do të zëvendësohen me sulme të rrepta të NATO-s. Bazat serbe rreth nesh i mbuloi tym i zi. Dukej, sikur NATO-ja i jepte grushtin e fundit ushtrisë së shpartalluar serbe.Kryekrimineli Millosheviq dhe parlamenti i tij kishin miratuar një rezolutë, me të cilën pranonin kërkesat e Bashkësisë Europiane.



E mërkurë, më 9 qershor 1999 (Brod)

Mbrëmë kaluam edhe një pengesë dhe jemi ngjitur deri në një fshat malor në bjeshkën e Lubotenit, Brod. Fshati ishte braktisur. Aty u vendosëm nëpër shtëpia, ku gjetëm sasi të mjaftueshme ushqimi, madje edhe çaj. Tash kur po shkruaj këta rrjeshta jemi duke pritur muzgum në një luginë të Lubotenit, mes lisave të gjatë që na mbrojnë nga vëzhguesit serbë. Mbi ne fillon pjesa e xhveshur e malit të Lubotenit, të cilën do ta kalojmë vetëm natën.Sikur edhe natyra është në anën tonë. Ende pa rënë mirë muzgu, një mjegull kaploi Lubotenin. Tash mund të lëviznim lirisht. Bashkë me muzgun e shijuam freskinë e borës së Lubotenit, që nuk shkrihet as verës. Kaluam kufirin.Dy bombat që kisha me vete që nga fillimi i luftës ia dhash ushtarit tanë që na përcolli. Edhe Elmiu ia dha revolën e tij njërit prej tyre. Tash, fillova të ndjehem i pasigurtë. Nuk ua kisha besën maqedonëve. Ata dijnë të jenë edhe më antishqiptar se serbët. Po qe se na zënë mund të na kthejnë sërish në duartë e serbëve. O zot, u pendova pse i dorëzova bombat…Mëngjesi na zbardhi në Odër, një fshat i bukur shqiptar rrënzë bjeshke. Në xhaminë e fshatit na dhanë kafjallë. Aty pushuam mirë. Këmbët m’u kishin ajur dhe mezi i fusja këpucët. Mjeku më dha një bar për këmbët…

Ishim në Maqedoni…



E premte., më 11 qershor 1999 (Neproshten)



Mbrëmë na sollën në kampin e Neproshtenit, ku ishin vendosur mijëra e mijëra kosovarë. U vendosëm në një shator.Forcat e NATO-s, pasi detyruan Serbinë të tërhiqej ngadal nga Kosova, po futeshin nga toka në Kosovë, sepse deri më tani kishin sulmuar vetëm nga ajri. Kosova fitoi lirinë!E unë nuk ia pashë lirinë asaj. O zot, edhe sot më vjen të qaj pse nuk e përjetova këtë ditë madhështore. Disa ushtarë , që kishin ardhur me ne i luta të kthehen, sepse atyre u duhej të jenë atje. Ata kishin luftuar për këtë ditë. Ashtu edhe vepruan. Unë, tashmë isha i vjetër për t’u rikthyer sërish më këmbë. Përmes tyre i dërgova një letër babait, në të cilën e porosisja të m’i sillte gruan dhe fëmijtë në kamp. Prisja një fletëgarantuese nga vëllau në Amerikë…



Lotët e dytë; të fundit apo...të përjetshmit ...



Pas dy vitesh qëndrimi në SHBA marrë rrugën për në vendlindjen time.U ktheva me shpresë se do të gjej rrugën për t’u riatdhesuar së shpejti, ngase fëmijtë po rriteshin dhe qëndirmi i mëtejmë në SHBA, do të thoshte qëndrim i përjetshëm…O zot , këtë nuk e kam menduar kurrë!Amerika mund të ishte ëndërra e shumëkujt, por unë gjithëmonë u ndjeva me ëndërra të vrara në Amerikë!Arrita në Abrinë time. Shtëpitë ishin rindërtuar dhe askund gjurmë lufte. Madje secili kishte ngritur shtëpi më të mirë se që kishte patur më heret. Zemra më bëhej mal tek i shihja këto ndërtesa kaq të bukura. Shkolla në mes të fshatit tani shëndriste si një lule e bukur dhe i kishte ndërruar pamjen fushës së Milimerit. Sa kënaqësi të shikoje nga shpati bukurinë e këtij ndërtimi të ri të katundit tim, por…Askund nuk takoj njerëzit e së kaluarës sime. Edhe shokët e fëmijërisë sime, tash ishin shumë të rezervuar. Hallet dje na bashkonin, hallet sot i kishin përçarë. Ajet Demaku kishte vdekur e bashkë me të edhe gazi dhe humori në Milimer.E kjo ishte goditja më e rëndë që mora në jetë. Zot., çfarë po ndodhte në Abri?!Shtëpitë ishin rindërtuar, madje shumë më të bukura se që ishin dikur, por ishin rrënuar kullat e miqësisë dhe dashurisë mes njerëzve!Ika nga Abria me lotë në sy! Më besoni, kësaj radhe kam qajtur si fëmij.E lëshova Abrinë, pas dy vitesh e gjysëm lirie, shumë në gjendje më të rënd se dikur kur po digjej e tëra dhe unë e shumë bashkëfshatarë të mi u ngrohëm në flakët e shtëpive tona edhe për javë të tëra.Robëri e re politike në emër të lirisë kishte pllakosur Abrinë. Edhe bashkë puntorë t e mi të djeshë m ishin bë rë “patriotë ”e mua më kishin dhë në dhjetë ra epitete jokombë tare. Dje më paten akuzuar pse e para inteligjencia studenteske pë rmes gazetes “Bota e re”, të cilen e udhëhiqja do ta kundërshtojë regjimin Millosheviqian, sot…?! Ania e shpresave për t’u kthyer përfundimisht po fundosej, si Titaniku dikur në ujërat e Atlantikut. U ndjeva njeriu më fatkeq në rruzullin tokësor.Qajta si një fëmijë që kishte humbur lodrën më të çmueshme jetësore.Zot, a do të jenë këta lotët që do të më përcjellin gjatë gjithë pjesës së mbetur të jetës sime!!!???

























Masakra në pyell









(Ekstrakt nga Rasporti i Vëzhguesve për të Drejtat e Njeriut- Java e terrorit në Drenicë: Dhunimi i Ligjeve Njerëzore në Kosovë)





Përktheu dhe përshtati nga anglishtja: Blerina Demaku





Luftimet në Abri të Epërme





Kah mesi i Korrikut, 1998, armata jugosllave dhe policia serbe filluan një ofanzivë të përgjithshme kundër UÇK-së. Ajo, pothuaj kishte humbur kontrollin, sipas një vlerësimi, në mbi një të tretën e territort të Kosovës. Ofansiva që shoqërohej nga artileria e rëndë , tanket, forcat ajrore, pati efekt të lartë në detyrimin e forcave të UÇK-së për t'u tërhequr nga shumica e pozicioneve të tyre drejt maleve mes drunjësh.Dhe në fund të kësaj ofanzive , vetëm pak luftëtarë të UÇK-së u vranë apo u zunë rob. Vuajtjet më të mëdha i përjetoi popullata civile shqiptare, që jetonte në zonat e luftimeve.Më shumë se dyqind fshatra janë shkatërruar dhe së pakut 300 mijë njerëz kanë mbetur pa strehë. Shumica e më se 2000 të vrarëve gjatë shtatorit janë civilë.Rreziiku që u kanosej civilëve në Kosovë ishte artikuluar në një qëndrim publik të Komiteitit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq lëshuar në shtator:"Në momentin e tanishëm mbretëron gjendje e rënd dhe pandryshueshme për disa javë me radhë. Dhjetëra e mijëra civilë janë në rreth të hekurt të sulmeve dhe të zhvendosur nga trojet e veta. Ata i janë ekspozuar dhunës , madje u kërcnohet edhe jeta, shkatërrimi i shtëpive , ndarja nga familjet dhe abdukcioni. Mijëra sish nuk kanë vend ku të strehohen as të kërkojnë vetmbrojtje..."Nga mesi i shtatorit, presioni ndërkombëtar ndaj Millosheviqit për të ndërprerë këtë ofansivë ishte rritur. Por, tashmë çeveria kishte arritur të shkatrrojë qendrat dhe vendqëndrimet e UÇK-së, duke i shtyer ata drejt maleve. Veprimet shkatrruese kishin ngelur pambaruar edhe në një zonë të rëndësishme; Drenicën, pjesën qendrore të Kosovës, ku kishin zënë vend luftimet më të shumta mes UÇK-së dhe forcave të çeverisë.Dyshohej se ditët finale të ofansivës ishin kalkuluar me kujdes. Kryetari Millosheviq dhe krerët e tij ushtarak e dinin se kishin pak kohë për ta kompletuar objektivin e tyre në Kosovë e pastaj për të manipuluar me një kërkesë për tërheqje rapide të forcave nga Kosova, siq kërkon perendimi.Fshati Abri e Epërme gjendet në territorin e komunës së Gllogovcit të Drenicës.Fshat i vjetër 500-vjeçar, që kishte rreth 300 shtëpi të ndara në disa komponime (lagjë) të mëdha familjare, me fusha dhe drunjë në mes tyre, llogaritur edhe lagjën Deliu dhe atë Hysenaj, të cilat zënë vend të posaçëm në këtë raport. Tri kilometra në veri, në maje të bregut gjendet Likoci, që ishte në shërbim të UÇK-së, por që nga 13 shtatori riokupohet nga forcat jugosllave.Gjatë muajit shtator, forcat e çeverisë morën një ofansivë në regjionin e Drenicës që kishte për qëllim të dislokojë UÇK-në nga kjo trevë e fuqishme. Policia dhe ushtria sulmuan nga drejtimi i Klinës, në jugperendim të Gllogovcit, pastaj edhe nga Qyçavica, malet në lindje dhe me efikasitet do ti rrethojnë forcat e UÇK-së në bregun e Abrisë. Duke ju referuar Naim Malokut, një komandues i UÇK-së dhe ish oficer i armatës jugosllave i intervistuar nga Nju Jork Times, forcat jugosllave hasën në rezistencë të UÇK-së mes Abrisë dhe Likocit...Pas pushtimit të Likocit, forcat e çeverisë ishin nisur drejt Abrisë. Sipas Zejnije Deliut, që ishte me famijlen e saj në Abri , në fillim të ofanzivës, forcat e çeverisë filluan të bombardojnë lagjën Deliu nga Likoci që në mëngjes, rreth orës tetë, të premtën, më 26 shtator, nga llojet më të ndryshme të artilerisë dhe mortajave.Shumica e banorëve të Lagjës ishin strehuar në pyll, për t'u ikur granatimeve. I vetmi civil që kishte ngelur në Lagjë gjatë granatimeve ishte Bashkim Deliu, njëzetenjëvjeçar, që duhej të kujdesej për babain e tij Fazliun, nëntëdhjetekatërvjeçar dhe invalid. Bashkimi skjaron se sulmet vazhduan sërish të shtunën në mëngjes, pasi në mbrëmjen e së premtës policët sërish ishin kthyer në Likoc. Gjysma e konvojit të tankeve në Likoc, që ishin rreth 68 gjithësejt, kishin lëvizur në drejtim të Lagjës Deliu..Ata hedhnin pandërpre gjyle nga topat e tankeve mbi Lagjën tonë. Këmbësorët vinin pas tankeve dhe shumica e tyre kishin mjekrra. Unë vazhdoja të qëndroja me babain tim, që kishte nevojë për ndihmën time, për ujë dhe ushqim. Ishim duke tymosur nga një cigare, kur granata ra në kulm të shtëpisë.Kërceva jashtë nga kati i dytë i shtëpisë dhe vrapova nëpër oborr . Shikova nga një vrimë e derës së oborrit dhe pashë se në shtëpinë e fqiut ishin futur ushtarë e paramilitarë. I pashë ushtarët tek vinin drejt shtëpisë sime jo më larg se tridhjet metra. Kishin uniforma ushtarake ngjyrë kafeje dhe shumë prej tyre kishin thika të mëdha ose sopata të vogla, përveç armëve të zjarrta. Vazhdova të vrapoj me sa forcë që kisha drejt Badërlakëve (Lagjës fqinje)...Për disa ditë me radhë pastaj forcat jugosllave do të mbajnë nën kontroll Abrinë, duke kryer keqbërjet e cekura në këtë rapot..Në bazë të bisedave të zhvilluara me një komandues të UÇK-së gjatë funeralit të Driton Hysenajt, forcat speciale. (Jedinice za Specijalne Operacije) të kryesuara nga Franko Simatoviq -"Frenky", të njohura si "Frenky's boys", ishin prezente , gjithashtu gjatë luftimeve në Abri të Epërme. Ata kishin uniforma të parregullta, por shpesh shfaqeshin edhe me uniforma policore ose ushtarake dhe bartnin thika të mëdha, sipas shumicës së dëshmitarëve, që i kishin parë në Abri të Epërme. Kjo njësi kishte një reputacion të arrogancës dhe krimeve. Sipas fjalëve të një polici serb që kishte kaluar gjashtë muaj në Deçan, i intervistuar nga Vëzhguesit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, "Frenky's boys" kanë vrarë gjithëçka kanë hasur. Më besoni, ju nuk do të dëshironit t'i takoni ata."Më, 26 shtator 1998, Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut vëren një konvoj prej katërdhjeteshtatë automjetesh të artilerisë së rëndë ushtarake dhe gjashtëmbëdhjetë automjete ndihmëse, duke u larguar nga Drenica rreth fshatit Mleqan, disa mila në perendim të Gllogovcit. Konvoji përmbante shumë tanke, artileri të rënd, armë kundërajrore dhe armatim personal të llojeve më të ndryshme.Sipas Mediave Qendrore në Prishtinë, të afërta me çeverinë serbe, së pakut shtatë policë ishin vrarë në zonën e Abrisë, më 25 shtator, një ditë para masakrës në Lagjën Deliu dhe pushkatimin e civilëve në fshatin e afërt , Gullboc. Pesë policë rezervistë ishin vrarë poashtu afër Likocit, kur automjeti i tyre hasi në një minë, që si duket ishte vendosur nga ushtarët e UÇK-së...(Pasojnë emrat e tyre dhe pothuaj të gjithë janë nga qytete të ndryshme të Vojvodinës). Pastaj këto media informojnë se janë vrarë edhe dy policë, më 25 shtator, nga një grup shqiptarësh të armatosur nën Abri të Ultë, dhe të dytë ishin nga Kosova:Mirosllav Sloviq, i lindur, më 1974, në Zubin Potok dheRajko Radovanoviq, i lindur, më 1973, në Skënderaj.Si duket këto media kishin fshehur të vërteten tjetër se edhe tre policë tjerë ishin vrarë në këtë vend, gjë të cilën e zbulojnë autoritetet jugosllave në Gllogovc.( Pasojnë emrat e tyre, të parëndësishëm përl lexuesin tonë. Ishin me rëndësi dy emrat e mësipërm, pasi ishin nga Kosova).Më 26 shtator 1998, Vëzhguesit për të Drejtat e Njeriut vërejtën një helikopter jugosllav me shenjën e Kryqit të Kuq tek fluturonte mbi fshatin Plloçicë në drejtim të Abrisë së Epërme, i cili pastaj do të kthehet pas përafërsisht njëzet minutash. (Lexo mbi rezistencën e Valdet Xhemajlajt, vëllaut të tij Hakiut si dhe Afrim Hajdarajt. Autori.).Abria e Epërme ishte shkatërruar plotësisht gjatë ofensivës. Fshati ende kundërmonte, kur vëzhguesit arritën rreth orës 11.00, më 29 shtator, dhe gjuajtjet sporadike të armëve dëgjoheshin në afërsi. Shumica e shtëpive ishin rrënuar dhe kudo shiheshin gjurmët e një goditje të rënd. Shumë shtëpi ishin shëndrruar në gërmadha, apo edhe ishin goditur nga zjarri i tankeve. Poashtu gjendje e ngajshme ishte vërejtur edhe në fshatrat përreth. Disa shtëpi ende ndodheshin në flakë.





Të vrarët në Lagjën Deliu





Kur Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut kishin arritur në skenën e masakrës, fshatarët lokalë kishin larguar trupat e viktimave nga pyelli në një këndë të fushës së quajtur Lluga e Ferizit afër lagjës Deliu. Vëzhguesit vërejtën trupat e tri viktimave të mbështjelluara me batanie, duke i bartur përmes disa leseve të ndërtuara thjeshtë nga fshatarët që ndihmonin. Një nga trupat ishite i fëmiut Valmir Deliut, tetëmbëdhjetëmuajsh. Shtatë trupat tjerë të: Zahides, Gentianës, Donjetës, Mendohies, Mihanës, Lumnisë dhe Hamidës ende qëndronin në pyll, aty ku ishin vrarë, tri ditë më parë.







Fazli Deliu - kryefamiljari, i djegur deri në vdekje



Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut takojnë një grup gazetareësh ndërkombëtarë gjatë rrugës për në pyll. Dikush tha se ka parë tre trupa brenda në fshatin Abri e Epërme të vrarë. Një trup ishte brenda në shtëpi, thanë ata, i djegur plotësishtë. Duke iu referuar evidencës së mundshme, ky ishte trupi i Fazli Deliut, nëntëdhjetekatërvjeçar , kryeplak i familjës Deliu. Antarët e familjës u thanë Vëzhguesve se Fazliu ishte invalid dhe kishte qëndruar në fshat nga pamundësia të lëvizë deri në pyell. Jonathan Steele në "Guardian" (Londër) e përshkruan më së miri gjetjen e trupit të Fazli Deliut në një artikull rreth kësaj masakare. "Dalim nga mali, ku kishte ndodhur maskara, te fusha në të cilën kishin filluar t'i hapin varret për viktimat . Pastaj vazhdojmë drejt Lagjës Deliu dhe hymë në shtëpinë e parë, që ende po digjej. Hymë në një dhomë pritje të demoluar dhe të djegur. Kulmi i kishte rënë përbrenda. Një fshatarë na tregoi se kjo ishte shtëpia e një 95 vjecari..."Një gazetar prezent në skenë i gazettes "Times" (Londër) përshkruan kështu gjendjen e trupit të Fazli Deliut:"Një djalë i ri kërcen nga kulmi në dhomën e nxirë nga tymi dhe flakët. Në njërin kënd të saj qëndron një grumbull hiri i trupit pa kokë, i djegur, me ngjyrë kafeje. "My father!", thirri djaloshi dhe shtoi "Fazli Deliu, nëntëdhjetepesëvjeçar".Bashkim Deliu, djali njëzetenjëvjeçar i Fazli Deliut zbuloi trupin e babait të djegur, të hënën, më 28 shtator. Bashkimi kishte qëndruar me babain e tij derisa ishte detyruar të largohej, para se forcat serbe të futen në shtëpinë e tij. Babait i kishte thënë se po shkonte të pres lopët nga ara, duke mos i treguar të vërteten e hidhur që po i priste.Bashkimi, poashtu u tha Vëzhguesve se është kthyer pas dy dite në shtëpi bashkë me axhën e tij Ymer Deliun. "Pasi gjetëm trupin e Ademit, i thash Ymerit: "Të shkojmë të shohim babain tim!" Shkuam te dritarja e shtëpisë dhe pashë se asgjë nuk kishte mbetur nga babai i im, përveq këtij pluhuri dhe skeletit të njeriut, siç e kam parë dikur në atlasin e biologjisë...



Adem Deliu



Të hënën në mëngjes , më, 28 shtator,Ymer Deliu që veten e quan luftëtar i UÇK-së dhe Bashkim Deliu kthehen në Lagjën e tyre të shohin çfarë ka ndodhur me familjet e tyre. Ymeri u rrëfen Vëzhguesve se si e ka gjetur trupin e vëllaut Ademit, tridhjetetrevjeçar, pranë derës së oborrit të shtëpisë së tyre:"Kur unë dhe Bashkimi mbërrimë te fqinjët tanë. pamë tek digjeshin shtëpitë e Aliut dhe Pajazitit. Shtëpia e axhës, Sherifit, poashtu ishte djegur. Kur shkova në shtëpinë time, në hyrje e pash Ademin, vëllaun tim, disa metara larg hyrjës. Ishte i vdekur. Përreth tij ishin gjashtëmbëdhjet gëzhoja fishekësh. Ai kishte tri plagë në kokë dhe krahëror. Filloi të bjerë shi dhe nuk munda ta lë Ademin në shi. E tërhoqa deri në një vend ku nuk e merrte pika të pushojë aty. Ai nuk kishte patur kurrë armë as edhe kishte patur ndonjëherë problem me çeverinë.Bashkim Deliu u mor në bisedë ndaras nga Ymeri dhe prej tij morëm përgjigje identike.Personi i fundit që e pa Ademin të gjallë ishte Blerim Deliu- pesëmbëdhjetvjecar. Ai u tha Vëzhguesve se kishte ecur drejt shtëpisë së Zeçir Deliut, axhës së tij bashkë me Zeçirin dhe axhën tjetër Ademin rreth orës 1:00 , të shtunën, më 26 shtator. Kur mbërrim te shtëpija e Zeçirit, një polic serb na doli para dhe na urdhëroi të ndalemi ose do të na vriste. Blerimi vrapon drejt Lagjës së Hysenajve bashkë me Ademin dhe Zeçirin, por më vonë i humb bashkëudhtarët, ngase: "Unë vrapova shpejt, sepse edhe isha më larg nga polici se ata dy",tregon Blerimi.

Adem Deliu i lindur Jeton Deliu (20 shtator 1988)më, 25 shkurt 1965 Pse s'jeton më Jetoni?!





Katërmbëdhjetë të vdekur në pyell





Katërmbëdhjetë trupa të vdekur u gjetën në pyellin ku ishin strehuar lagja Deliu, duke i shtuar trupave të katër burrave të gjetur rreth kësaj lagje. Kështu numri i viktimave arrinë në tetëmbëdhjetë, më 29 shtator. Kur Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut arritën, disa nga trupat kishin filluar të tërhiqen nga pyelli për t'i varrosur. Fshatarët lokalë dhe vet Ymer Deliu, që kishte arritur i pari në vendin e ngajrjes, kishin rekonstruktuar lokacionin e të gjithë personave të vrarë.Kështu Vëxhguesit kishin mundësi të marrin shënime dhe fotografi për të vërtetuar identitetin e të gjithë personave të gjetur në anën e të masakruarëve, më mirë se në gjendjen e gjetur. Përshkrimi në detaje i plagëve , prerjet me thika dhe të gjitha lëndimet e shkatuara në trupat e viktimave lënë të kuptojmë se kjo nuk ishte një vrasje incidentale, por e kryer me paramendim dhe atakim direkt mbi civilët e pambrojtur. Të gjithë trupat ishin në rroba civile dhe nuik ka kurrfarë evidence për ndonjë rezistencë të shfaqur. Trupat së pari ishin zbuluar nga Zejnije Deliu, kur ajo shkon në pyell të dielen në mëngjes, rreth orës 8:00, më 27 shtator, me qëllim që t'i tregoj familjës së Ymerit çfarë kishte ndodhur me Habibin, Hysenin dhe Adem Deliun. Të njejtën ditë edhe Ymeri e Bashikimi shkojnë në pyell dhe poashtu i shohin katërmbëdhjetë trupat e vdekur. Një ekipë e Misionit Vëzhgues Diplomatik në Kosovë e vizitoi këtë anë , të hënën në mbrëmje dhe mori fotografi shtesë, llogaritur edhe të dhëna të reja në raportin e tyre confidencial , i cili ende nuk është publikuar...



Ali Deliu, gjashtëdhjetetëvjeçar, i therrur në fyt





Trupi i Ali Deliut u gjet pranë shtegut që shpie në luginën e pyellit. Fotografët e Vëzhguesëve arritën të tregojnë kjartë fytin e prerë të Ali Deliut. Thika që ishte përdorur për këtë qëllim kishte ngelur në anën e majtë të krahërorit të tij. Fshatarët thanë se thika ishte pronë e tij dhe ata besojnë se Aliu kishte ngelur mbrapa në fshat, ndërsa familja kishte dalur në pyell. Ishte zënë nga trupat serbe dhe pastaj e kishin detyruar ti shpie te familjet, para se ta vrasin.Zejnije Deliu u tha vëzhguesve se kur kishte gjetur trupin e Aliut. "kishte një shall që mbulonte fytyrën e tij të përgjakur. E largova shallin dhe pash fytin e tij që ishte prerë. Pastaj edhe Ymer Deliu rrëfen si e kishte gjetur trupin e Aliut, ditën tjetër: "Rreth tridhjet metra larg tendave e gjetëm trupin e Aliut, gjashtëdhjetepesëvjeçar, që ishte prerë në fyt me thikën e tij që ende qëndronte në gjoksin e tij. E rrotullova dhe pashë se kishte një plagë mbrapa në kokë dhe pastaj e ktheva në pozicionin që e gjeta. Ai e mbante gjithëmonë atë thikë me vete për të grirë duhan.

Familja Deliu besojnë se Aliu ishte nisur te vendi ku kishte duhanin, afër lagjës, ku ishte zënë nga policët serbë dhe me forcë e kishin detyruar t'u tregoj rrugën drejt pyellit. Por duke iu referuar familjës së tij, Aliu sapo kishte përgatitur duahnin për atë ditë, të cilin nuk do të arrijë ta shpenzoj, ngase të njëjtën ditë vritet mizorisht.



Hava dhe Pajazit Deliu



Rreth gjashtëdhjetë fitë (rreth shtatëmbëdhjetë metra) poshtë rrugicës malore, ku ishte vendosur përkohësisht trupi i Aliut , në tendën me kornizë të drunjtë dhe mbulesë ngjyrë të gjelbërt, ishte strehuar edhe një familje e Deliajve. Shtroja në mes ishte e spërkatur me gjak dhe një tru njeriu kishte ngelur në anën e majtë . Duke ju akorduar vëzhguesve diplomatik dhe gazetarëve që vizituan këtë skenë , derisa trupat tjerë ende ishin të gjithë në pyell, trupi i Hava Deliut, grua gjashtëdhjetedyvjeçare dhe Pajazit Deliut, burrë gjashtëdhjetenënëtëvjeçar u gjetën në këtë tendë.Pjesëmarësit e kësaj skene përshkruajnë se si Hava Deliu kishte plagë plumbi në kokë dhe pastaj edhe kokën e prerë në fyt. Përfaqësuesit diplomatikë pastaj vërejtën se këmba e djathtë ishte shkëputur nga trupi, si duket kishin tentuar t'ia shkëpusin atë me thikë. Pajaziti qëndronte afër me trurin e nxjerrur jashtë nga kreniumi dhe të vendosur pas trupit të tij.Zejnije Deliu ua përshkruan kështu Vëzhguesve pamjën në tendë, më 27 shtator:"E pashë Pajazitin të shtrirë në stomak dhe një pjesë të kokës së tij i ishte hequr. Ai ishte në anën e djathtë të tendës, siq e keni vërejtur..Ana e majtë e kokës së tij i mungonte.Shtroja ishte spërkatur me gjakun e tij.Pastaj e pashë trupin e Havës të dalur jashtë tende dhe këmbët e saj Hava Elshani

të prera thellë me thikë...përreth kishte plotë gjak..."Të njejtën gjë e konfiromjnë edhe Bashkim dhe Ymer Deliu në intervista të ndara. Ymeri u tha vëzhguesve se këmbët e Havës ishin të prera thellë dhe vetëm një pjesë e lëkurës dhe mishit i mbante të ngjitura për trupi.Ymeri dhe Bashkimi e kishin futur brenda në tendë ngase kishte filluar të bjerë shi.Më poshtë rrugicës së malit në një vorbull trupat e njëmbëdhjetë personave, kryesisht fëmijë dhe gra. Shumica prej tyre ishin goditur në kokë dhe ekzekutuar nga afërsia.




Grupi prej katër trupash i gjetur nga antarët e familjës, vëzhguesit diplomatik dhe gazetarët, qëndronte disa fitë përmbi vorbullën e malit. Këtij grupi i takonte viktima më e re e kësaj masakre, fëmiu tetëmbëdhjetmuajsh, Valmir Deliu, e gjetur me fytyrë të përgjakur. Pastaj Jeton Deliu, djaloshi nëntëvjeçar, i gjetur pranë Valmirit me fytin e prerë me thikë ose plumb.Ymer Deliu në intervistën dhënë Vëzhguesve përshkruan kështu gjetjën e këtyre trupave, që paraqet disa nga trupat e familjës së ngusht të tij::Duke u ngjitur pashë djalin tim nëntëvjecar Jetonin. Ai kishte një plagë nga veshi i djathtë deri te goja. Shpresoj se plaga ishte shkaktuar nga plumbi e jo nga thika (me shpresë se nuk ka vuajtur shumë). është trupi i vetëm që nuk dij si ka mbaruar. Një këpucë e kishte të mbathur, ndërsa tjetrën jo....

Pesë metra më larg ishte nëna ime, gjashtëdhjetëvjeçare e shtrirë në anën e majtë. Kishte një plagë plumbi në anën e djathtë të kokës dhe një tjetër më të vogël në krahëror. Mendoj se ajo ishte vrarë me armë zjarri nga afërsia. Ishte goditur në fytyrë por jo me thikë.Krejt pranë saj trupi i Luljetës, gruaja shtatëzënë e vëllaut tim, që prsinim së shpejti të lind vajzën e saj, të cilën e pagëzuam Malësore, për të përkujtuar vuajtjet tona nëpër male. Ajo dukej njësoj si nëna, Hamidja. Qëndronte e shtrirë në anën e djathtë dhe kishte një plagë në anën e majtë të kokës së saj. Ishte goditur në pjesën e mbrapme të kokës. Kishte një plagë të vogël në hundë dhe kërci.Trupi tjetër ishte i Valmir Deliut, tetëmbëdhjetmuajsh, djali i Ademit. Ai kishte një palgë në anën e djathtë të fytyrës së tij afër nofullës. Në dorën e djathtë kishte një vërimë por jo nga plumbi dhe disa plagë të vogla në trup dhe "cuclla" i kishte ngelur varur në krahëror.Unë supozoj dhe shpresoj se të gjithë trupat, nga nëna ime të jenë vrarë me armë zjarri nga afërsia, (përfundon Ymeri me shpresë se ata nuk kanë vuajtur nga torturat e kriminelëve serb, skjarim i autorit). Në kujtimet e Zejnije Deliut, e intervistuar ndaras nga Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut, përputhen përshkrimet që u bënë pamjës së trupave Ymer Deliu. Një variacion vërehet te përshkrimi i Luljetës shtatëzënë. Ajo thekson:"Luljeta ishte shkyer e tëra, duke filluar nga krahërori dhe përgjat stomakut. Ajo kishte rrobat, por edhe ato ishin prerë gjithashtu..."





Lumnije, Mihane, Menduhije, Diturije dhe

Zeçir Deliu





Ymeri kishte gjetur edhe trupin e gruas së tij, Lumnies, të shtrirë pranë vajzës së tij gjashtëjavëshe, Dituries, që për çudi kidhte mbijetuar këtë tragjedi. Zejnia i kishte hasur trupat një ditë më parë, por nuk kishte vënë re se Dituria ishte ende gjallë. Ajo u tha Vëzhguesve:"E pashë Lumnien, gruan e Ymerit të shtrirë në anën e djathtë të saj. Dituria ishte nën krahun e majtë të nënës së vdekur. Fytyra e Lumnies ishte prerë e tëra dhe krahu i saj përreth fëmijës ishte poashtu i prerë me thikë. Goja e voglushës ishte përplotë gjak që kishte rrejdhur nga krahu i nënës dhe nuk e kam marrur me mend se ajo mund të ishte ende gjallë..."Pas më shumë se njëzetekatër orë të vizitës së Zejnies, Ymeri dhe Bashkimi e gjejnë të gjallë foshnjën. Ymeri rrëfen zbulimin e tmerrshëm para Vëzhguesve:"Unë pastaj gjeta trupin e gruas sime, Lumnies. Ajo qëndronte në krahun e djathtë, ndërsa dy vajzat qëndronin pranë saj, njëra përballë e tjetra mbrapa. Dora e nënës ishte mbi Diturien e vogël. Për një moment Dituria hap sytë, jo krejt, përgjysëm dhe e kuptova se është gjallë. U përpoqa t'ia fshij gjakun dhe ajo nxori gjuhën pak nga goja.I lash trupat dhe mora ca rroba të foshnjës. Kundërmonte një erë e rënd. E kontrollova mirë dhe pashë se ajo nuk ishte lënduar. E vesha pastaj atë dhe e mbështolla me xhaketën time...."Vëzhguesit për të Drejta të Njeriut e vizituan foshnjën Diturie Deliu, më 8 nëntor, në Likoc, ku ajo qëndronte te të afërmit e saj. Mjerisht, ajo vdiq më, 19 nëntor të vitit 1998.I shtrirë qëndronte edhe trupi i Menduhies, katërvjeçare, vajza e Ymerit dhe Lumnies, pastaj kushëriri i Ymerit, Zeçiri, katërdhjetekatërvjeçar dhe Mihanës, njëzetepesëvjeçare, gruaja e Ademit. Ymeri e përshkruan kështu gjendjen e Mihanës:"Trupi tjetër pranë ishte Mihanja, nëna e Valmirit. Ajo qëndronte e shtrirë në stomak dhe organet e saj të brendshme kishin shpërthyer jashtë nga një vrimë e madhe në shpinën e saj. Dukej sikur ishte goditur nga ndonjë explodim granate, jo plumb..."Fotografët e inçizojnë gjendjen e Mihanës, duke konfirmuar thënjen e Ymerit. Pastaj Ymeri i bënë një shikim më të afërt Menduhies dhe vëren se ajo kishte flokët e larë në gjak., ndërsa poashtu Zeçiri ishte "plotë gjak nga koka deri te gishtërinjtë e këmbëve".



Zeçir Deliu Sherif Deliu Gentiana H.Deliu

Zahide Deliu dhe dy vajzat e saj: Donjeta dhe Gentiana



Në maje të rripit me drunjë, Vëzhguesit hasën edhe tre trupa tjerë; Zahide Deliu, njëzeteshtatëvjeçare, ishte goditur siq duket duke tentuar të ik nga tragjedia që e priste. Plumbi e kishte goditur nga largësia pas koke. Ajo kishte vetëm qorapa mbathur, por jo edhe këpucë dhe si duket ishte duke pushuar në tendë. Dy vajzat e saj ngelen të vdekura krejt pranë, pas saj. Donjeta pesëvjeçare kishte një plagë të dukshme, që i kishte hequr pjesën e djathtë të fytyrës së saj. Gentiana shtatëvjeçare kishte kapakun e kresë të hequr, si duket nga rafalet e plumbave.Zejnia ishte tejet e emocionuar dhe u kthye pas para se të shkonim te këta trupa. Ymeri gjithashtu dha përshkrime të limituara të këtyre trupave pasi ai veç kishte gjetur trupin e gruas dhe fëmijëve dhe ishte shpesh i traumatizuar .Duke iu referuar Bashkimit, ai dhe Ymeri në kalim kishin shkuar të shohin Zahiden dhe dy vajzat e saj para se të kthehen te gruaja e Ymerit dhe fëmijtë, ku ata kishin gjetur Diturien ende gjallë. Ymeri përshkruan kështu atë që kishte mbajtur mend:"Donjeta pesëvjeçare qëndronte e shtrirë me faqe për dhe. Kishte plagë në krahun e majtë dhe nën veshin e djathtë...Fytyra e saj dukej e deformuar. .. S' mund ta përshkruaj gjendjen e Gentianës, shtatëvjeçare, Nuk mbaj mend plagët e saj dhe do të ishte më mirë të mos flas rreth kësaj..."Trupi tjetër ishte i Zahide Deliut, nënës së tyre. Ajo kishte një plagë të madhe në maje të kokës, por nuk i mungonte truri. Unë nuk e rrotullova trupin e saj sepse do të ishte kundër traditave tona.Pas kësaj fillova të kërkoj edhe katër fëmijë tjerë që mungonin, bashkë me Diturien në krah, por assesi t'i gjeja."Të dytë; Ymeri dhe Bashkimi, sidomos Bashkimi shpesh dukej i traumatizuar nga ajo që kishte parë mbi trupat e të afërmëvë dhe nganjëherë ishte edhe histerik. Megjithatë , përshkrimet e tij të dhëna ndaras dalin si në pasqyrë të njejta me kujtimet e Ymerit dhe Zejnies.

Duke ju referuar Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, të grupit lokal, trupi i Hajriz Deliut, tridhjetekatërvjeçar, ishte gjetur në ujin e një pusi afër Abrisë së Epërme, më 21 tetor, 1998. Hajrizi, burri i viktimës së masakrës, Zahide Deliu dhe babai i Donijetës dhe Gentianës ishte zhdukur që nga masakra në Lagjën Deliu. Ai ishte therrur në fyt e pastaj ishte hedhur në pusin e thellë me kokë teposhtë. Fotografitë e bëra dëshmojnë të vërtetën e dhënë nga Këshilli Lokal për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut.





Vrasja e Habib, Hysen, Antigona dhe Mihane Deliut





Duke iu shtuar katërmbëdhjetë viktimave edhe grupin tjetër të vrasjeve serike në lagjë Deliu të Abrisë së Epërme. Ky grup përbën Habibin , që ishte burri i Zejnies, Hysenin bashkëshortin e Flories; dy vajzat e Hysenit (nga një martesë e mëhershme, Antigonen dhe Mihanen.Duke iu akorduar intervistave të ndara me Zejnijen dhe Florien, dëshmitarë që i shpëtuan më të keqes, të premten më 25 shtator, të gjithë këta antarë të familjës ishin së bashku në Abri të Epërme, kur filluan granatimet rreth orës 8.00 në mëngjes. Me të filluar të gjuajtjeve të gjithë kanë dalur në Zabele, afër familjës së Ymer Deliut. Në mbrëmjë rreth orës nëntë ata ishin kthyer në Lagjën Delijaj dhe natën e kishin kaluar afër shtëpisë së tyre, në një bunker të ndërtuar nga Habibi dhe i mbuluar me dushk, duke e lënë kështu familjen e Ymerit në pyell.



Të shtunen në mëngjes Habibi ishte zgjuar dhe kishte dalur me gruan Zejnien,Antigonen, Mihanen, dhe Mentorin, duke i lënë Hysenin dhe Florien, Maliqen dhe Ajeten në bunker. Habibi me familjen e tij do të dal këmbë në Tërstenik, ku mbërrijnë reth orës 8.00 në mëngjes dhe atje kishin filluar të përgatisin ushqim e ziejnë në fushë. Gjuajtjet fillojnë dhe granatat bijnë afër fushës dhe familja detyrohet të tërhiqet..Ata gjetën strehim në drunjtë e afërt dhe shoqëruesit i njohtuan se ishte plagosur Sherif Deliu dhe lagja Deliu ishte djegur e tëra.. Sherif Deliu, deri më, 21 Janar 1999 llogaritej i zhdukur.Të shtunën rreth orës pesë, në mbrëmje, kishin vendosur të kthehen te shtëpitë e tyre në Abri të Epërme dhe të shohin çfarë kishte ngjarë atje me Hysenin dhe tjerët që i kishin lënë pas. Ata u kthyen, sërish këmbë në Abri të Epërme dhe kaluan rrugën kryesore për në drejtim të Likocit., ku ishin stacionuar numër i madh i policëve serbë. Një konvoj i madh automjetesh luftarake po kthehej nga Abria përseri për në Likoc. Ata kishin pritur mbi një orë e gjysmë në kaçuba të kalojë konvoji. Pastaj kishin bërë përpjekje të lëvizin dhe policët i kishin vërejtur. Hapet zjarr në drejtim të tyre, duke i detyruar të shpërndahen. Zejnia u tha Vëzhguesve:"Deshëm të kalojmë në Lagjën tonë, por shumë shpejt një grup prej pesë-gjashtë policëve kanë vënë re levizjen tonë dhe mënjëherë kanë filluar të gjuajnë në ne. Ne të gjithë kemi vrapuar në drejtime të ndryshme. E pashë Antigonën që ra për dhe e goditur nga plumbat. Isha më së afërmi me policë dhe i ndjeja plumbat si binin pranë këmbëve të mia. Vazhdoja të ngjitem zhagas pa dijtur në çfarë drejtimi shkoja.Ata vazhdimisht gjuanin me pushkomitralez e pastaj edhe me armë të tjera. Unë vazhdoja zhagas dhe nuk dija më asgjë për askend..." Më vonë plumbat e kishin goditur në fytyrë, duke i shkatuar një plagë të cilën Vëzhguesit edhe pas një muaji e kishin vërejtur në fytyrën e saj, gjatë një interviste me të. Ajo arrinë në bunker, afër shtëpisë, ku edhe do të gjej vetëm Maliqen. Pastaj kthehet edhe Floria me Mentorin dhe Ajeten dhe rrëfejnë se si Habibi e Hyseni janë vrarë duke e kërkuar atë. Duke kërkuar Zejnien, Mihanen dhe Antigonen, policët i kishin zënë dhe akuzuar si pjestarë të UÇK-së. Habibi ua përseriste se kishin dalur të kërkojnë trupat e gruas dhe vajzave. Ata e kishin pyetur Habibin pastaj për djalin Dr. Sami Deliun, ngase doktorët ndiqeshin me akuzë se ndihmonin UÇK-në.(Fati i Dr, Lec Ukës para disa ditësh në Qycavicë flet më së miri për këtë, Autori).Habibi u ishte përgjigjur se Samiu ishte në Prishtinë. Ata fillojnë ta godasin dhe Habibi bjen për tokë dhe pastaj polici nxjerr revolën dhe e qëllon atë. Hyseni, që kishte probleme mentale , duke iu akorduar antarëve të familjës, kur e sheh vëllaun e vrarë fillon të bërtas pa kontroll. Po pastaj edhe ai do të qëllohet nga dy plumba në kokë. Floria i tha Zejnies se Mentori ka vrapuar drejt Habibit, por polici e shtyri duke i thirrur:"Bezhi!", vogëlushit. Habibi ishte maltretuar rënd. Trurin e kishte jashtë. Ishte prerë me thikë në shpinë.Një gjë është me rëndësi se Habibi kishte përmendur emrin e Xhafer Qorrit, që ishte prezent aty, në uniformën policore serbe, i cili pastaj do të mund të dëshmonte për kryerësit e kësaj vepre. Por, Xhaferi nuk do ta bëjë kurrë këtë , sepse ai do të vritet bashkë me dy serbë lokal, më, 11 dhjetor 1998, te trafostacioni kryesor në Gllogovc. Më 29 shtator, u thanë Vëzhguesve për të Drejtat e Njeriut disa antarë që mbijetuan masakrën nga familja Deliu se mungonin ende dy vajza të reja katërmbëdhjetë, respektivisht gjashtëmbëdhjetëvjeçare; Antigona dhe Mihane Deliu.Trupat e shkatërruar të dy vajzave u gjetën më, 4 tetor 1998 nga anëtarët e familjës Deliu. Vëzhguesit e vizituan vendin ku u gjeten trupat e tyre. Ishte mbarimi i rrugës për në Likoc, ku serbët kishin ndërtuar një bunker,që kontrollonin rrugën. Aty u gjet një karikator i zbrazët i armëve të prodhimit jugosllav 7.62 mm. Dyshimet nga familjarët dhe Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut për dhunimin e vajzave para se të vriteshin, nuk mund të konfirmohen nga Vëzhguesit për të Drejtat Njerëzore.





Vrasja e Driton Hysenajt



Për shkak të luftimeve të ashpra në Abri të Epërme dhe përrreth, të premten, më 25 shtator,rreth 150 banorë të Lagjës Hysenaj , kishin dalur bashkë me gjërat që kishin përdore në pyell, duke lënë një numër të vogël pleqësh pas. Klani Hysenaj kishte ngritur një kamp në pyellin e quajtur në gjuhën shqipe, Brija e Tërdecit, më pak se një kilometër nga lagja e tyre, duke qëndruar atje për dy ditë me radhë. Duke ju accorduar dëshmitarëve të intervistuar nga Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut,në varrimin e Driton Hysenajt, shumica e personave ishin gra, fëmijë dhe pleq si dhe disa burra të moshës së re. Asnjëri prej tyre nuk ishte i armatosur.

Të shtunën, më 27 shtator,dikund rreth orës 11 .00 deri kah ora 3.00 pas dite, forcat serbe kishin vënë në rreth kampin Hysenaj. Daut Hysenaj i cili ishte present në pyell, u thot Vëzhguesve:

Policia i kishte ndarë meshkujt nga femrat, duke I detyruar të xhvishen ata në të njejtin vend. Pastaj I rrjeshtuan meshkujt dy nga dy dhe I nisën drejt Lagjës Hysenaj.

Gjatë xhveshjës nuk ishin përdorur armët, madje as thikat, rrëfen Brahim Hysenaj, që kishte qenë present, por disa kishin marrur të rëna të forta nga kondakët e pushkëve. Nofulla e një burri, Raif Hysenajt, ishte thyer gjatë kësaj kohe.

Policët kishin zgjedhur grupin prej njëzetë e dy meshkujsh, duke I lejuar të visheshin dhe nisur për në Lagjën Hysenaj. Në hyrje të Lagjës i detyruan të ulen.Siq dëshmon Brahim Hysenaj , që ishte një nga 22 meshkujt, aty kishte qindra e qindra policë. Ata u vënin flakën shtëpive përreth, shpjegon Brahimi.

Policët vazhdojnë të rrahin e torturojnë meshkujt e kësaj lagjeje, siq Dëshmon Daut Hysenaj:

Policët filluan të na rrahin përseri. Ashtu siq ishim të lidhur ata erdhën tek ne. Grupi i parë na shuplakoi, ndërsa i dyti na grushtoi ashpër. Grupi I tretë na goditi me kondakë të automatikëve. Kjo zgjati reth 15-30 minuta…

Pas kësaj torture çnjerëzore, policët kishin përgatitur një traktor, pasi kishin djegur gjithë ushqimin e gjetur në rimorkio. Na urëdhruan ashtu të lidhur dy nga dy të ngjitem në rimorkio, duke na nisur nëpër rrugën e përbaltur drej të Likovcit, ku ishte një bazë e offensives së çeverisë. Daut dhe Brahim Hysenaj të intervistuar ndaras e shpjegojnë njësoj rastin më rënçethës të vrasjes me thikë të një djaloshi të ri, Driton Hysenajt. Brahimi thotë:

Gjatë rrugës për në Likovc, ne duhej të kalonim nëpër Lagjën Delijaj, ku pamë policët duke djegur shtëpitë përgjatë gjithë rrugës, Drejtuesi I traktorit do të ndalet, që t'I lejoi kolegët të shfryhen në ne. Ata nuk na kursyen duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion për të na goditur, madje edhe hunjë.

Kur meshkujt kishin arritur në Likovc, disa policë kishin thirrur se traktori bartëte pjestarë të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Pa pritur, një polic I paidentifikuar, sipas Dautit dhe Brahimit, kërcen në rimorkio dhe e kap për flokësh gjashtëmbëdhjetëvjeçarin Driton Hysenaj dhe I npret fytin me thikën e gjatë që mbante në dorën tjetër.

Unë kisha qorapët e bardha dhe ato u bënë të kuqe nga gjaku.Tjetri polic i pren litarin me të cilin ishte lidhur djaloshi tjetër për Dritonit, Qerimi, i cili ishte tmerruar dhe u shty larg nga polici i frikësuar se edhe ai do të pësoi njësoj. Krahu i tij ishte thyer nga goditjet që kishte marrur më heret.

Duke iu akorduar Brahim Hysenajt, që ishte oficer rezervë i ish Armatës jugosllave, polici që kishte prerë në fyt Dritonin mbante uniformë ngjyrë kafeje, të zezë dhe të kamufluar të verdhë dhe kapelë të errët në kokë, që nënkupton se këto uniforma ishin karakteristike për forcat speciale antiterroriste SAJ (Specialne Antiteroristicke Jedinice).

Trupi i Dritonit ishte larguar nga disa policë, duke mbetur i zhdukur deri më, 13 nëntor 1998, kur kufoma e tij u gjet në një varr, jo shumë të thellë në Likoc, nga disa fshatarë që përpiqeshin të rindërtonin shtëpitë e rrënuara…









I premtova Jetonit se

do ta ruaj orën e tij për jetë




Rrëfimi i Ymer Deliut



Të hënën, më 28 shtator 1998, nga Lagja e Strumcakëve u nisëm bashkë me Afrim Hysenajn drejt lagjës sime (Deliu). Kur iu afruam rrugës Abri-Likoc pamë një tendë najlloni, që në atë mëngjes të hershëm e plotë mjegull na u duk sikur tankë armike. Afrimi më propozoi të kthehemi, por isha i vendosur të vazhdoj rrugën. E luta atë të kthehej dhe të mos rrezikojë asgjë shkaku im, por ai nuk më la vetëm, kur e pa vendosmërinë time që me çdo kusht të vazhdoj rrugën. E ndërruam pak drejtimin dhe nja njëqind metra para se të ndahemi me Afrimin vërejmë një person në pyell. E detyrojmë të ndalet. Ishte kushëriri im Bashkim Deliu, i paarmatosur dhe me të meta fizike (çalon në njëren këmbë). Ai kishte qëndruar në lagjë, shkaku i babait të vjetër dhe të paaftë për të lëvizur nga shtëpia. Tash kisha shoqëruesin dhe me Afrimin u përshendetëm. Bashkë me Bashkimin vazhduam rrugën drejt lagjës sonë. Para se të hyjmë në lagjë kemi hasur në gjurmë të shumta lufte. Përplotë gëzhoja armësh këmbësorie, por edhe topash e tankesh, sanduçe municioni të zbrasta, karikatorë fishekësh dhe të mos flasim për lloje të ndryshme ushqimesh të konzervuara, që kishin përdorur armiqtë nëpër pozicionet ku kishin qëndruar, por askund nuk pamë ndonjë trup të tyre. Ngadal po futeshim në lagjën tonë dhe atë pranë shtëpisë sime.Te dera e oborrit një kufomë seç e theu "qetësinë" time shpirtërore. Vrapoi drejt saj dhe ishte Ademi, vëllau i im. Një gurë i rëndë më rëndoi në krahëror, por u përmbajta, sepse "duhej kursyer veten nga të papriturat që do të vijnë pastaj"! Ademi ishte qëlluar me rafale automatiku në kokë dhe trup. Kufomën e tij e futa brenda oborrit, sepse filloi të bjerë shi e nuk mund ta lija vëllaun jashtë. Bashkë me Bashkimin nisemi dretj shtëpisë së tij të bërë shkrumb e hi ashtu si të gjitha shtëpitë tjera. E brenda në shtëpi ishte djegur edhe plaku nëntëdhjetekatërvjecar, Fazli Deliu. Vetëm eshtrat i dalloheshin ende deri në gjunj, përndryshe trupi i tij ishte djegur në tërësi. Nuk prekëm asgjë dhe s kishim as çka të bëjmë në gjendjën në të cilën ishte tash kufoma e Fazliut. Jemi nisur drejt vendit ku ishin strehuar familjet dhe në rrugë prap edhe një kufomë. Ishte kufoma e Zeçir Deliut e bërë shoshë nga plumbat. O zot, sikur ta dija se kjo ishte vetëm uvertyrë në tragjedinë që ishte luajtur këto ditë në zabelet tona. Vazhdojmë më tutje dhe kufoma e katërt; Ali Deliu i shtrirë në shpinë. E kishin prerë në fyt me thikë dhe thikën i kishin vendosur në krahëror. I hoqa thikën dhe e rrotullova trupin e tij. Në kokë kishte plagë të shkaktuara nga një goditje e fortë.. Kufomën e ktheva në gjendjen e mëparme dhe vazhdoj drejt tendave. Aty hasëm dy kufoma të reja; të mixhës Pajazit dhe gruas së tij Havës. Në kufomën e Pajazitit nuk vërejta goditje plumbi, por koka e tij ishte çarë nga pas dhe trutë iu kishin derdhur në shtrojë pranë kufomës, brenda në tendë. Gjashtë-shtatë metra larg tendës ishte kufoma e Havës e cila kishte njëren këmbë të këputur nën gju, kishte shumë plagë në trup dhe veçanarisht një plagë të madhe në kokë, që ka mundur pastaj të jetë rezultat i ndonjë eksplodimi.Sido që të jetë ajo ishte tortuaruar rënd. Pasi binte shi e thërras Bashkimin të më ndihmoj për ta futur kufomën brenda në tendë, por Bashkimi si dukej kishte humbur fuqinë nga pamjet rrënçethëse që kishte parë dhe ishte trishtuar pa masë. Nuk kishte forcë të bëj asgjë. E tërhoqa zhagas kufomën deri në tendë.Vazhdoj rrugën në kërkim të familjës sime. Personi tjetër që do të takoj është Jetoni, djali im i madh! Ishte i shtrirë në krahun e djathtë dhe dorën e kishte futur nën kokë.Dora tjetër e zgjatur dhe ora që shkelqente në të, sikur më ofronte këtë orë ta kem kujtim për jetë prej tij. Sa shpesh sot bota u shemb nën këmbët e mia, por kësaj radhe hendeku ishte tepër i madh. E shikoj orën në dorën e tij dhe ajo ende po tregonte kohën. Ishte heret 5:49 minuta."Do ta mbaj tërë jetën këtë orë, biri im!", i premtova me zë, sepse nuk kisha çfarë të bëja tjetër, duke i rënë fytyrës, sipas traditës."Gjaku yt u pagoftë me lirinë e këtij dheu!"Në kokë kishte plagë të rënda; nofullën e poshtme dhe dhëmbët e thyer, pastaj veshin e djathtë të prerë si dhe kokën në anën e djathtë të çarë, poashtu edhe në krahëror kishte një plagë të hapur...



Dardhat i ruajta për nënën...



Harrova të theksoj se tri dardha i kisha në xhepa dhe ato i kisha ruajtrur për nënën time. Si fëmijë më kishte mbetur zakon, që sa herë gjeja ndonjë pemë të mirë e ruaja për nënën time dhe edhe tash kur armën e kam në krah dhe mund ta quaj veten kogja burrë, prap para nënës ndjehem fëmij. Prap kisha gjetur dardha të mira për të...por janë dardhat e para që nëna nuk iu gëzua, kur ia ofrova.Nëna ishte goditur në kokë dhe këmbën e majtë. E përgdhela me respektin e fëmijës për nënën dhe ...asgjë nuk mbaron as me personin më të dashur në jetën time. Mbështetur për shpinës së nënës ishte kufoma e kunatës, Luljetës, gruaja e vëllaut Enverit. Ishte goditur në kokë, njësoj si nëna, vetëm se kjo ishte goditur në anën e majtë të kokës. Luljeta ishte në muajin e fundit të shtatëzanisë dhe motra Havë para katër pesë dite e kishte pagëzuar foshnjën e palindur Malësor ose Malësore, për të përkujtuar vuajtjet tona nëpër male.Aty afër ishte edhe kufoma e Mirit, shpiritit të Bacit- djali i vëlla Ademit, Valmir Deliu. Kishte plagë të shumta në trup dhe ishte përgjakur i tëri. "Cuclla" i kishte mbetur varur në qafë...I afrohem shoqës sime Lumnijës. që ishte e shtrirë në krahun e djathtë, ndërsa pas shpine kishte vajzën Menduhijën, kurse para vetës mbante Diturien gjashtëjavëshe.. Të triat i pashë të vdekura. Së pari e rrotullova kufomën e vajzës Menduhies. E kam dashur shumë atë! Kishte dy goditje, njëra nën veshin e majtë dhe tjetra pak nën fyt. Pastaj i kap dorën Lumnijës dhe ia largoi nga Dituria. Foshnja, sikur nuk i pëlqen veprimi im dhe më bëhet sikur lëviz pakëz sytë. Përpiqet ti hap, por nuk ia arrinë. E kap pastaj Diturien dhe e dërgoj te tenda ku qëndronte Bashkimi, duke qajtur dhe i them se fëmija është gjallë.E lus të më sjell pak qumshtë që kishin lënë kriminelët serbë përreth. Ia pastroj gojën e mbushur përplot gjak foshnjës, sigurisht ishte gjaku i derdhur i nënës së saj dhe ia ofroj qumshtin. Ajo fillon ta pijë atë. E xhvesha ashtu nëpër shi të shoh se mos kishte ndonjë plagë në trup, por jo. Ajo nuk kishte asnjë shenjë në trup.Pastaj atë do t'ia lë në prehër Bashkimit, për t'u kthyer sërish te shoqja ime, Lumnija., trupi i saj ishte dëmtuar në gojë dhe krahëror e supë të krahut. Jo fort larg qëndronte e shtrirë kunata, Mihanja, gruaja e Ademit. Ajo ishte goditur në shpinë dhe plaga ishte shumë e madhe, sa që edhe orgnaet e brendshme duket sikur kishin dalur jashtë... Pastaj edhe dy kufoma tjera të Donjetës dhe nënës së saj Zahides. Donjeta kishte një goditje të rëndë në kokë nga pas ndërsa Zahidja, poashtu ishte goditur në kokë dhe trutë i kishte të nxjerrura jashtë...Gjashtëmbëdhjetë vdekje qëndronin rreth nesh, ndërsa gjashtë tjera do të zbulohen më vonë: Habibi, Hyseni, Antigona, Mihanja. Pastaj Sherifi, që do të konsiderohet i zhdukur deri më, 29 mars 1999. I plagosur rënd , gjatë kësaj masakre kishte ikur dhe pastaj kishte vdekur në Zabelin e Hysenit. Hajrizi do të jetë kufoma e njëzetë e dytë e kësaj masakre...Vetëm liria e vërtetë në Kosovë do të shpaguaj këtë gjak të derdhur !









Ndarja e fundit nga Habibi dhe Hyseni

Rrëfimet e Zojë dhe Florije Deliut

"Darkën, më 26 shtator e kemi ngrënë në Tërstenik-nis bisedën Zoja dhe shton- Pastaj kemi marrë rrugën për në Abri. Unë, Habibi, Mihanja, Antigona dhe Mentori vendosëm të shkojmë, atje ku kishim lënë antarët tjerë të familjës, në një bunker të hapur nja dyqind metra larg shtëpisë. Aty kishim lënë hallën nëntëdhjetëvjeçare, Maliqen e sëmurë, pastaj Hysenin, vëllaun e Habibit, Florien, shoqen e tij dhe vajzen e tyre të vogël, Ajeten. Sapo kemi kaluar udhëkryqin e rrugës Likoc-Abri dhe rrugës që çon drejt lagjës Deliu, janë dëgjuar krisma dhe rafale të pandërprera armësh. Policët dhe paramilitarët serbë na kishin vërejtur. Atëherë jemi shpërndarë në drejtime të ndryshme. Vetëm njëherë kam dëgjuar kukatjet e Mihanës dhe asgjë tjetër. Kam shkuar zhagas, duke më përcjellur rafalet e pandërprera. Një plumb edhe më kishte goditur, por nuk kisha kohë të merrem me plagët derisa ende mund të largohesha dhe nuk më kishte lënë forca...""Baci Habib ka ardhur me Mentorin deri në bunkerin, ku ishim strehuar-ndërhyn Floria. Kemi qëndruar së bashku edhe nja dy orë, duke pritur ardhjen e Zojës, Mihanës e Antigonës. Pastaj baci Habib vendosi të dal nga bunkeri dhe të shkojë drejt vendit ku ishin stacionuar grupet e çetnikëve, me qëllim që të dorëzohet dhe me shpresë se do t'ia lirojnë gruan dhe vajzat e vëllaut. Shkuam të gjithë, përveq hallës Maliqe që e lamë në bunker. Baci Habib u thërriste me zë të lartë në gjuhën serbokroate se po vijmë të dorëzohemi, ndërsa ne i mbanim duart lartë. Tre polic na dolën para dhe na shoqëruan deri te një makinë luftarake, ku ishte një grup më i madh policësh. Fillimisht do të na presin shumë mirë. Na detyruan të ulemi dhe na ofruan ushqim. Fëmijëve u dhanë konzerva peshku, ndërsa mua më ofruan një copë bukë, por nuk e pranova. Habibit dhe Hysenit iu ofruan nga një cigare. Pastaj filluan ta marrin në pyetje Habibin, në gjuhën serbe, por kuptoja se fjala ishte për UÇK-në. Dhe që në përgjigjen e parë Habibi mori një shkelëm në fytyrë, nga një kriminel. Gjaku e kaploi të tërin dhe pasi qetësohet pak, fillojnë përseri pyetjet. Në ndërkohë hapet dera e automjetit dhe një polic thërret në gjuhën shqipe:-O Habib, po çka të pruni këtu. që paske marue bre!Habibi arrijti vetëm t'ia shqiptojë emrin "Xhafer" dhe asgjë më shumë, sepse kriminelët u vërsulen si bishat mbi të, duke e qëlluar pa ndërprerë. Njëri nga ata e mbyll derën e sapohapur të automjetit furishëm, prej nga doli zëri i Xhaferit dhe pastaj po i njejti me rrëmbim drejton automatikun drejt Hysenit dhe e rrëzon përdhe me një rafal plumbash. Mentori vrapon drejt Habibit dhe polici e shikon vëngër. I afrohet pranë, duke i thirrur "Bezhi!" dhe ia jep një flakaresh. Poashtu edhe mua dhe fëmijëve na urdhërojnë të largohemi, ndërsa Habibin e nisin drejt pyellit..."Ishte kjo skena e fundit e ndarjës me Hysenin tashmë të vrarë dhe Habibin e torturuar, që e priste vdekja tragjike...

Post skriptum

Xhafer Qorri ishte i vetmi polic shqiptar në stacionin policor të Gllogocit, që kishte mbajtur uniformën policore edhe pas pushtimit serb të Kosovës. Policët tjerë kishin dorëzuar uniformat shumë vite më parë, duke mos dashur t'i shërbejnë regjimit serb në Kosovë. Pastaj Xhaferi do të vritet po nga serbët, që të mos dëshmojë kurrë për masakrën në lagjën Deliu të Abrisë....





Fehmiu i brigadës 131,"Jusuf Gërvalla"



Sipas Ismail R. Hotit





Fehmi Demiqi u lind më 4 shkurt 1972, në Abri të Epërme të komunës së Drenasit. Kushtrimi i lirisë që kishte trokitur te të gjithë kosovarët bëri që Fehmiu të bëj çmos për t'u inkuadruar në radhët e ushtarëve tanë të lirisë. Dëshira e tij do të realizohet, më 27 mars 1999, duke u inkuadruar në Batalionin e Tretë të Brigadës 131 "Jusuf Gërvalla" të Zonës Operative të Dukagjinit.Pas ofanzivës së parë serbe në shtatorin e vitit 1998, Abria ishte djegur shkrumb e hi dhe Fehmiu detyrohet të tërhiqet me gjithë familjen e gjërë në Drenas te axha i tij Rrahimi.Pas një kohe qëndrimi aty, ku ishin mbledhur e gjithë familja e farefisi, Fehmiu merr bashkëshorten Eminen dhe vajzën e tij Artën dhe kërkon strehim te familja e shoqës në Klinë.Pasi ishte siguruar se gruaja dhe vajza e tij kishin gjetur strehim dhe ushqim të mjaftueshëm, ai do t'i përkushtohet aktivizimit në radhët e ushtarëve të lirisë."Ne të gjallë e serbët të na vrasin, nuk do të lejojmë kurrë këtë", sikur ishte betuar, duke përqafuar Artën e vogël, para se të nisej në rrugën e lirisë. Pastaj i kishte lëshuar në prehër të shoqës, sikur ia lente amanet të kujdesej për të dhe ta donte dyfish, edhe pjesën e dashurisë së tij ndaj së bijës...Në Brigadën 131 "Jusuf Gërvalla" atë do ta angazhojnë në furnizimin me armatim të njësive të ndryshme. Këtë detyrë do ta kryej me përkushtim Fehmiu deri më 24 maj 1999, kur bjenë në pritë të armikut, në Bjeshkët e Belegut, në vendin e quajtur Bogiqe. Fehmiu ishte ngarkuar me detyrë të bartë shokë të plagosur në kufirin shqiptaro-shqiptar. Ishte një ditë përplotë mjegullë dhe nuk mund të shihej as edhe në afërsi. Mjegulla përbiu edhe Fehmiun, për fatin e të cilit më nuk dihet asgjë.







U zgjova pas nëntë ditësh





Rrëfimi i Jakup Hysenajt



Në mëngjesin e 27 shtatorit,1998, fillojnë granatimet e artilerisë serbe mbi vendin ku ishim strehuar. Krismat e tmerrrshme të të gjitha llojeve të artilerisë së rënd serbe mbillnin frikë dhe tmerr në mes popullatës së pambrojtur.Përrocka nën Lagjën tonë (e njohur si Ligata) tashmë shkëlçente nga tendat plastike të ngritura para dy-tri ditësh. Popullata ishte çvendosur nga lagjët Hysenaj dhe Hasanaj në këtë luginë. Serbët, si duket kishin vënë re këtë dhe qëllimi i tyre ishte të depërtonin deri këtu. Ata filluan të godasin kodrën mbi ne, ndërsa të njejtën gjë do të bëjnë edhe grupi tjetër i çetnikëve nga Baica (Qëndresa) në anën lindore. Granatimet nuk kanë të ndalur Pas disa orësh, sikur u binden se terreni ishte pastruar mirë dhe mund të lëviznin lirisht. Pason një heshtje varri. Çfarë do të thoshte kjo tash? Ankthi dhe pritja nuk do të zgjasin shumë, sepse ata do të shfaqen nëpër grupe nga të dy anët e bjeshkëve mbi ne, duke na vënë në rreth të hekurt. Rrethi sa vinte e zvogëlohej, sepse ata tani ndiheshin shumë më të lirë, pasi kishin vënë re se kishin të bënin me popullatë të paarmatosur. Para vetes kishin vënë Brahim Veselin, një mik i yni nga Likoci me duar të lidhura dhe tytat e drejtuara kah ai. Brahimi, natën e kaluar ishte ndar nga grupi ynë, duke u përpjekur të shpërthej rrethimin dhe si duket kishte rënë në grackë. Kriminelët erdhën; me kokarda çetnike, militarë e paramilitarë, me uniforma policore e ushtarake, me maska dhe pa to, me shirita e shamia në kokë – djaj me brina dhe pa ta…Menjëherë urdhëruan të ndahen mashkujt në një anë prej moshës gjashtëmbëdhjetë e deri në atë gjashtëdhjetëvjeçare. Në këtë kategori isha edhe unë, Jakup Hysenaj tridhjetë e pesë vjeçar, pastaj Zymber Adem Hysenaj, Driton Nasuf Hysenaj, më i riu nga ne, gjashtëmbëdhjetvjeçar, Ramadan Hysenaj dhe djali i tij Fitimi, vëllau i im Iliri, Haradini, Agimi, Dauti, Ismeti, Haziri, Xhaferi, Astriti- djali i Xhaferit, vëllazërit Brahimi dhe Kamberi, Tahiri dhe i biri Qerimi, Raifi (nga lagja ime e Hysenajve), ndërsa nga lagja e Hasanajve: Valoni, Latifi, Hajrizi si dhe Brahim Sadik Veseli nga Likoci, që ishte zënë natën e kaluar. Na rreshtuan dhe në emër të një kontrolli për armatim na detyrojnë të xhvishemi një nga një dhe atë më shumë për të na gjunjëzuar moralisht para familjeve tona. Me të mbaruar të këtij kontrolli na rrejshtojnë dy nga dy, duke na i lidhur duartë poashtu dy nga dy persona siq ishim në rresht. Unë isha i lidhur bashkë me Brahim Veselin dhe atë me pranga policore për hirë të sigurisë, ngase edhe kishim tretman të posaçëm në këtë grup, duke na quajtur “komandantë të UÇK-së”. Të tjerët do të lidhen pastaj me tela, spaga dhe me gjithëçka që mund të bëhej kjo. Tash fillon loja e tyre e ndyrë e maltretimeve fizike, aty në prezencë të familjeve, për të mos u ndalur deri në lirimin tonë ose edhe vdekjen, me të cilën u përballën disa. Ne “komandantët” në ballë ishim të parët për të gjitha, ndërsa pas nesh, tjerëve u jepnin rroba të UÇK-së, duke u lënë përshtypjen shokëve të tyre pastaj se kanë bërë vepra të mëdha, duke zënë pjestarë të UÇK-së. Kështu do të veprohet sa herë të kalojmë pranë hordhive të tyre, gjatë rrugës për në stacionin policor në Gllogoc (Drenas), ku kishin marrur urdhërin të na dërgonin. Dhe ata të egërsuar shfrynin pastaj epshet e tyre shtazarake antishqiptare mbi ne.Kur arritëm lartë te Fusha e Vorreve, ku edhe fillon Lagja jonë (Hysenajt), të gjithë ishim të rraskapitur dhe maltretuar rënd fizikisht. Tymi kishte mbuluar lagjën. Shtëpitë digjeshin në flakë. Askund shenja jete. Flakë, tym dhe mjerim kishin lënë pas hordhitë barbare.-Cila është shtëpia jote?-më pyet udhëheqësi i grupit të tyre.-Ja, kjo është!- i them për shtëpinë e parë aty që po digjej.-Më vjen keq! UÇK-ja u ka vënë flakën, por s’ka rëndësi Rugova do t’ua ndërtoj edhe shumë më të bukura se që ishin, ngase ju paguani për çeverinë e tij.- m'u drejtua ai dhe më tregon një fletëpagesë të tatimit për çeverinë e Kosovës të gjetur në shtëpinë time..Sa më shumë që bisedsa nxitej, pak edhe nga kokëfortësia ime situata vinte e dramatizohej e kështu edhe goditjet e grushtimet e tyre. Pastaj na ofrojnë fotografi të pjestarëve të UÇK-së të fshatit tonë. Si rëndomë, të parin më pyesnin mua se a i njihja dhe kush ishin ata. Zakonisht merrnin përgjigje negative prej meje. Për këtë edhe grushtohesha paksa në mënyrë më të veçant. E ai pastaj më thoshte se mund të mi tregonte edhe shtëpitë e tyre ku i kishin, ndërsa " ti më paraqitesh sikur nuk i njeh kolegët tuaj". Edhe një grusht pason në ftyrën time...Në oborrin e shtëpisë së Nasufit e pamë Shehiden, të shoqen e Rrustemit, tek pastronte disa fëmijë të vegjël. U befasova, ngase nuk dinim për fatin e saj, të shoqit Rrustemit dhe mysafirëve të tyre; Hyra dhe Ali Kolludra. Pastaj prej nga ata fëmijë ...?!Më vonë mësova se atë natë ishin masakruar Rrustem Hysenaj, pastaj edhe dy mysafirët e tyre: Hyra dhe Aliu, ndërsa fëmijtë që i pastronte Shehidja ishin sjellur nga Lagja Deliu, pas masakrës më makabre të ketë ndodhur ndonjëherë në këto anë në pyellin e Lagjës Deliu, ku ishin therrur gra, fëmijë dhe pleq…Vazhdojmë rrugës së fshatit deri te Lagja Hasanaj, ku ishin stacionuar grupi më i madh i kriminelëve dhe automjteve të tyre luftarake; tanke, autoblinda dhe artileri tjetër e kalibrit të rrëndë. Aty do të na pres sërish keqtrajtim i ri, nga kriminelët që u ngjanin bishave të uritura për gjak. Përanash tym dhe flakë. Shtëpitë digjeshin... Pastaj na hypin në një traktor (ishte traktori i Xhafer Hysenajt) dhe vazhdojmë rrugën për në Likoc. Rruga ishet e gjatë dhe e mundimshme. Për dy anët e saj kishte kriminelë serbë, që shfryenin pa mëshirë ndjenjat e tyre shoviniste mbi ne. Në Likoc na detyruan të shtrihemi për tokë, pasi na zbritën nga traktori. U detyruam,që ne, më të rriturit t’i mbulojmë me trupat tonë më të rinjt për ti mbrojtur nga shkopinjtë e drunjt, shufrat metalike, kondakët e pushkëve, tytat e automatikëve, danat e rrymës e çka nuk kishin filluar kriminelët të përdorin, sikur bënin gara se cili do jetë më i përsosur në torturimin tonë. Pastaj një oficir ushtarak dha urdhër të ndërpritet dhuna dhe sërish të ngjitemi në traktor. Të rinjtë, që i mbrojtëm pak më parë tash na e kthyen hakun, duke na ndihmuar të ngjitemi sërish në rimorkio të traktorit. Ne ishim të dërmuar. Secili prej nesh kishte kokën e çarë nga goditjet, dikush nofullën e thyer, tjetri syrin e dëmtuar, por pa vetdije ishte vetëm Brahim Veseli, që ishte i lidhur për dorës sime.Dhe sërish nisim rrugëtimin të urdhëruar që të mos ngrisnim kokën dhe të mos shikonim përrreth. Pas pesë minutash rrugë kam dëgjuar se si një kriminel ka kërcyer në rimorkio me thikë në dorë, duke kapur për flokësh Dritonin dhe prerë me thikë në fyt. O zot, duart i kisha të lidhura dhe nuk mund të lëvizja! I dëgjova frymëmarrjet e tij të fundit edhe për disa minuta. Ajri i dilte përmes zgavrës së hapur në fyt. Dritoni ishte më i riu mes nesh, sapo kishte mbaruar shkollën fillore. Ndoshta i ndjeri kishte ngritur kokën dhe ky ka mundur të jet faji më i madh që ka mundur të bëj. Pas këtij momenti tragjik na urdhërojnë të gjithëve të zbresim nga traktori, duke e lënë Dritonin, tashmë të vdekur në rimorkio, ndërsa neve do të na ngarkojnë në një kamion ushtarak serb.Stacioni ynë i ri do të jetë stacioni policor në Drenas. Kishte disa orë pa rënë muzgu. Tash fillojnë maltretimet e reja dhe marrja në pyetje e secilit veç e veç. Sa herë na merrnin në pyetje na i lyenin duartë me një lloj mase grafiti dhe bënin fotografimin e tyre, sikur kishin për qëllim të vërtetojnë se mos kemi bartur armë. Pastaj sërish rrahje e maltretime dhe britma njerëzish nga torturat. Ndizeshin pastaj motorët e tankut në oborrin e stacionit policor, për të mbytur zërat dhe klithjet trishtruese. Ata që do të alivanosen i bartin deri në pusin e ujit të ndërtuar enkas në oborr, që të këndellën sërish. Nëpër shkallët e ndërtesës përplotë njerëz të lidhur për gilinderash. Fyerje dhe goditje të pandërprera. Të gjitha këto kishin një qëllim, të na frikësonin dhe detyronin të pranojmë akuzat që përpiqeshin të na i mveshnin. Të nesërmen rreth orës tetë, sërish më kanë marrë në pyetje, me arsye se dyshohej se disa shënime nuk kanë qenë të sakta rreth meje. Në të vërtetë atyre u kishte pjellur mendja diçka tjetër. Mbiemri i dajëve të mi u bënë përshtypje dhe në aktakuzën time do të më ngarkojonë vrasjën e mëhershme të një bashkëpuntori të tyre, rojtari i pyellit nga Gradica, që si duket ishte likujduar nga grupet e UÇK-së. Më akuzonin pastaj se kisha grupin tim i cili kishte kryer shumë veprime e aksione guerile kundër tyre. Përkundër dhunës dhe torturave për të më detyruar të nënshkruaj aktakuzën nuk e bëra një gjë të tillë.

Kamer Hysenaj: "Rrofte Republika e Kosovës !"

Derisa vazhdonin torturat, duke na detyruar të këndojmë këngët e tyre çetnike e nacionaliste dhe të thërrasim e brohorisim parulla shoviniste serbe, Kamer Hysenajt i kishte plasur damari i ballit dhe në vend të thirrjeve shoviniste do të thërras me sa fuqi që kishte:-Rroftë Republika e Kosovës!Bishat ishin vërsulur mbi të duke tentuar ta hanë me dhëmbë. Nuk do të kursejnë asgjë, nga gjithë çfarë kishin në dispozicion për ta goditur deri në alivanosje. Pastaj do ta hedhin jashtë, të bindur se do të vdiste së shpejti…



Dal në garazhën e automjeteve, ku ishin mbledhur të arrestuarit nga fshatra të ndryshme të Drenicës. Ishin qindra sish. Secili prej tyre kishte përjetuar maltretimet , që vetëm UDB-ja serbe dinte t'i ushtrojë. Të rraskapitur ishin bërë sy e vesh, sepse e dinin se kriminelët serbë ishin të përkryer për sadizëm dhe ende kishin plotë mënyra të pashfrytzuara për të shprehur atë ..Pasi lista e marrjës në pyetje kishte mbaruar, prisnim rezultatin. Pak më vonë duket një polic, i cili fillon të thërras disa emra. Thirret emri i Ramadan Hysenajt e dikur më vonë edhe emri im. Kjo do të thoshte të rrjeshtohemi sërish, t’i vëmë duartë mbi kokë dhe kokën ulur të nisemi drejt autobusëve që do të na shpienin për në Prishtinë. Nga grupi ynë ishim vetëm unë dhe Ramadani, i cili poashtu akuzohej për angazhim në UÇK, duke dhënë roje në fshat. Ata posedonin edhe listat e rojeve të fshatit, ku kishin lexuar emrin e Ramadanit. Ramadani e kishte syrin e lënduar rënd nga goditjet në Likoc.

Ramadani më rrëfeu pastaj se e kishin pyetur edhe për mua dhe pozitën time, gjë që dëshmon faktin se pas rreshtimit të parë publik të UÇK-së të mbajtur në Tërdevc, ata ksihin krijuar përshtypjen se unë mund të isha ideolog i kësaj Lëvizje. Këtë më pat rrëfyer edhe Ymer Halilaj i arrestuar në Fushë Kosovë, të cilit do t’ia tregojnë fotografinë time dhe të mjekut Gani Halilaj nga Tërdevci.(Autori)

Unë dhe Ramdani do të nisemi për në Prishtinë bashkë me dhjetëra të tjerë, të lodhur dhe rraskapitur. Na shoqëronin dhjetëra kriminelë brenda, të cilët na e ndalonin shikimin jashtë. Kërkonin ti mbajmë duart në kokë dhe shikimin poshtë gjatë gjithë kohës deri në Prishtinë. Plus kishim kërcnimet se do të na vrasin, se do të na çojnë në Kleçkë për të na djegur në furrat e gëlqeres, ashtu siq i paskan djegur serbët atje, pastaj se do të na dërgojnë të na djegin në furrat e Obiliqit e çfare jo…Pak pa mbërri në Prishtinë, një kriminel kishte thirrur se mos ishte dikush nga ne kundër asaj që ata po bënin. Elmi Xhylani nga Baica ngritet në këmbë dhe thërret:-Po, unë jam kundër kësaj që ju po bëni!-pastaj na drejtohet neve-Ngrituni vëllazër t’ua q..... nënën këtyre kriminelëve!Por thirrja e tij ishte e kotë. Ne mezi merrnim fryme nga lëndimet që kishim marrë dhe nuk ishim të gatshëm për asgjë më. Çetnikët turrën mbi të dhe e qëllojnë për vdekje. Tashmë ishim para burgut në Prishtinë dhe Elmiun do ta nxjerrin jashtë. Dëgjojmë disa rafale dhe të gjithë ishim të bindur se e pushkatuan. Kur dolëm nga autobusi pamë gjakun e Elmiut, por jo edhe trupin e tij…Na mbështesin me kokë për murit të burgut, duke pritur në radhë për në zyrën e pranimit.Më erdhi radha edhe mua. Futem në zyrën e pranimit dhe aty fillojnë pyetjet dhe akuzat e njejta me ato ne Gllogoc. Aty gjendej edhe një agjent shqiptar me emrin Gani Tara, ose pseudonimin “Kolludra”, pastaj njëfarë “Meho” dhe dy serbë. Ata më afrojnë një dokument të nënshkruaj, që sigurisht ishte aktakuza që më bënin për të arsyetuar arrestimin. Unë u thash se nuk nënshkruaj asgjë pa e lexuar. Njëri nga ta më vërsulet duke thirrur:-Kush je ti që nuk nënshkruan!- dhe fillojnë të më godasin. Unë humba durimin më dhe nisa t’i qëlloj me sa forcë që kisha. Aty u zhvillua një rrëmujë e madhe. Bëja luftë për jetë a vdekje. Kisha vendosur të vdes me nder.Kriminelët kërkuan ndihmë ngase ishin të pafuqishëm të përballen me goditjet e mia, që burimin e kishin në zemër.. Vijnë gardian tjerë dhe unë nuk zgjedh më cilin të qëlloj. Të gjithë ishin të njejtë për mua dhe të gjithë e meritonin t’ua thej kokën. Goditjet vazhdojnë, derisa dikush nga pas më godet me një material të fortë dhe më humbet vetdija…Filmi i jetës sime këputet këtu për të filluar sërish pas nëntë ditësh. Zgjohem dhe një person me matel të bardhë qëndronte pranë meje. Duart i kisha të lidhura, poashtu edhe këmbët. Një zinxhirë tjtër nga këmbët e mia shkonte deri në mur. Edhe pa vetëdije më kishin mbajtur kështu të lidhur në zinxhirë! Njeriu në matel të bardhë ishte mjeku që më jepte infuzion. E pyes se ku gjendem dhe a mos jam në spital. Ai më përgjigjet me një po të çuditshme, por prangat në duar e këmbë flisnin diçka tjetër. Mjeku me hjek infusionin dhe del nga dhoma pa bërë zhurmë.Pas një kohe, në derë duket udhëheqësi i ndërrimit të burgut, Skënder Hoti, duke m’u drejtuar:-Jakup, mirë qenke! Ky është burg dhe ka rregulla. Të lutem, ke kujdes dhe sillu mirë me gardianët dhe ruaje shëndetin tënd. Nëse më premton se do të sillesh mirë do t’i heq prangat, madje edhe do të sjell ushqim.-Unë nuk e kam penguar kurrë askend këtu- i përgjigjem i qetë edhepse isha i lodhur dhe gjithë trupi më ishte dërmuar.-Unë këtu jam njeri pa kurrëfarë mundësie t’i bëj një të keqe dikujt. Të lutem, nëse ke mundësi, para se të mi heqësh prangat, m’i heq qafe këta kriminelë mos të më provokojnë më. Ai më garantoi se nuk do të kem më provokime. Për fat ashtu edhe ndodhi. M’i hoqën prangat …Më vonë në dhomë do të më sjellin Valdet Sopin, poashtu i arrestuar, me qëllim që të kem me kend të bisedoj. Prej tij mësova se jam në çelinë numër një, që ishte enkas për vetmi dhe izolim nga të tjerët. Mësova se data ishte, 8 tetor 1998. E pyeta disa herë Valdetin për datën e saktë dhe nuk mund t’i besoja...Kisha "fjetur" gjatë, shumë gjatë plotë nëntë ditë! I kaluam edhe katërmbëdhjetë ditë tjera me Valdetin këtu, pa të drejtë as mbështetje për muri, vetëm qëndrim në këmbë. Pastaj do të na ndajnë. Mua më dërgojnë në dhomën numër gjashtë. Aty gjeta Agron Dvoranin, Fadil Topallin, Bekim Krasniqin, të miturin Fitim Ademin, Shaban Gerbeshin dhe Islam Bibën.. Pason gjykimi dhe vuajtja e dënimit në Lipjan.Të theksoj se që nga dita kur NATO kishte filluar sulmet mbi caqet serbe, dhuna dhe represioni ishin dyfishuar mbi ne. Nxireshin nga dhoma të burgosurit dhe pastaj për orë të tëra maltretoheshin, duke mos kursyer dhunën fizike ndaj tyre, Natyrsihtë, kjo më ka ndodhur edhe mua dhjetëra herë. Madje një ditë një oficer kishte kërkuar nga unë “dyluftim fer”. Pranova, por ai shumë shpejt do të kërkojë ndihmë dhe pastaj të dërmuar do të më kthejnë në dhomë. Kjo dhunë do të vazhdoi deri më gjashtë prill, kur do të më thirret emri mua dhe Hajriz Elshanit nga dhoma jonë, që nuk kishim të ngarkuar ndonjë aktakuzë.Kishim mbaruar vuajtjen e dënimit.…dhe dolëm, më në fund. Ishim shtatë te porta e burgut. Aty ishte edhe Ramadan Hysenaj. Ishin edhe disa djem nga Baica. Atje sëirsh na provokonin rojtarët. “ Nga do t’ia mbani? Mund të shkoni vetëm për në Shqipëri se Drenicën e kemi bërë shkrumb e hi.” Ishin disa nga provokimet e tyre, ndoshta të fundit. Megjithëse edhe ne nuk dinim kah t’ia mbanim. Na thërrasin të ikim menjëherë ose do t’ju pushkatojmë. Ne nisemi me vrap drejt Prishtinës, por prap na kthejnë duke na detyruar të nisemi në anën tjetër, drejt Goleshit. Ne nuk kishim kurrfarë dokumentacioni me vete, madje as edhe ndonjë fletëlëshim nga burgu, ndërsa nuk dinim asagjë ku ishin stacionuar forcat serbe. Ndalemi në Hallaq afër një mulliri dhe takojmë një grumbull fëmijësh dhe ata na tregojnë se gjendja është shumë e vështirë dhe na udhëzojnë të mbajmë këtë drejtim , që është i vetmi korridor i lirë: Hallaq i vogël, Hallaq i madh, Ribar, Qylage, Blinajë, Petreshticë, Krajmirë, Kleçkë, Berishë…Edhe Ramadani kishte perjetuar maltretime nga më të ndryshmet. Gruaja e tij e kishte kërkuar në burgun e Lipjanit, sipas udhëzimeve të marra në Prishtinëe, mirëpo kur kishte mbërri në Lipjan e kishin kthyer mbrapa, duke i thënë se Ramadani nuk gjendej aty. Si duket ata kishin ngatërruar listat dhe as vetë nuk dinin kend e kishin në vuajtje të dënimit. Ajo pastaj kishte shkuar edhe te Bajram Kelmendi për të kërkuar ndihmë. Bajram Kelmendi ishte avokat i shquar i asaj kohe i cili do të vritet pastaj me dy të bijtë në Prishtinë nga trupat serbe. Nuk gjen ndihmën e kërkuar. Nuk kishte arritur të mësoj asgjë për fatin e Ramadanit…



Ramadan Hysenaj përseri në gjirin familjar

Ramadani në burgun e Lipjanit gjendej në të njëjtën dhomë me Ismet Sylkajn, Rexhep Xhemajlajn dhe Asllan Hysenajn, poashtu nga Abria e Epërme. Ismet Sylakj gjatë hetuesisë kishte pranuar se kishte qenë në Shqipëri për armë, prandaj edhe ishte maltretuar më shumë nga të gjithë. Shpeshherë ishte kthyer i përgjakur, sa herë e kishin marrë në pyetje, rrëfen Ramadani.Në Abri do të kthehemi më, 22 prill 1999, pasi rrethanat atje na kushtëzuan, që për një kohë të kërkojmë strehim nëpër zona më të lira nëpër fshatrat e Drenicës....



Gjurmët e krimit nuk fshihen dot







Bardhec Demaku -heroi i masakrës në Abri të Ultë





Gjurmët e krimit nuk fshihen dot . Nga secila masakër dhe pushkatim serbë i njerëzve të paarmatosur, dikush kishte shpëtuar. Kjo ndodhi edhe në Abri të Ultë, ku u pushkatuan shtatëmbëdhjetë veta, kryesishtë pleq dhe fëmijë. -Ishim nën tendat plastike të ngritura në Fushën e Elbit, tash e disa ditë, pasi qëndrimi nëpër shtëpi na u pamundësua. Granatimet serbe drejt fshatit nuk kishin të ndalur. Si duket serbët, tashmë ishin tërbuar fare nga sulmet e nisura nga NATO-ja, para tre-katër ditësh. Ishim të vetdijshëm se ata kishin depërtuar në fshatrat tona dhe ngadal mund të lëshoheshin deri në vendstrehimin tonë. Ashtu edhe ndodhi. Grupe kriminelësh dolën nga të gjitha anët e bjeshkëve rreth nesh. Ne ishim si në vorbull dhe nuk kishte asnjë mundësi t’u shpëtoje kthetërave të tyre. Britmat e nënave dhe fëmijëve paralajmëruan futjen e bishave mes dhjetëra e dhjetëra tendash-familjesh të Abrisë së Epërme dhe asaj të Ultës. Pastaj një heshtje varri kishte pllakosur lagjën tonë të re në Fushë të Elbit…Rexhë Kurti u kishte dalur para, bashkë me djemtë e tij, që të garantojë se mes nesh nuk kishte ushtarë dhe se ishim të gjithë gra, fëmijë e pleq të paarmatosur. Rexha kishte shpresuar se edhe kësaj radhe do t’u shpëtoj atyre , si shumëherë më parë, ndërsa polici e kishte shikuar me habi dhe kishte imagjinuar një plan tjetër, për ta demantuar garancionin që ofronte Rexha dhe i biri i tij Vetoni. Ata fillojnë të kontrollojnë dhe në njërin nga traktorët e ngarkuar me plaçka, sikur gjejnë dy bomba. I njihnim fare mirë, ishin bomba të prodhimit jugosllav, por sa vlente kjo. Ata kërkonin alibi për të arsyetuar veprimet që pasojnë.-Çfarë janë këto?- kishte thirrur polici, duke ia treguar bombat. Cfarë të thuhej, në këtë situatë.Tashmë udhëheqësi i tyre kishte arsye të fortë të jep urdhër, që të mblidhen gjithë meshkujt nëpër tenda. Rexha , Vetoni dhe Sherifi, tashmë ishin aty. Vetëm Fatoni gjashtëmbëdhjetëvjeçar u kishte ngelur në tendë. Vetoni i mashtruar keq se do t’i bënin punë edhe kësaj radhe librezat dhe dëshmitë që mbante në xhep do të ftojë edhe Fatonin t’u bashkangjitej. Aty erdhi edhe një fëmijë njëmbëdhjetëvjeçar pasi gjyshi i tij i vjetër nuk po lëvizte dot nga tenda. Ishte nga fshati Polac i Skënderajt. Të gjithë të tjerët ishin pleq rreth të 70-ve; si unë, Sefer Xhemajlaj, Bajram Gashi (nipi i Sadik Kurtajt, që jetonte këtu në Abri) si dhe pleq të familjës Gashi të Abrisë së Ultë dhe dy-tre të Smakiqëve të Ultë. Në të njejtin grup ishte edhe Hasan Kiçina, miku im nga Baica, cili kishte problem me frymëmarrje. Na urdhëruan të nisemi kodrës përpjetë, që shpiente drejtë Smakiqëve të Ultë.Hasanit do t’i zihet fryma që në hapat e parë dhe për fat të tij ata vendosin ta lënë, aty ku kishte ngelur. Ne vazhdojmë rrugën e unë përpiqem t’u jap shenjë se të gjithëve do të na pushkatojnë, po duhet të bëjmë diçka. Por shumica ishin të paaftë për të ndërmarrur ndonjë hap, që do të ndryshonte gjendjen. Pastaj, sikur u pendova “mos po e marr në qafë dikend” dhe nuk insistova asgjë më.. Sapo mbërrim te Kroni i Elezit polici që po e shoqëronte Vetonin do ta godas atë në kokë me një shkop druri. E dëgjova kur më parë e kishte pyetur: “Gde ti je bunker”( Ku e ke bunkerin?), por e kishim të ndaluar të heqnim duart nga qafa dhe të kthenim kokën për të shikuar çfarë po ndoshte edhepse britmat e dhimbshme na fusnin tmerrin në palcë.Pastaj u dëgjuan krisma rafalesh të automatikëve. Sherifi i trembur që po ecte pranë meje m’u drejtua:-I vranë babën dhe Vetonin, mixha Bardhec!Nuk gjeja fjalë për ta ngushëlluar, sepse isha i bindur se të gjithëve na priste fat i njejtë.Ishte rrugë e gjatë deri në lagjën e Hajrizajve, ku do të na ndajnë në dy grupe.Na ofrojnë pranë një grope dhe gjithëçka i përngjante asaj që i frikësoheshim më së shumti; pushkatimit.Nga oborri ku ishte grupi tjetër erdhën britma të llahtarshme dhe pastaj u dëgjuan edhe rafalet e automatikëve. Në shpirtë me therri britma e djaloshit njëmbëdhjetvjeçar, zëri i të cilit u mbyt shumë shpejt. Më nuk dëgjova asgjë , sepse grupi i kriminelëve që do të na pushkatojë, tashmë ishte bërë gadi dhe priste komandën për të hapur zjarrë mbi ne. Breshëri plumbash u zbrazën dhe ramë për dhe sikur bari pas kose…Unë ende kuptoj çfarë po ndodh . Ende i takoj kësaj bote. Madje e kuptova njërin nga kriminelët që urdhëroi të kontrollohej mos dikush ishte ende gjallë. Edhe njëherë na dhanë nga një shkelëm dhe secili që ende po lëvizte mori “shpërblim” edhe nga një plumb në kokë. Unë nuk lëviza dot , kur polici më ra . Ai vazhdoi më tutje e unë iu frigova edhe frymëmarrjës sime, që përpiqesha ta zvogëloj sa më shumë. Unë kisha humbur kontrollin mbi kohën, por e ndjeva se kriminelët po tërhiqeshin ngadal. I ndjeja tek kërcenin gardhin. Pastaj pasoi një heshtje e rëndë. Terri kishte filluar të bjerë. Trupa të pajetë më kishin rënë sipër, ndoshta edhe më kishin shpëtuar jetën time. U çlirova ngadal prej tyre dhe përpiqem të ngritem. Njëren këmbë nuk e lëvizë dot. Shpina më djeg shumë dhe tek tash kam filluar ti ndjej plagët. Prita edhe pak të sigurohem më mirë, derisa nata të merrte me vete bishat, të cilat mund të më vrisnin sërish. Dikur përpiqem për t’u ngritur sërish, këmba sikur më ishte paralizuar. Shpina më digjte pa masë, por nuk kisha problem për ta lëvizur. Pranë meje gjej shkopin e njërit nga pleqtë e pushkatuar dhe me ndihmën e tij arrita të ngritem në këmbë.. Këmba më ishte lagur e tëra dhe nuk mund ta dija çfarë kisha. Gjaku më rridhte pandërprerë. Tash e mora me mend se çfarë kishte ndodhur. Një plumb më kishte goditur në këmbë dhe më kishte ngelur brenda, ngase vetëm nga ana e hyrjës kullonte gjak.. Dhembje të mëdha kisha në shpinë, ku plaga ishte shumë më e vogël e plumbi vetëm më kishte gërvishur pak. Lëshohem ngadal këmba-doras në drejtimin e kundërt nga na kishin sjellur, duke na maltretuar, kriminelët. Ishte rrugë e gjatë dhe tejet e mundimshme për një plak afër të tetëdhjetave e lëne më kur kësaj ti shtohen edhe dy plagët që kisha marrur.Pas disa orësh zbrita deri te tendat ku i kishim familjet, që në kushte normale nuk kishte më shumë se dhjetë minuta rrugë. Plagët më kullonin gjak pa ndërpre. Lajmi për kthimin tim u përhap si rrufe nëpër të gjitha tendat e bëra sy e vesh. Secili më pyet për të vetët. E çfarë t’u thoshja unë i mjeri…Nuk gjeta forcë t’u tregoj çfarë kishte ndodhur me ne. Dikujt i kishte shkuar një ide e mirë dhe unë pajtova edhepse kisha nevojë më shumë se kurrë të bëj një pushim, qoftë edhe një sy gjumë. Unë duhej të largohesha nga këtu, sepse ata mund të vijnë sërish të nesërmen dhe kontrollojnë. Prap do të më vrisnin dhe i gjithë mundi i kësaj nate do të më shkonte huq. Pasi më lidhën pak plagët dhe pushova pakëz do të marrë një rrugë më të gjatë, për në Tërdec, ku ishin familjet tejra të Abrisë dhe fshatrave përreth. Kësaj radhe përveq shkopit kisha edhe Shefkijen, shoqën time, e cila nuk mu nda derisa mbërrim në Tërdec (Grykasi i sotëm). Agimi më zbardhi aty.Ishte e pabesueshme për shumëkend ajo që u rrëfeva mbi përjetimet e mia të natës së shkuar

Ajet Demaku



Post skriptumMe të mbaruar të luftës Bardhecit i vritet, në mënyrë enigmatike në Prishtinë i vetmi djalë, Ajeti, njëzetenëntëvjeçar, që ishte luftëtar i UÇK-së, duke lënë pas gruan e re dhe katër fëmijë. Vdekja e tij e goditi rënd Bardhecin. Ai më nuk dëshironte të fliste për masakrën në Abri të Ultë.“Sikur të kisha fat e të vdisja atëherë e të mos e përjetoja vdekjen e Ajetit!”, kishte thënë shpesh ai pastaj.Bardheci vdes në pranverën e vitit 2005 (më 20 prill ). Nuk arrita të bëj një inçizim të tij me videokamerë, siq kisha planifikuar, në vendin e ngjarjes.Arrita me vonesë për disa muaj nga SHBA-të dhe ai, ndjesë pastë, nuk më kishte pritur!











Shkuam si cjapi te kasapi



-Fletë e shkëputur nga ditari i Hamdi Kurtajt







Më, 15 dhe 16 maj 1999Bëmë një gjumë të ankthshëm në Fushën e Elbit. Pranë përrockës nata ishte e ftohtë. Ishte ora tre e mëngjesit. Duhej para agimit të kërkonim vendstrehim për të kaluar ditën.Më tmerroi një lajmë që e solli dikush mes nesh. Te Kroni i Vaut kishin rënë pesë-gjashtë granata serbe., nga të cilat kishin gjetur vdekjen tre fëmijë të Goxhiqëvë të Murgës dhe një nuse nga Domaneku (bijë e Murgës). Atje kisha edhe familjën time dhe nuk dija asgjë për fatin e saj. Ngarkuam çantat me pak ushqime, që kishim me vete dhe u nisëm.Çeta jonë e vogël; unë, baci Isë me djemtë Hasanin dhe Hajrullahun, Muharremi (kushëriri im) dhe Jahir Rukolli nga Rezalla, mik i vëllait Ymerit. Jahirit i vranë babain para një muaji në Masakrën e Rezallës, kështu që ndjeja një obligim të kujdesem për të, por…-Vahide- iu drejtova të ëmës së tij para se ta merrja me vete- Luftë është kjo. Po e marr me vete e nuk mundem me të garantu asgjë për jetën e tij. As jetën time nuk e kam të sigurtë.-Merre me vete lirisht- ma ktheu ajo burrërisht.- Një zot që e ruan me mua ka me e ruajt edhe me ty e me këdo që të shkojë.Vahidja kishte humbur edhe babain Fejzën në masakrën e Izbicës dhe shumë të afërm tjerë, por kurrë nuk i pa kush pikë loti, sepse e dinte; lufta ka vdekje…Me kujdes kaluam Piniqet dhe përmes peregjeve të arave u futëm në lagjën e Smakiqe dhe pikërisht në oborrin e Hysen Ramizit. Aty u ngatërrova në një litar, si për fat. Ishte një kofë e ndryshkur, por nuk prishte punë. Pimë ujë, madje mbushëm edhe kantat që kishim me vete nga pusi. Zumë vend në një përrua mes tri fshatrave përreth: Abrisë së Ultë, Plluzhinës dhe Aqarevës. Ishim mes shkurresh të ulta, por mjaftë të dendura dhe ishim të sigurtë se askush nuk do të na diktonte edhepse nuk dinim asgjë ku ishin stacionuar forcat serbe. Rreth orës shtatë të mëngjesit, si për inat filloi të bjerë shi, shpesh i përcjellur me rrebeshe, që pastaj do të na shoqëroj gjatë gjithë ditës. Aty kishte edhe tjerë të strehuar dhe të gjithë të paarmatosur, përjashtuar Muharremin që kishte gjetur një bombë.Nga të gjitha anët dëgjohen krisma dhe eksplodime granatash. Nga Kodra e Baliqëve të Aqarevës po lëshoheshin automjete dhe makineri ushtarake serbe, për në rrugën malore përballë nesh. I këshillova vëzhguesit të jenë të kujdesshëm, sepse mund të rrezikojmë popullatën e strehuar në këtë luginë. Krismat nuk kanë të ndalur ashtu si dhe shiu, që nuk po pushonte dot.

Shi dhe granata, apo granatat si shiu!

Hajrullahu, që bashkë me bacin Isë kishin dalur mbi ne dhe vëzhgonin u kthye i brengosur. Baci Isë ishte zhdukur. Një granatë që shpërtheu krejt pranë nesh, nuk na la vend ta pyesnim më gjatë për mënyrën e zhdukjes së tij. Të gjithë brofën në këmbë të hutuar. Plumbat e tipit dum-dum kërcisnin rreth nesh dhe ne humbëm orientimin. Nuk dinim më nga vinin. Muzgu po binte ngadal dhe më heret se rëndomë, fal motit me re e shi. Intenziteti i krismave filloi të bjerë e ne dolëm ta kërkojmë bacin Isë. Pritem aty deri kah ora njëzet, por asgjë. Kishim vendosur të shkojmë te familjet, te Kroni i Vaut. Kisha një parandjenjë të keqe për ta dhe vendosa të nisem, bashkë me Muharremin, Jahir Rukollin, Hasanin dhe Hajrullahun. Nga dushku i lagur, duket sikur lageshtia na depërtoi deri në palcë, që në hapat e parë nëpër mal. Për një moment Muharremi ndalet dhe thërret i habitur:-Shikoni çfarë gjurmësh paskan lënë he nënën atyre!…-thërret, duke treguar një fërkem çizmeje të ushtarit serb, që si duket pak më parë kishte kaluar atypari.Thumbat e çizmës ishin ngulur thellë në tokë dhe ishin dedikuar terreneve te këtilla malore. Të vetdijshëm se kemi hyrë në zonë të rrezikshme, njëherë vendosëm të kthehemi. Në çdo moment mund të binin në ndonjë pritë fatale për ne. Pas çdo shkurre mund të na priste vdekja. Sikur të kishim nga një armë bile, atëherë s’ do të mund të luanin me ne e as të na masakronin, por do të na godisnin nga largësia. Prap ndërruam mendje dhe vazhduam rrugën. Kaluam nëpër një rrugicë të fsheht mali. Ishim bërë qull dhe me dro nga çdo shkurrë. Derisa po afroheshim pranë një rrethoje të një are, mes mali, pamë se si shkonte tym i dendur dhe flakë e dushkut të njomë tek digjej përtej. Dëgjuam edhe zëra të shfrenuar, por s’mund të dallonim asnjë fjalë nga largësia.-Janë refugjatë-tha Rremi.-Nëse do ecim, unë nuk të ndahem-i them, por e pash të nevojshme se duhej ndalur dhe këshilluar me ta se çfarë të bëjmë, në mënyrë që të mos ndjehem me ndërgjegje të vrarë pastaj. U kërkova të mos shkojmë bashkë, por ata në heshtje pajtuan të vijnë me mua. Askush nuk nxirrte një fjalë nga goja. Ngrysej natë e tmerrshme.! Nga Plluzhina, Likovci dhe Abria e Ultë vinin krisma rafalesh të automatikëve e herë herë edhe të armëve më të rënda..Ndërruam drejtimin dhe u nisëm drejt Abrisë së Ultë me shpresë se rrebeshi ka kaluar. U mashtruam keq.Në grykën e rrugës që çonte te Bytyqët e Abrisë se Ultë, sapo dolëm nga kaçubat, tre-katër veta të uniformuar, me kapela deri mbi supe, si ushtarë mesjetarë, kishin drejtuar tytat nga ne. Njëri prej tyre bërtiti me një të folme, që ende s’e kam të dijtur çfarë dialekti të serbishtes i takon.“Okle vi?” (Prej nga ju?)As tani nuk mund ta kuptoj se si na humbi frika në ato çaste. Hasani dhe Hajrullahu qe ishin te fundit në kolonën tonë të vogël ia mbathën .Nuk i ndalën as thirrjet e kërcnimet e policit për të qëndruar në vend. Por ata u fshehen në pyellin e dendur në cep të të cilit gjendeshim. Në xhepin e majtë të policit vërej një lule me tri ngjyra, që simbolizonin flamurin serb. Polici pranë meje më urdhëroi të eci një hap para dhe ashtu veprova. Të njejtën gjë bënë edhe Muharremi dhe Jahiri. “Nxirrni krejt çfare keni nëpër xhepa”, urdhëroi ai sërish. I nxora gjërat që kisha në xhepa. Për fat të keq kisha një thikë të madhe me të cilën grisja fletë duhani dhe polici sapo e vërejti ma rrëmbeu nga dora. Pastaj polici afër meje më kontrolloi të tërin nëpër trup,ndërssa briskun e mbante gjysëm të hapur dhe në çdo moment prisja, që ai krejt gjakftohtë mund të më godiste me të. Vendosa ti bëj pak lajka, duke u zëmbrapsur një hap pas dhe xhveshur kapotën e lëkurës që kisha veshur dhe më ishte rënduar shumë nga shiu, ia afrova duke i thënë: “Evo pretresi je?!”. Për habi e mori atë dhe filloi ta kontrolloi nëpër secilin xhep. Automatikun e kishte vënë mbi gjunjë. Njëri nga ta fliste me radiolidhje dhe në pyetjen e tij çfarë të bëjmë me ta, zëri nga radiolidhja i tha: “Postupi po naregjenju!” (Vepro sipas urdhërit!), pastaj përfundimisht: “Daj…Postupi po svoju volju!” (Vepro si të duash!) dhe radioja mbyllet.Të gjithë policët ishin në moshë të shtyer, mbi 45 vjeçar, madje me peshë mbi normalen, ndërsa ai që na kishte drejtuar automatikun ishte mbi pesëdhjetëvjeçar. Njëri nga ta kontrollonte çantat tona dhe kapotën time. Tjetri provokonte Muharremin: “Ti si UÇK?!”, Muharremi përgjigjej: “Nisam”. Ai “Jesi”, Rremi “Nisam” dhe përpiqej të nxjerr bombën që e kishte në xhep edhepse komanda ishte “Duartë lartë!”: Unë e vëreja këtë dhe me shpejtësi rrënçethëse i bëja qindra llogari si të gjendet rruga për një vdekje më të pa tortura ose, nëse do zoti edhe të shpëtoja. Prisja momentin të bijë për dhe, nëse Rremi do të arrinte t’i heq siguresën bombës. Për fat të keq polici e vërejti atë dhe i thirri si bishë: “Ruke uvis!” (Duart lartë!) dhe si dënim atë e vënë para meje në kolonë.Tash ngelem i fundit. Ai që i bërtiste Rremit dhe vendosi ta maltretojë atë mbylli siguresën e automatikut dhe e vuri armën krahëqafë. E shikoja si i hutuar këtë skenë dhe prsija në çdo moment të shpohej trupi im nga ndonjë rafal i tij. E vërejta se në dorë mbante një revole, poashtu me çark të mbyllur. Ishin në pyetje disa sekonda për vdekje nga largësia ose eventualisht edhe për jetë. Derisa polici ishte drejtuar drejt Rremit dhe i thërriste : “Smiri se!, smiri se!” unë shfrytëzova rastin të futem në pyell dhe të largohem disa dhjetëra metra nga ta, duke pritur në secilin hap të më nxehet trupi nga ndonjë plumb. U futa në një kaçubë dhe prisja çfarë do të ndodhte më pastaj. Nuk kam forcë të përshkruaj gjendjen në të cilën isha tani. Më kujtohet se kam dëgjuar tek thirri njëri nga policët: “Nestao je! Pobegao je mater mu jebem!” (U zhduk! Iku, he nënën….) Shi binte e nuk më lagëte. Vonë e kam vërejtur se shiu nuk po pushonte për asnjë çast. Dëgjoja zërat e mbytur të Rremit dhe më parafytyrohej sikur e masakronin me thika. Më bëhej se poashtu dëgjoja zërin e Jahirit, por zërat edhe mund ti imagjinoja në trurin tim që po vlonte…

Post skriptum

Unë i ika një vdekje të sigurtë. Ishin në pyetje pak sekonda, të cilët arrita t’i shfrytëzoj në momentin e duhur, pasi nuk ishte shkruar të vdisnim. Unë iu ika ndër sy policëve. E ata e vërejtën mungesën time atëherë kur unë isha pozicionuar. Syri i mendjes sheh më larg. Mora një të sharë kur e vërejtën se nuk jam me Jahirin dhe Rremin dhe kaq.Polici shtatëgjatë kishte filluar pastaj të maltretojë Rremin fizikishtë. Rremi e kishte shtrënguar fort për vete dhe nuk e linte ta godas atë. Të tjerët ia kishin prerë pantollat me thika, duke tentuar që ta lidhnin përmes leckave të veta. Nuk kishin kursyer as trupin e tij. Rremi pasi po humbiste forcën duke e paaftësuar policin ta godas me duar e kishte shtyrë furishëm. Të tjerët nuk mund të qëllonin në të sepse do ta vrsinin edhe shokun tyre. Për këtë disa herë dëgjova thirrjet e policëve : “Bezhi!{Ik! Largohu!}…Mbaj mend vetëm disa fragmente të fjalëve që dëgjova , sepse koka më vlonte dhe tek tash kisha filluar të merzitem për papjekurinë e treguar, duke rënë në këtë grackë.. Dialogu zhvillohej mes dy policëve në gjuhën serbe:-Lidhja duartë!-Me çka?-thërriste tjetri.-Me spagë.-Po ku ka spagë në mal, o kali.Pastaj polici kishte thirru : “Bezhi!”. Pas disa sekondave prap i njejti zë:”Pucaj!” (Gjuaj!). U dëgjuan disa rafle të shkurtëra. Pastaj disa plumba “Dum-dum” pëlcisnin krejt pranë meje. Pas rafaleve një hije dhe disa hapa. Dikush kaloi afër meje. Mendoj se Rremi dhe Jahiri u vranë e tash kanë dalur të më kërkojnë nëpër mal. Më vonë kuptova se ai kishte qenë Jahir Rukolli.

Epilog

Atë natë në të njejtën kodër ishin vrarë rreth dymbëshjetë veta dhe ishin plagosur katër: njëri nga ta edhe Jahir Rukolli. Rremi dhe Jahiri poashtu kishin ikur drejt rrugës dhe policët fillimisht nuk kishin shtënë në ta ngase në rrugë kishte edhe kolegë të tjerë të tyre. Ata i kishin pritur derisa janë futur në pyell dhe pastaj kishin shtënë, duke e goditur Jahirin. Plumbi e kishte qëlluar në fund të brinjëve, afër boshtit kurrizor dhe nuk kishte dëmtuar asnjë organ vital, madje as nuk kishte dëmtuar zorrët. Mrekullia e zotit! Plaga e tij nuk është kuruar deri më 22 maj.. Ai tani është shëndosh si top dhe punon e jeton në Itali.Që të tretë i shpëtuam vdekjës. E tash më duket krejt kjo si një ëndërr e llahtarshme, që nuk do t’ia dëshiroja t’i shfaqej askujt as në gjumë.



















Kujt i dhembin dhëmbët?!





Zeçir Demaku mbijetoikampet serbe

Më, 28 maj 1999, disa diteë para kapitulllimit, hordhitë serbe u futen nëpër shtëpitë ku ishim vendosur; në Shturbullovë, Çikatovë të Re, Gllogoc (Drenasi i sotëm) dhe filluan të mbledhin gjithë burrat. I ndanë nga fëmijtë e familjet, të cilët i përcollën me thirrje e britma, që jo rrallë kane marrur shpërblim ndonjë shkelëm apo kondak pushke. Maltrimet filluan kështu në shtëpitë, ku ishin strehuar dhe për të mbaruar dikund nëpër burxhet e Serbisë, ku mijëra shqiptarë gjeten vdekjen, apo ata që patën fat dhe u zbuluan nga Shoqatat Humanitare Ndërkombëare ende pa u ekzekutuar, do të kthehen në Kosovë me një histori të pasur vuajtjesh e keqtrajtimesh çnjerëzore.Këtë fat përjetoi edhe Zeçir Milazim Demaku, atëherë gjashtëdhjetëvjeçar. “Që në momentin kur më morën filluan rrahjet dhe pastaj ato do të bëhen pjesë e përditshmërisë sime të re.. Policët dhe paramilitarët serbë shfryen ndjenjat e tyre derisa na morën dhe na dërguan te banesat në Drenas. Disa i hodhën në ujë nga ura mbi lumin Drenica. Njëri prej tyre mbante dana në duar dhe na pyeste me radhë se a mos kishim probleme me dhëmbë. Ai sikur ishte dentist i mirë dhe zgjidhte me një të rënë të fortë problemet tona me dhëmbët. Ai më goditi edhe mua me sa fuqi që kishte dhe vërtetë nga ajo e goditur pësuan tre dhëmbë në gojën time. “Nuk kanë për të dhimbtur kurrë më ”, m’u drejtua i kënaqur nga suksesi i goditjës. Vallë, mos prsite ta falenderoja për sjelljen e tillë!? Isha përgjakur i tëri dhe keqtrajtimet dhe goditjet vazhdojnë. Për një moment u gjenda për dhe. Nuk kisha forcë të lëviz. Filluan të më shqelmojonë, aq sa njëri lëndoi këmbën e tij nga goditja e fortë që më bëri dhe pstaj filloi të shajë. Një tjetër kishte thirrur:-Pusti starog qoveçe! (Lëshoje plakun, o njeri!)Atëherë m’i lidhën duart dhe sikur u këndella pak për të vazhduar rrugën deri te banesat në Drenas. Te banesat na prsite grupi tjetër ndëshkues, i cili duhej të shfrynte ndjenjat e tij antishqiptare. Prap goditjet e tyre shtazarake nisën mbi ne derisa erdhi vala e re e të arrestuarëve. Grupe të arrestuarish vinin pandërpre dhe secilën e priste fati ynë, duke i dëshiruar mirëseardhje në stilin shtazarak serb. Mijëra njerëz nëpër ato lokale të ngushta, pa ujë as bukë. Ishim si në furrë të zjarrit. Digjeshim për një pikë uji. Pastaj fillojnë këngët e thirrjet e tyre shoviniste, duke na detyruar t’i përserisim.-Ko to kaze, ko to laze ( Kush thot dhe kush po rren)Da je Serbija mala (që Serbia është e vogël)-Gde vam, je Amerika, picka vam materina? (Ku e keni Amerikën he nanën…), thirrnin pastaj, ose “Gde vam je Klinton” ( Ku e keni Klintonin), që nuk po vijnë t’u ndihmojnë. Ne nuk i frigohemi as Amerikës as askujt në botë. Jemi të gatshëm t’i dalim përballë çdokujt!?-thirrnin ata me krenari të marrë, atëherë kur pushonin bombardimet e NATO-s. Kështu qëndruam rreth shtatëdhjetepesë orë pa pirë as ngrënë asgjë. Ishim të lodhur e të rraskapitur.Në ndërkohë ata kishin organizuar një kamion me bukë dhe bënin inçizime, duke shpërndarë bukë për të uriturit në Kosovë. Pastaj disa mjekë, të cilët kujdeseshin për shëndetin e popullit. Deshën të na përdorin si vegla të propagandës së tyre të ndytë. O zot, çfarë ironie!!!Pas tri ditësh na nisën për në Lipjan. Atje sërish kriminelë të uritur për gjak shqiptari kishin dalur të na uronin mirëseardhjen me shkopinjt e gomës të gatshëm për veprim. Dhe ata i përdorën me mjeshtri mbi trupat tanë të molisur. Rreth 360 vetave na ngujuan në një sallë sporti dhe pas dajakut na priste nënçethja, që nuk e kishim provuar më parë. Makina e tyre çethëse më shumë do të na nxjerrë flokët më rrënjë se sa që do të na i shkurtojë. Dhe njëqind fyerje e njëqind makina kreje na prisnin deri në mbarim të nënçethjes. Flokët tona i lanim me gjak. Sepse ujë nuk kishim parë ende as për ilaç. Dhe ata na sjellin më në fund ushqim. Njëzet veta- një gjysëmkilogrami bukë!Pastaj edhe një lugë çaj ose supë.Në këtë gjendje nuk mund të rezistonin as më kokëfortit.Uria na kishte gjunjëzuar.Një natë nuk i dëgjuam më ato krekosjet e tyre të marra. Një heshtje varri lexonim në fytyrat e kriminelëve.E merrnim me mend se diçka kishte luajtur ne favor tonin, por …Ata na ngarkojnë sërish në autobus dhe na drejojnë për në Serbi, duke u tërhequr bashkë me ne edhe shumë prej tyre. E morëm me mend se Serbia kishte kapitulluar, por çfarë po ndodhte me ne?!Na mbante një shpresë se ndoshta do të na përdorin vetëm si mburojë nga sulmet e mundshme të NATO-s, por kishim edhe disa opcione tjera në kokë që nuk i dëshironim, madje as të mendonim për to. Mund të na përdornin si pengje për të kushtëzuar fatin e nesërm të Kosovës ose edhe për të hedhur mjegull te popullata serbe, duke na përdorur si satisfakcion të kapitullimit dhe mashtruar ata me mundësinë për të shfryer ndjenjat antishqiptare mbi ne. Edhepse më së pakut e dëshironim, kjo e fundit si duket ishte qëllimi i bishave udhëheqëse serbe.Në Pozharevc na priten ata që nuk kishin mundur të vinin në Kosovë e të bënin masakra mbi popullatën e pafajshme. Edhe ata duhej shfryer urrejtjen e ndrydhur kundër shqiptarëve. Qeveria do t'ua mundësonte këtë. "Neve na detyruam të tërhiqemi nga Kosova, por na ua sollëm këtu shqiptarët dhe mund të veproni si të doni me ta", kjo ishte motoja e shovenizmit serb në relacionin me ne. Ata kishin një natë të tërë në dispozicion dhe mund të përdornin të gjitha mjetet për të na keqtrajtuar deri në mëngjesin e ditës së nesërme..Dikur Azem Bejta, bashkë me vëllazërit e tij dhe shume të tjerë ishte nisur nëpër këtë rrugë nga kriminelët serb, që kurrë nuk ndërruan qëndrimet e tyre shoviniste antishqiptare. Pas një viti qëndrimi, ata kishin bërë rrëmujë të madhe në burgun e Pozharevcit përplot labirinthe dhe ishin arratisur. Kishin marrë rrugën për në Kosovë të vendosur që shkaut të mos ia ndalin kurrë pushkën dhe të mos bijnë të gjallë në dorën e tij. Ashtu do të ndodh në luftërat që pasojnë...Po çfarë mund të bënin Zeça dhe miqtë e tij, tashmë të dërmuar nga goditjet dhe dhuna çnjerëzore që i kishte shoqëruar deri këtu?! (Autori)Në mëngjes erdhën mjekët për të na vizituar dhe “me keqardhje “ për gjendjen tonë na thanë:-Sta su vam uradili! (çka ju paskan bërë!) Është dashur t’ju vrasin krejt mos të na lënë neve të merremi tash me ju...

Post scriptum

Në ndërkohë disa anëtarë të Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar me seli në Gjenevë kishin rënë në gjurmë të këtij grupi të kosovarëve të burgosur dhe Nadija nga Franca, antare, që kishte kontaktuar me të burgosurit, duke i rënë në gjurmë adresës sime në internet do të më shkruaj:I nderuari Fadil,Jam e lumtur që rash përseri në kontakt me ty. Shprsoj se jeni mirë ju dhe familja juaj . Unë isha në familjen tuaj në Kosovë dhe mora vesh se jeni në Amerikë. Atje mora adresën tuaj të internetit.Unë isha në burgun e Pozharevcit dhe atje takova axhën (në reralitet Zeça është kushëri i im) tuaj; Zeçirin. Ai gjendet shëndosh e mirë dhe shpresoj se së shpejti do të kthehet. Unë jam mirë dhe po përgatis doktoraturën në temën rreth aktiviteteve humanitare në botë.Përshëndetje të përzemërta nga Nadija!

Nadija fliste dhe shkruante shqip për mrekulli. Ashtu siq më shkruante ajo edhe ndodhi. Zeçir Demaku u lirua nga burgu i Pozharevcit, më 21 prill të viti 2000.









Përfundimi



Rreth dy mijë banorë, sa numron Abria e Epërme, përjetuan , secili në mënyrën e vet luftën dhe secili ka librin e vet të historisë së këtyre ngjarjeve. Një ditë do të mund të kishim rreth dy mijë libra të këtillë si ky i imi dhe vetëm atëherë do të kompletohej në tërësi nisma ime për të prezentuar fragmente jete gjatë stinës së armëeve në Abri të Epërme.Do të dëshiroja që të dymijë emrat e bashkëfshatarëve të mi të gjendeshin në këtë libër, por kësaj radhe po përmend ata që lirsië së atdheut i dhuruan më të shtrenjtën-jetën, viktimave, të masakruarëve, të arrestuarëve e maltretuarëve, që qindra herë u sollën buzë vdekjës nga torturat serbe, por që mbijetuan.Unë bëra përpjekje t’ua prezentoj katër-pesë raste dhe përjetime të ndryshme të fatëkeqësisë sonë kombëtare të kësaj periudhe edhepse nuk përjashtoj mundësinë t’i kem mbetur borxh anës ushtarake të organizimit të Abrisë, grupi i parë i djelmoshave të uniformuar të së cilës kishte filluar heret të veprojë nën komandën e Adem Jasharit, duke qenë pjesëmarrës në rrezistencën e Jasharajve dhe aksione të ndryshme që i paraprinë luftës në Kosovë. Për këtë flet edhe Ibrahim Çitaku, në librin e tij “Prekazi”, faqe 62.“Më, 11 shtator 1997,në këtë natë u kryen 12 aksione përnjëherë. Adem Jashari me Sylejman Selimin në Runik, Mujë Krasniqi me shokë (Musa Jashari, Jahir Demaku dhe Muharrem Xhemajli) në stacionin policor në Klinë…”Abria mbijetoi, në saje të gjakut të derdhur dhe përjetimeve makabre të disa nga emrave të mëposhtëm, para të cilëve gjunjëzohem për jetë të jetëve.

Varrezat e deshmoreve te Abrise se Eperme





Të vrarët nga Abria e Epërme



1. Bekim Deliu, i vrarë më, 01 mars 1998 në Prekaz

2.Sejfullah Jetullah Muliqi,pasi bënë stërvitjet ushtarake në Gllogjan e Junik, kthehet në shtëpi , pastaj pas një muaji , duke u kthyer në shtëpi nga Mitrovica, ku kishte shkuar i ngarkuar me një detyrë ushtarake do të kapet në pritë nga forcat policore serbe në Polac. Aty gjen vdekjën, më 19 gusht 1998.

3.Mahmut Xhemajlaj, i vrarë nga granatat serbe në Kazhicë, më 23 shtator 1998, ku ishte strehuar gjatë ofansivës së parë serbe përreth Qyçavicës.Aty ishte plagosur edhe gruaja dhe mbesa e tij.

4.Hajzer Hajdaraj, katërdhjetenjëvjeçar, i vrarë më 23 shtator 1998, në Verboc.

5.Vesel Demaku (Viti i lindjes 1947). Arsimtar shumëvjeçar i shkollës fillore “Shotë Galica” në Abri të Epërme.Ishte pjestarë i UçK-së. Ra dëshmor, më 26 shtator të vitit 1998, në Lugun e Gojfileve, në Abri të Epërme.

6.Valdet Xhemajlaj (19 tetor 1976).Pjestarë aktiv i UçK-së që nga viti 1997, dmth ishte antarë i hershëm i grupit të parë të pjestarëve të UçK-së nga Abria e Epërme. Ai bashkë me vëllaun e tij bënë rezistencë të fuqishme kundër hordhive barbare serbe që kishin mësyer Abrinë, në Lugun e Gojfileve. Ata do t’i shkaktojnë humbje të mëdha në njerëz armikut, duke likujduar shumë sish, madje edhe oficerë. Valdeti bjen dëshmor, më 26 shtator 1998, duke paguar shumëfish gjakun e tij, ndërsa vëllau i tij do të mbijetojë edhe me dhjetëra e dhjetëra plagë e plumba në shtat. Një helikopter serb do të zbresë për të mbledhur kufomat e ushtarëve të vrarë nga vëllazërit Xhemajlaj dhe dëshmori Afrim Hajdaraj.

7.Afrim Hajdaraj (1976) moshatar dhe bashkëluftëtar i Valdetit.Pjestarë i UçK-së dhe trim i pashoq. Bjen herokisht bashkë me Valdetin, pas një rezistence të fortë përballë armikut të armatosur deri në dhëmbë të ndihmuar nga artileria e rëndë nga toka dhe helikopterët luftarakë nga ajri.

8.Sherif Deliu (1932) fillimisht i zhdukur në ofanzivën e shtatorit 1998 e pastaj është gjetur kufoma e tij.

9.Fazli Deliu (1904), lexo:Masakra në Lagjën Deliu, më 26 shtator 1998, që vlen edhe për emrat që pasojnë.

10.Ali Deliu (1930)

11.Pajazit Deliu (1929)

12.Hava Deliu-Elshani (1936)

13.Hamide Deliu (1938)

15.Habib Deliu (1944)

16.Hysen Deliu (1946)

17.Zeçir Deliu (1954)

18.Hajriz Deliu (1964)

19.Adem Deliu (1965)

20.Lumnije Deliu (1969)

21.Mihane Deliu (1943)

22.Zahide Deliu (1971)

23.Luljeta Deliu (1971)

24.Mihane Deliu (1982)

25.Antigona Deliu (1984)

27.Gentiana Deliu (1990)

28.Donijeta Deliu (1991)

29.Jeton Deliu (1988)

30.Mendohije Deliu (1993)

31.Valmir Deliu (1993)

32.Diturije Deliu (1998), foshnja që mbijetoi maskarën dhe u gjet pas dy-tri ditësh e larë në gjakun e nënës së masakruar, por që nuk deshi të rritej pastaj pa përgdheljet e nënës .

33.Rrustem Hysenaj (1925) masakruar bashkë me mysafirët:Hyra dhe Ali Koludra, më 26 shtator 1998.

34.Driton Hysenaj (1981) i është prerë koka , Lexo rrëfimin e Jakup Hysenajt, por edhe shkrimet tjera.

35.Bilall Demaku (1910) . Mixha Lan kishte qëndruar në shtëpi në pamundësi për të kërkuar strehim gjetkë. Barbarët kishin hedhur breshëri plumbash mbi të , më 26 shtator 1998.

36.Xhevxhet Demiqi (1957), person me të meta psiqike, ndaj të cilit nuk u kursyen plumbat nga kriminelët serbë. Vrarë më 26 shtator 1998.

37.Shyqri Hysenaj (1953). Ishte i paralizuar.

38.Bekim Hysenaj (1975). Luftëtar i lirisë. Mori pjesë nëpër betejat më të lavdishme të UçK-së. Bjen heroikisht gjatë një rezistençe shumëditëshe në fshatin Tërstenik, në ditën e pranverës së vitit 1999. Bekimi ishte shquar edhe më heret për guxim dhe trimëri. Gjatë protestave kundër okupatorit serb në Kosovës, nga fillimi i viteve të 90-ta, ai kishte arritur të ngjitej lartë në autobilndën serbe dhe kishte zëvendësuar falmurin serb me atë shqiptar.

39.Feriz Muliqi (1974).Pushkatohet nga kriminelët serbë, më 28 mars 1999 në Polac.Policia serbe kishte marrur shume të rinjë të strehuar në Tushilë, ku gjendeshin edhe shumë sish nga lagja Muliqi e Abrisë. Ata do të dërgohen në stacionin policor në Skënderaj e pastaj prej aty do të përcillen e pushkatohen në Polac.

40.Ramiz Muliqi (1978)

44.Sabit Muliqi (1979)

45.Behram Muliqi (1983)

46.Musajë Muliqi (1983)

47.Aziz Muliqi (1950)

48.Gani Muliqi (1984)

49.Abaz Muliqi (1986)

50.Xhevat Demaku (1974). Ushtar i lirisë. Sypatrembur. Ai shënon një kaptinë të veçantë në historinë , që po shkruhej ato ditë në Kosovë dhe veçmas në Abri të Epërme. Xhevati dhe Rasim Kiçina janë dy figurat më të dashura të atyre ditëve, që shquhen me urtësi dhe mirësjellje dhe në të njejtën kohë, që nuk dijnë çfarë qet gryka e topit as minahedhësi serb. Bashkimi i këtyre dy vetive i bënë këta dëshmorë fisnikë dhe të pavdekshëm në zemrën e secilit njeri që i njohu. Xhevati shquhet për guxim në të gjitha betejat e UçK-së, duke u futur thellë në zonën e hordhive serbe të stacionuara në Likoc, duke i shkaktuar humbje të mëdha agresorit serb. Ai fliste pak, sepse vepronte shumë për të nesërmen e atdheut të tij, që nuk arriti ta shijoi, pasi u godit nga një plumb gjakësori më, 7 prill 1999, në Lagjën Xhemajlaj në Abri.

51.Shefqet Hysenaj (1967) është vrarë në Vërboc, më 30 prill 1999, aty ku gjeten vdekjën qindra e qindra të rinjë, të cilët u pushkatuan mizorisht nga forcat serbe.

52.Bedri Musli Demaku (1976). Pjestarë i UçK-së. Plagoset rëndë nga granatat serbe, gjatë një rezistence të madhe të Njësisë Speciale të UçK-së në Abri të Epërme. Vdes për t’u përkujtuar për jetë të jetëve në rrugë për në Tërdec (Grykas), ku ndodhej mjeku Gani Halilaj.

53.Lumnije Xhemajlaj (1983) u vra më, 15 maj 1999, në Baicë (Qëndresë). Policët serbë kishin shtën drejt turmës ( mijëra nënave dhe fëmijëve nga fshatrat përreth Abrisë) , që ishte nisur për në Gllogoc (Drenas), ku zakonisht dërgoheshin pas çdo rethimi të forcave serbe. Aty ishte qëlluar edhe një nënë shtazënë nga Tërsteniku dhe dy fëmijtë e saj që mbante përdore.

54.Fehmi Demiqi, ushtar i lirisë i vrarë në Koshare, ku edhe është varrosur.Pas lufte është rivarrosur në varrezat e dëshmorëve në Abri të Epërme.

55.Sefer Xhemajlaj (1917) pushkatuar në Masakrën e Abrisë së Ultë, ku gjeten vdekjen 17 veta, kryesisht pleq dhe fëmijë, më 28 mars 1999. Lexo rrëfimin e Bardhec Demakut, i cili mbijetoi pushkatimin.

56.Rexhë Kurtaj (1938) u vra te Kroi i Elezit, në të njejtën ditë me tre të bijtë: Vetonin, Sherfin dhe Fatonin.

57.Veton Kurtaj (1967) gjeti vdekjen në mënyrën më mizore bashkë me babain e tij Rexhën, te Kroi i Elezit
.

58.Sherif Kurtaj (1972) i pushkatuar në masakrën e Abrisë së Ultë.

59.Faton Kurtaj (1982) poashtu i pushkatuar në Abri të Ultë.

60.Ajete Kurtaj (1924) vdiq më, 17 prill 1999.

61.Vasile Kurtaj (1935), u gjet e vdekur, më 18 maj 1999.

62.Isë Kurtaj (1944), më, 19 maj 1999 ishte hedhur në një pus uji të pijshëm në Lagjën Kurtaj.

63.Bajram Gashi (1934) i pushkatuar në masakrën e Abrisë së Ultë. Ishte nip i Sadik Kurtajt dhe banor i Abrisë së Epërme.

64.Feriz Demaku, 65-vjeçar, u vra në rrethana misterioze.

65.Hysa S. Strumcaku (1920), vdiq më,17 maj 1999.

66.Hysa Xh.Strumcaku (1919), poashtu 17 maj 1999.

67.Behram Demaku (1959) u vra në mes Tërstenikut dhe Baicës, natën e 27 majit 1999, derisa po kalonte pranë punkteve policore serbe, me një thes miell në shpinë për familjen e strehuar në Qikatovë të Re, e cila, ashtu si dhe mijëra familje tjera atje përballej me urinë.

68.Haxhi M.Demaku (1938). Kufoma e tij është gjetur në Arën e Zabelit, pas çlirimit dhe duket të jetë vrarë kah fundi i majit të vitit 1999 (gjatë ofanzivës së fundit serbe në Abri)

69.Haxhë Hazir Demaku (1977) i vrarë në çikatovë të Vjetër, ku ishte strehuar tek dajët, më 17 prill 1999.

70.Zymer Hysenaj (1941) është arrestuar më, 27 shtator 1998, rrahur e maltretuar në staçionin policor në Drenas e pastaj është zhdukur pa gjurmë. Kufoma e tij është gjetur pas çlirimit në Prishtinë.

71.Musli Demaku (1947) ishte aktiv dhe pjesëmarrës i shumë betejave të UçK-së. Ra dëshmorë më, 17 maj 1999 në Qëndresë, bashkë me djalin e tij Dritonin, djali i dytë i vrarë, pas Bedriut.

72.Driton Demaku (1983), poashtu ushtar i lirisë dhe vritet të njejtën ditë me babain, Musliun.

73.Nazmi Dush Demaku, plagoset rëndë gjatë një ndërhyrje të policisë serbe në Qikatovë të Re bashkë me djalin e tij dhe në rrugë për në malet e Berishës vdes në natën e 27 majit. Varroset në Berishë, më 28 maj 1999.

74.Nazif Hysenaj, rreth 75-vjeçar vritet në Krajkovë.

75.Gani Rifat Baleci (1950) i vrarë më. 9 prill 1999.



Persona të zhdukur që ende nuk dihet për fatin e tyre



76.Bekim Muliqi (1974) i zhdukur më, 16 maj 1999.

77.Fejzullah Hajdaraj

78.Esma Selman Demaku (1966) me vendbanim në Zahaq të Pejës e arrestuar, më 14 maj 1999 në Qyshk të Pejës





Persona të vrarë në Abri të Epërme





79. Afrim Kiçina (1974) nga Baica (Qëndresa). Ushtar i lirisë. Ra dëshmor më,25 shtator 1999.

80.Ymer Shala (1971) nga fshati Miradi, afër Fushë Kosovës. Pjestarë i UçK- së. Ra dëshmorë më, 7 prill 1999, të njejtën ditë me Xhevat Demakun.

81.Xhemë Qorri (1974) nga Drenasi, i goditur nga predhat serbe më, 30 prilll 1999.

82.Ali Kolludra dhe

83.Hyra Kolludra, dy bashkëshortë të vjetër nga Gremniku të vrarë, më 26 shtator 1998.

84.Rahime Telaku (1894) nga Vitaku, e vrarë më,4 prill 1999.

85.Metush Shapeta (1946) nga Korrotiça e Epërme, i vrarë më 27 shtator 1998.

86. Azem Hajdaraj, pjestarë i UCK-së.











Persona të arrestuar gjatë luftës







87.Ramadan Hysenaj

88.Jakup Hysenaj

89.Ismet Sylkaj

90.Sadik Sylkaj

91.Fekë Asllanaj

92.Rexhep Xhemajlaj

93.Hamit Xhemajlaj

94.Istref Muliqi

95.Shefqet Muliqi

96.Jetullah Muliqi

97.Afrim Deliu

98.Burim Deliu

99.Zeçir Milazim Demaku















12 komente:

shpetim tha...

pershendetje, un jam shpetim hysenaj, me vjen shum mire qe je shum aktiv, dhe ke suksese, besoj se do ta lexoj se shpejti abria e adem jasharit se vetem sa e gjeta ne internet,
un jetoj ne angli perndryshe jam gjenerat e vjollces, gjith te mirat e shum sukese...

Fadil Demaku tha...

Të falemnderit Shpëtim!
Të dëshiroj çdo të mirë në jetë!

Sefa tha...

Pershendetje, i nderuari Fadil.
Librin tuaj e kam lexuar siqe thuhet "me nje fryme" disa here deri tash dhe me plote emocin,duke njohur shume nga ata njerze qe u flijuan,me te cilit na lidh vendi dhe gjaku.
Te pergezoj per kete dhe te uroj suksese ne jete dhe shendet ty dhe familjes tuaj.

Sefer Gjekaj
Gjermani

Fadil Demaku tha...

Sefë,
përshendetje nga SHBA-të ty dhe familjës suaj duke ju dëshiruar çdo të mirë!
Të them të drejten edhepse këtë libër e botova me parat e mia dhe siç theksova edhe në hyrje, nëse asgjë nuk do të arrija atëherë do të përkujtoj emrat e atyre që ranë gjatë luftës në Kosovë.
Nuk pretendova të shkruaj histori të Abrisë siç kërkojnë disa, as t'u mbaj krahun partive politike siç pretendojnë disa, kur e vlersojnë këtë libër (mjerishtë), por desha të kryej në obligim moral ndaj atyre që u vranë në Abri.
Të fala!

Halil tha...

Pershendetje i nderuar Fadil,me vjen shume mire qe keni botuar kete liber qe le ta dijne te gjithe se ne cdo vend te Kosoves ka trima e liridashes.Librin e kam lexuar disa here me emocion se shume nga ata qe rane i kam njohur . Te pershendes e gjithe te mirat ty e familjes sauj Halil Tahiraj

Unknown tha...

Fadil,

e lexova nje pjese te librit dhe m'u paraqiten para sysh shume episode te ngjashme lufte qe i kemi perjetuar te gjithe. Te lumte per perkushtimin tend qe te hedhesh ne leter keto ngjarje trishtuese. Faleminderit qe ne fillim te librit ke permendur te shkolla e Abrise edhe emrin e mesuesit tend e babit tim,Isak Halilaj,i cili sa per njoftim tendin ka vdekur keto dite (me 2.06.2009).Me kete rast, te kisha lutur shume qe nje foto te vjeter qe e kishe publikuar ketu ne Internet ku eshte babai im me klasen e nxenesve te vet, te ma dergosh disi te skanuar ne e-mailin tim :albanikus@gmail.com. Faleminderit e pershendetje, Arber Halilaj.

Unknown tha...

Arbër kërkoj falje që me kaq vonesë po të përgjigjem.Kam ndëgjuar për vdekjen e Isakut.Ngushllimet e mia më të sinçerta për familjen tuaj së pari, por edhe të gjithë ata që e kanë dashur e respektuar atë. Jam i bindur se numri i tyre është shumë i madh, sepse mësuesit si ai kanë qindra e mijëra adhurues e njerëz që ndjehen borxhlinjë ndaj tij dhe edukatës e dijës që morën nga ai. Edhe unë pata këtë fat.

Unknown tha...

Fotografinë që e botova ma kishte dërguar një kushëri i imi përmes internetit dhe vetëm kjo që e kam publikuar edhe këtu është kopja me të cilën posedoj unë. Unë po ta jap adresën e Sokolit, që ma dërgoj këtë fotografi dhe ndoshta ai ka mundësi ta bëj skenimin e saj dhe ta dërgon.
koli284@hotmail.com

Unknown tha...

Ju pershendes nga tirana i nderuar Fadil,ne vargjet e librit tuaj gjeta copeza jete te njerezve te thjeshte qe u bene heronj ne trojet e tyre,u bene nje shembull frymezimi per brezin e ri dhe njekohesisht udherrefyes per historianet kudo gjenden si nje obligim moral per ta trensmetuar ne cdo detaj kete histori njerezore, kete lufte patriotike te heronjve per vatanin e tyre.

Unknown tha...

Te falemnderit e nderuara Kadrije.Jane diss gabime te pakorrektuara, qe po me bejne nervoz dhe assesi ti permiresoj ne mungese kohe.

Iben tha...

Pas martesës jeta ime ishte kaq e vështirë, burri im filloi të ndiqte gra të tjera, sepse unë nuk i dhashë një fëmijë pasi prita disa vite. Mund ta shihja martesën time duke u zhdukur. Bëra gjithçka që ishte e mundur për të ndryshuar situatën, por asgjë nuk funksionoi derisa takova Dr DAWN, një shërues shpirtëror. Dr DAWN më shpëtoi jetën dhe martesën time. tani kam 3 femije. I jam mirënjohës Dr DAWN dhe për këtë arsye ia lë dëshminë time kujtdo që vuan nga problemet martesore dhe të fertilitetit. E-mail kontakti: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp:+2349046229159

Sandra tha...

Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të qëndronte pranë meje dhe të ishte me mua, por jam aq me fat që një ditë takova këtë mjek magjistar të fuqishëm. Ediomo pasi i tregova gjendjen time ai beri cdo gje qe te me kthente te dashurin, ne fakt pasi beri magjine me u kthye ish i dashuri ne me pak se 48 ore, ish djali u kthye duke lypur. mua se nuk do me linte kurre, pas 3 muajsh u fejuam dhe u martuam nese situata juaj eshte e njejta. Ai është shumë i fortë në punët e tij;
* dua magjinë
* nëse doni të riktheni ish-in tuaj
* Stop divorcit
* thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
* problemet me infertilitetin dhe shtatzëninë
Kontaktoni Dr. Ediomo përmes emailit: drediomo77@gmail.com
Faleminderit shumë zotëri që më ktheve tek unë ish-dashnorin tim, emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefononi/whatsapp: +2349132180420
+2348155926512